19 janar: Ngjarje historike, politike dhe publike

• 652 g./ e enjte, Xhemad Thani, 31 h.: Në këtë datë ka vdekur Jezdxherd, mbreti Pers, pasi arabët e kishin shpërbërë shtetin e tij.
• 774 g./ e mërkurë, Rebiul Evel, 157 h.: El Mensuri bëri ndryshime të vendtregtimeve në Bagdad. Ai spostoi ato, duke i vendosur rreth qytetit, nga porta e Kerekhut. I zgjeroi rrugët e qytetit dhe kishte shkatërruar shtëpi të shumta për realizimin e këtij projekti.
• 793 g./ e shtunë, Sheval 176 h.: Në këtë datë kishte marrë postin e guvernatorit Abdullah bin Musejb në Egjipt, ndërsa dekreti tij ishte lëshuar më 18 Ramazan (afër një muaj më herët).
• 804 g./ e xhuma, Sefer, 188 h.: Në këtë datë muslimanët kanë luftuar të përdalurit brenda sistemit të tyre të cilët drejtoheshin nga Tekfuri.
• 812 g./ e hëne, 22 Xhemad Evel, 196 h.: Siri bin el Hakem bëri një ftesë të përgjithshme në të cilën ju tha se do ta shkakronte Eminin dhe në vend të tij do të vendoste meëmunin. Populli ia dha besën.
• 850 g./ e diele, Rexheb, 235 h.: Khalifi el Mutevekil Alall-LLah, i detyroi të krishterët që të vishnin robat e tyre origjinale.
• 869 g./ e mërkurë, Sefer, 255 h.: Pakënaqësitë e turqve kishin filluar të shfaqeshin haptazi në Bagdad, ata ndihmoheshin nga Salih bin Vasif njëri prej vrasësve të el Mutevekili, kur këta i kërkonin të jepte dorëheqjne nga posti i Kalifit. Ai në atë kohë ishte 24 vjeç dhe u dorëkeq. Ai kishte sunduar vetëm katër vjet e gjashtë muaj e 14 ditë. Në vend të tij erdhi Mehdi Bil-lah muhammed bin Wathik në ditën e dytë të Shabanit. Ai njihej me nofkën e tij Ebu Is’hak.
• 907 g./ e hëne, Rebiu Tahni 294 h.: Zekrevi Karamita iu kishte dalë në pritë haxhilerëve, dhe ua kishte marrë të gjithë pasurinë që kishin me vete. Kur mësoi el Muktefiu, dërgoi një ushtri nën komandën e Zibalah, mirëpo, Karamita kori fitore edhe ndaj tij. Në ndjekje të karvanit të tretë përt ta plaçkitur, Karamita do të përballet me komandantin tjetër të cilin e kishte dërguar el Muktefi të cilit kishte filu me i ra popullariteti në masë. Komandati Vasif, arrit ta mposhtë dhe ta vrasë Karamitën. Kështu shpëtuan gratë dhe pasuria të cilën e kishte grumbulluar Karamita.
• 945 g./ e diele, Xhemad Thani, 333 h.: Sejf el Devle bin Hamdan ishte nisur për ta marë pushtetin në Haleb-Alepo, për shkak se mbreti i mëparshëm Janis Muenis kishte ikur që aty. Miërpo, aty u prekën interesa disa palëshe dhe u zhvillua një betejë midis Sejfu el Devle, Ahshidëve dhe sunduesit të Egjiptit.
• 964 g./ e Martë, Muharrem 353 h.: Për shkak të manifestimit të Ditës së Ashures, sikurse edhe në vitin e kaluar pati trazira të cilat rezultuan me shumë të plagosur.
• 983 g./ e xhuma, Shaban, 372 h.: Në këtë datë ka vdekur Oughtoni II-të, në vend të tij erdhi Oughton III-të.
• 1040 g./ e shtunë, Xhemad Evel, 431 h.: Pushteti i Basrës ra në duar e mbretit Kajxhar.
• 1268 g./ 2 xhemad Evel, 666 h.: Muslimanët, të udhëhequr nga Zahir Bibars, do ta rikthejnë qytetin e Jaffës pas një beteje dhymbëdhjetë orëshe me kryqtarët. Pas këtij triumfi, ai u kthye në sultanatin e tin në Egjipt.
• 1820 g./ Emirati i Dubait bëhet pjesë e Mbreterisdë së Bashkuar.
• 1883 g./ Thomas Edison e vë sistemin e parë elektrik në shërbim të njerëzimit (thuhet se këtë novacion ia vjedhi Nikolla Tesllës).
• 1899 g./ Britania e ndan Sudan nga Egjipti, ndërsa Sudani e quajti Egjipti Anglez.
• 1941 g./ Në këtë datë, forcat britanike e sulmuan koloninë italiane të Eritrisë,gjatë operacioneve të Luftës së Dytë Botërore.
• 1956, Sudani bëhet anëtare e Ligës së Shteteve Arabe.
• 1991 g./ Iraku nis një raketë Skad për në Izrael, nga ky sulm raketor vdiqën 15 vetë. Ky sulm ishte shkak i Luftës së Gjirit.
• 2009 g./ Emiri i Kuvajtit, sheik Sabah al-Ahmad al-Xhabir al-Sabah, hapi Samitin e parë ekonomik arab. Në të morën pjesë 17 burrështetas arabë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Mun dhe president i Senegalit Abdull-llah.

Autor: Muhamed JUSUFI

189715-004-E41FC1B3 Arab_League_Summit,_1964