16 janar: Ngjarje historike, politike dhe publike

• 712 g./ e shtune, Rebiu Thani, 93 h.: Kutejbe çliroi Khavarizmin dhe Samarkandin dhe në to ndërtoi xhami.
• Po në këtë kohë Museleme Abdul Melik luftoi bizantinët dhe e çliroi kështjellën e hekurt dhe të Kaprollit.
• 758 g./ e Hëne, Ramazan, 140 h.: Në këtë datë është lëshuar urdhëri nga el Mensuri për ndërtimin e murrit rrethues t; el Mesisas dhe ndërtoi xhami brenda tij dhe e quajti el Mamura.
• 777 g./ E enjte, Rabiu Thani, 160 h.: Mehdiu e shkarkoi djalin e axhës së tij, Isa bin Musa, nga posti i zëvendësit të kalifit, dhe e emëroi djalin e tij Musa Mehdi.
• 807 g./ 17 Rebiul Evel 191 h.: Ka ndodhur nxënia e diellit për shkak të kalimit të Jupiterit midis tyre.
• Po ashtu në këtë datë mendohet se ka zbritur në qytetin e Rikas Harrun el Reshidi, dhe ka urdhëruar shkatërrimin e kishave rebele.
• 834 g./ e xhuma, Muharrem 219 h.: Në Kajro, midis kohës së namazit të drekës dhe të ikindisë ka ndodhur një errësirë e tmerrshme dhe më pas ka ra një tërmet i madh.
• Po në këtë ditë, Ahmed ibën Hambeli i ishte nënshtruar një provimi që drejtohej nga Kalifi el Muëtesim. Tema e provimit ishin thëniet rreth “Krijimit të Kur’anit” në të cilën, ai do të duhej të jepte shpjegime se si qëndron realiteti dhe cilad do të duhej t’ishin sanksionet për ata që pretendonin se Kur’ani ishte i krijuar.
• 853 g./ e hëne, Shaban 238 h.: Në këtë datë ishte dhënë urdhri nga kalifi el Muntesir Bil-lah, për shkarkimin e Abdul Vahid Jahja, ndërsa në vend të tij do të emërohej Anbise bin Is’hak bin Shemir.
• 872 g./ e mërkurë, Rebiul Evel, 258 h.: Kalifi el Muëtemid Alall-LLah e kishte dërguar vëllain e tij në një ekspeditë për në Afrikë. Ai arriti të zhvillojë tri beteja me zezakët.
• Po në këtë datë është rregjistruar një epidemi në Irak, nga e cila kanë vdekur shumë gjallesa dhe njerëz për të cilën nuk janë dhënë shënime.
• 929 g./ Abdur-Rahman el-Nasir, ishte themeluesi i kalifatit të Kordobës, dhe njëherit ishte kalifi i parë i këtij kalifati musliman.
• 967 g./ e mërkurë, Sefer, 356 h.: Në këtë datë në Bagdad ka filluar të mbahej ceremonia mortore e Husejnit r.a. në dhjetë ditëshin (Ashurës) e muajit Muharrem.
• Po në këtë datë ka ndërruar jetë Sultan Meaz el Devle bin Bevijeh. Postin e tij e morri në Bagdad djali tij Izze el Devle Bakhtijari.
• 1002 g./ 28 Sefer, 392 hh.: Në këtë datë ka ndërruar jetë dijetari i madh i kohës “Ebu el-Fat’h Uthman bin Xhain”, një nga shkencëtarët më të dobishëm në letërsisë dhe gjuhën arabe. Ai kishte lënë pas vetes shumë libra, i cili me to, tregoi aftësitë e tija të mëdha, të tilla si: Karakteristikat, Sekreti i zgjedhores, Shpjegimi i sintakës së Ebu Uthman el – Mazni-ut..
• 1013 g./ e xhuma, Rexheb 403 h.: Në moshën e tij 42 vjeqare, më 5 Xhemad Ekhir kishte vdekur mbreti i Irakut, Beha el Devle Ebu Nasër bin Adud el Devle bin Buvejeh. Në këtë datë kufoma e tij ishte bartur për në Meshhed. Ai sundoi Irakun 24 vjet 9 muaj e 15 ditë. Pas tij erdhi djali tij Sultan el Devle Ebu Shuxhaa.
• 1043 g./ e diele, Xhemad Thani 434 h.: Në këtë datë është rregjistruar në Egjipt dalja në skenë të një mashtruesi i quajtur Sekin. Ai ngjasonte me kalifin dhe kishte veshur robat e kalifit dhe pretendonte se ishte Klaif i Egjiptit, pasi atë e “paska emëruar” kalifi el Mustensir. Elitat të hutuar nuk protestuan, atë e dërguan në pallatin e kalifëve. Rret tij ishin tubuat turma njerëzish që e përkrahën atë dhe brohorisnin fjalë që i shkonin përshtati veprës së tij, (Ky është kalifi ynë, sunduesi duhur). Nuk vonoi shumë dhe elitat ia nxorën në shesh gënjeshtrat e tij dhe e vranë.
• 1165 g./ e shtune, Rebiul Evel, 560 h.: Në këtë datë Mbreti el Muejjid, e zotëroi qytetin Herrae.
• 1203 g./ e enjte Xhemd Evel 599 h.: El Mensur Muhammed bin Aziz shkoi nga Egjipti me gjithë familjen e tij, në Haleb tek axha i tij Dhahiri. Ai ishte nxjerrë dhunshëm nga Kalifi Adil.
• 1241 g./ e mërkurë, Rexheb 638 h.: Ishte shkaktuar një trazirë e madhe në shtetin e Khavarizmit, si rezultat i largimit të mbretit Salih Ejubit nga lindja për t’u vendosur në qytetin e Halebit-Alepos.
• 1298 g./ e enjte, Rebiu thani, 697 h.: Në këtë datë, mbreti el Mensur emigrantët robër i kishte shndërruar në xhandarmë. Me ta kishte dalë në një ekspeditë dhe ishte krhyer tek rezidenca e ministrive. Ministrive dhe xhandarmërisë iu kishte ndarë (rrogë) nga 11-të kajratë (njësi vlere e pa njohur për mua), ndërsa ushtarëve 9-të kajratë. Më vonë, rrogat e ministrave dhe xhandarmërisë ua uli dhe për këtë u shfaq zemërimi i tyre.
• 1835 g./ Në këtë datë kemi themelimin e Emiratit të Dubait, pas 15 vjetësh të protektoratit britanik, Dubai shpall “pavarësinë” e vet, por nën protektoratin britanik.
• 1920 g./ Kë këtë datë ka qenë takimi i parë i shteteve anëare të Lidhjes së Kombeve.
• 1938 g./ Në këtë datë, në Pallatin e princeshës Fatime, është mbajtur ceremonia e inaugurimit të muzeut të parë bujqësor në Egjipt. Ajo, këtë pallat që në vitin 1908 ia kishte dhuruar “Xhemijetit të Egjiptit”, ndërsa tani ky pallat që nga kjo datë do t’i shërbejë këtij muzeu.
• 1943 g./ Iraku, u shaplli luftë shteteve përreth tij, ditën kur ishte bashkuar me forcave aleate gjatë Luftëssë Dytë Botërore.
• 1948 g./ Milicia sioniste shkaktoi një masakër në hotelin Samir Emis në rrugën Salahudin në Haifa, prej së cilës ngelën të vrarë 31 arabë (burra, gra dhe fëmijë) dhe po aq u plagosën.
• 1953 g./ Në këtë datë në Egjipt filluan të rregjistrohen partitë politike.
• 1979 g./ Pas largimit të tij nga Irani, në këtë datë, Muhamed Riza Pahllavi dhe familja e tij vendosen në Egjipt.
• Po në këtë shtet, në këtë ditë ka pasur një tërmet prej 6.7 shkallë të riheterit, dhe janë regjistruar rreth 200 personë të vdekur.
• 1991 g./ Në këtë datë, sipas rezolutës së 678 të OKB-së, Irakut i përfundoi afati për largimin e ushtrisë së tij nga Kuvajti.
• 1992 g./ Muhammed Budijaf shpallet president i Algjerisë.

Autor: Muhamed Jusufi

BritsLookingOnBaghdad1941 download xc