20 dhjetor: Ngjarje historike, politike dhe publike

• 1192 g./ Duka i Austrisë, Leopold V-të, në këtë ditë e ka burgosur mbretin e Anglisë, Riçardin I-rë (zemër luanin) derisa ai po kthehej në shtëpi. Burgosja ka ardhur si rezultat i nënshkrimit të një traktati me Salahud-din Ejubin në Jerusalem. Nënshkrimi i këtij traktati, i dha fund kryqëzatës së tretë.
• 1522 g./ Në këtë ditë ishulli Rodos bie në duart e shtetit Osman, pas një rrethimi gjashtë-mujor.
• 1803 g./ Në këtë ditë francezët ia shesin SHBA-ve Nju Orlinsin dhe Luizianën.
• 1917 g./ Në këtë ditë është themeluar shërbimi i inteligjencës sovjetike (KGB-ja).
• 1982 g./ Jaser Arafat, presidenti i Organizatës Çlirimtare të Palestinës, së bashku me 4 mijë luftëtarë përafërsisht e lëshuan qytetin e Tripolit, pasi Izraeli e pushtoi Libanin.
• 1989 g./ Shtetet e Bashkuara i dërguan trupat ushtarake të tyre në Panama, me qëllim që të kapin presidentin e Panamsë Manuel Noriega.
• 1995 g./ Forcat ushtarake të NATO-s, filluan të zbarkojnë në Bosne e Hercegovinë për të sjellë paqe pas luftrave së përgjakshme që ishte zhvilluar midis grupeve etnike serbe (krishtero-ortodoks), kroate (krishtero-katolik) dhe boshnjake (muslimane).
• 1999 g./ Në këtë ditë i është dorëzuar autoritetit kinez teritori i quajtur Mako, i cili kishte qenë nën kolonizimim portugez për 99 vjet.
• 2001 g./ Në këtë ditë, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën me të cilën i mbënte thirrje autoriteteve irakiane që menjëherë t’i lironin të gjithë të burgosurit kuvaitian dhe pengjët e kombësive të tjera që ishin nëpër burgjet e Irakut.
• 2004 g./ Në këtë ditë ka ndodhur grabitja më e madhe në historinë e bankave në mbarë botën, e kjo ndodhu në Mbretërinë e Bashkuar. Një bandë hajdutësh vodhën £ 26,500,000 funta sterlini bankën veriore në Belfast të Irlandës së Veriut.

Autor: Muhamed JUSUFI

25446381_1772727176094249_4131338253661367561_n 25498023_1772727592760874_210490600640896516_n 25498270_1772727322760901_3447034122048833341_n25446381_1772727176094249_4131338253661367561_n