1 nëntor: Ndodhi në ditën e sotme

• 747 g./ 19 Sefer 130 h.: Shteti Islam në këtë kohë kishte marrë tatëpjetën. Ishte shfaqur një krizë udhëheqësish brenda dinastisë emevite. Situata e kalifatit islam ishte përkeqësuar shumë, në çdo vend të shtetit dukeshin pakënaqësit dhe kishte trazirat kudo. Këto trazira përfshinë edhe Mekën edhe Medinën. Ky dobësim ia dha mundësinë Havarixhëve që të pushtojnë qytetin e Medines në vitin 130 h. të muajit 19 Sefer, ku Ebu Hamzai vrau një numër të madh të civilëve që njëherit ishin xhamati tij. Ky njeri (Ebu Hamza) ishte një nga predikuesit dhe kalorësit më të famshëm dhe sundoi qytetin vetëm për tre muaj.
• 1133 g./ Muharrem, 528 h.: Në këtë ditë, përgjësi i Damaskut, Shems el Muluk Ismail korri fitoren e madhe duke e çliruar kështjellën e vëllit të tij që ishte në duart e el Dahak-ut. Atë e shporri në shtetet që ishin nën pushtimin francez nga ana e Taberisë.
• 1869 g./ Në këtë ditë është hapur Pallati i Operës tek Khaldevijët në Egjipt.Ky ndryshim i madh në mesin e egjiptianëve erdhi si rezultat i dobësimit të dinastisë shqiptare në këtë vend. Pas vdekjes së mehemt Ali Pashës, dinastia shqiptare kishte filluar të dobësohej
• 1908 g./ Sulltan Abdul Hamid II-të e emëron Sherif el Husseinin, udhëheqës të Mekkes.
• 1914 g./ Në këtë ditë, filloi lufta midis perandorisë otomane dhe perandorisë ruse, si rezultat i Luftës së Parë Botërore.
• 1922 g./ Mustafa Kemal Aatatürk, zyrtarisht deklaroi se, që nga kjo ditë sistemi i sulltanëve Osman nuk do të ekzistojë më, dhe në vend të këtij sistemi, Turqia shpallet Republika e Turqisë.
• 1927 g./ “Këshilli Monetar Palestinez” lëshoi në treg monedhën palestineze. Kjo monedhë mbeti në qarkullim në Palestinë dhe Jordani deri në vitin 1950.
• 1945 g./ Në këtë ditë është themeluar Organizata Nëdrkombëtare e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (UNESKO)
• 1954 g./ Në këtë ditë kishte shpërthyer Revolucioni Algjerian i cili rezultoi me Pavarësinë e Algjerisë.
• 1956 g./ Egjipti godet pronarët francëzë e britanizë, ndërsa Siria dhe Jordania i ndërprenë marrëdhëniet diplomatike me francën gjatë agresionit tre-palësh (Angli-Francë-Izrael) kundër Egjiptit.
• 1968 g./ Në këtë ditë shpërtheu greva e përgjithshme në Kuds-Jerusalem në shenjë pakënaqësie me administratën ushtarake të Izraelit.
• 1969 g./ Në këtë ditë është nënshkruar marrëveshtja e armëpushimit midis qeverisë libaneze dhe organizatës çlirimtare të Palestinës.
• 1973 g./ Aviacioni i SHBA-ve anuloi fluturimin e 160 avionëve civil për shkak të krizës së eksportimit të naftës nga vendet arabe. Kjo krizë erdhi si rezultat i Lufëts së Tetorit të këtij viti midis Egjiptit dhe Izraelit.
• 1990 g./ pas më shumë se një decenie, Liga Arabe rifilloi zyrtarisht punën e saj në Kajro. Për shkak të embargos së shtetetve arabe ndaj Egjiptit kjo seli përkohësisht kishte vepruar në Tunizi.
• 2009 g./ Kandidati për zgjedhjet presidenciale afgane, Abdullah Abdullah, tërhiqet nga gara në raundin e fundit për shkak të parregullsive të mëdha zgjedhore që u zhvilluan në raundin e parë.

 

Autor: Muhamed JUSUFI

23031359_1722440317789602_8802770944476727141_n 23167499_1722440217789612_5706505817274544550_n