2 shkurt: Ngjarje historike, politike dhe publike

• 637 g./ e diel, Muharrem, 16 h.: Në këtë datë (përafërsisht) arabët kalojnë lumin Eufrat. Persët ia kishin mbathur me të katra, dhe muslimanët hynë në qytetet e tyre. Më pas është çliruar Mosuli, masebdhani. Më vonë është zhvilluar edhe një betejë e njohur me emrin Xhelulaa.
• 788 g./ e hëne, 14 Ramazan, 172 h.: Harrun el rashidi e shkarkoi Musa bin Isa nga posti i guvernatorit të Egjiptit, në vend të tij kishte emëruar Museleme bin Jahja bin Kurre.
• 865 g./ e xhuma, Muharrem 251 h.: Mutevekili e kishte vra një kafshë të vogël, duke mendu se ishte e një turku. Mirëpo, populli dhe shumë ushtarë protestuan për këtë veprim të tij dhe situata filloi të del nga kontrolli. U rrethua pallati i Musteinit në Samara. Ai u detyrua të ikë në Bagdad dhe atje gjeti rehatinë.
• 902 g./ e mërkurë, Rebiul Evel, 290 h.: Damasku ishte rrethuar nga karamitët (të përdalur nga feja), në të ishte emiri Tagxh bin Hajf, i cili po qëndronte kundër tyre. Pas disa përpjekjeve për ta pushtuar Damaskun, karamitëve iu vra i madhi Jahja bin Zekrevije, në vend të tij e vendosën vëllain e tij Husejn Zekrevije. Damasku nuk arriti të rezistonte më shumë.
• 1260 g./ Në këtë datë ka ra Damasku në duart e Tatarëve, tëcilët ishin nën udhëheqjen e Katabga, një nga udhëheqësit e Hulagut.
• 1328 g./ e enjte, Rebiu Tani, 729 h.: Në Kajro dolën të ishin fshehur Ibën Salimi dhe Mekhdumi të cilët kishin pasur ngruptet e tyre të hajdutëve. Ata konfiskoni pasuri dhe dhunonin popullatën, derisa u kapën.
• 02.02.1542 Portugalisht nën Christovão da Gama kapur një hillfort musliman-zënë në Etiopi veriore në Betejën e Baçente.
• 1878 g./ Greqia i shpall luftë Perandorisë Osmane. Greqia kishte mbështetjen permanente të Perandorinë Ruse, e cila me dinakëri po shtrihej në ujërat e nxehta.
• 1957 g./ Kombet e Bashkuara lëshuan një rezolutë në të cilën i bëhej thirrje Izraelit të tërhiqet nga territori i pushtuar egjiptian, me qëllim që të vendosnin një mandat të Forcave Emergjente të Kombeve të Bashkuara, për të vendosur një zonë sigurie midis Izraelit dhe Egjiptit.
• 1965 g./ Knesseti izraelit miratoi një ligj me të cilin i lejohej autoriteteve izraelite të konfiskojnë pronat islamike të Wakfit, në territorin e Palestinës.
• 1971g./ Idi Amin merr pushtetin në Ugandë pas në një grusht shteti ushtarak.
• 1972 g./ 22 Ramazan 1391 h.: Në këtë ditë të Ramazanit, në Irak, kishte ra shehid dijetari dhe gjykatësi i mirënjohur Davud Seid el Fekije (1910-1972).
• 1978 g./ 23 Sefer, 1398 h.: Siria, Iraku, Algjeria, Libia dhe Organizata për Çlirimin e Palestinës në konferencën e tyre të dytë në Algjeri, formuan frontin e konfrontimit. Qëllimi i krijimit të këtij Fronti ishte të qëndronte kundër hapit egjiptian të vizitës së presidentit Sadat në Izrael. Vizita e tij kishte filluar përgatitjet për traktatin e paqes egjiptian-izraelit.
• 1982 g./ Forcat siriane të mbrojtjes, të udhëhequra nga Rifaat al-Essed, masakrojnë duk e spastruar qytetin Hama. Ky qyte, si shenjë hakmarrje iu nënshtrua dhunës dhe gjenocidit shtetëror sirian nga regjimi esedian i cili bombardoi këtë qytet me armatim të rëndë. Ky vit ndër sirianë është njohur si viti i masakrës në Hama. Ky veprim i egër i Hafidh el Esedit kishte ardhur pas dështimit të atentatit ndaj tij nga Lëvizja e Vëllezërve Muslimanë të Sirisë…Vëllezërit Muslimanë në Egjipt kishin arritur të organizonin një atentat të suksesshëm ndaj Enver Sadatit, por jo ata tëSirisë.
• 1989 g./ Në këtë datë, pas nëntë vjet luftimesh të ashpra të ushtrisë sovjetike dhe popullit afgan, ishte larguar nga kryeqyteti Afganistan Kabul i konvoji i fundit sovjetik.
• 2006 g./ Në këtë datë populli egjiptian është gdhi me një tragjedi jo të zakontë. Një anije pasagjerësh derisa po lundronte në Detin e Kuq midis Tebukut në Safaga është fundosur. Si rezultat i kësaj fundosje vdekjen e 1033 njerëzve. Analistët fajësuan qeverinë egjiptiane për këtë tragjedi. Tragjedia ka ndodhur pasi pasagjerëve (emigrantët ekonomik) iu ishin plaçkitur paratë me të cilat mendonin të investonin në vendlindjet e tyre…Thuhej se ishte vepër e shërbimit sekret egjiptian.

Autor: Muhamed JUSUFI

006A9ABC00000258-2888690-image-a-26_1419719675578 f236f2427ee04f2ab550b3271e5872a8_18 Velestino1897