26 nëntor: Ngjarje historike, politike dhe publike

• 1033 g./ Muharrem 425 h.: Iëzazud-dini shtypi një monedhë të re në Kajro.
• 1242 g./ ka ndërruar jetë kalifi Mustensir Bilah Ebu Xhafer el mençur pasi sundoi vendin për 17 vjet pa një muaj. Ishte ky që ndërtoi shkollën në Bagdad e cila mori emrin e tij. Pas tij në postin e kalifit erdhi djali tij Abdullahu i cili mori nofkën Muteasim bilah dhe herë quhej edhe Ebu Ahmed bin el Mustensir Bilah Mensur.
• 1299 g./ 27 Rebiul Evel 699 h.: Në këtë datë ka ndodhur beteja e madhe midis tatarëve dhe muslimanëve në afërsi të Damaskut. Pas kësaj beteje Damasku, Kudsi dhe Kerku ranë në duart e tatarëve.
• 1382 g./ Sultan Berkuk bëhet pushtetar i Egjiptit. Ky numërohet themeluesi i dinastisë së dytë të Memalukëve.
• 1830 g./ Forcat franceze nuk arrijnë të hyjnë në qytetin Belide të Algjerisë, për shkak të rezistencës stoike tëë popullsisë vendase.
• 1960 g./ Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara i jep mundësinë Mauretanisë të pavarësohet përkundër pretendimeve të Marokut.
• 1962 g./ Ahmed ben Bela, formon qeverinë e parë në Algjeri pas pavarësisë së saj.
• 1973 g./ Mauritania bëhet shtet anëtar në Ligën Arabe
• 1988 g./ Shtetet e Bashkuara të Amerikës refuzojnë t’i japin vizë Jaser Arafat për një fjalim që do të mbante në selinë e Kombeve të Bashkuara.
• 1990 g./ Ushtari egjiptian Ejman Hasan sulmon një makinë dhe dy autobusë me ushtarë izraelit në kufirin egjiptiano-izraelit. Nga ky sulm u vranë dhe u plagosën personel dhe ushtarak izraelit. Sulmi ishte në shenjë hakmarrje ndaj masakrës së parë në Aksa-Jerusalem.
• 2008 g./ Në këtë ditë ndodhën një seri shpërthimesh në Mumbaj, në kryeqytetin ekonomik të Indisë. Përveç vendeve publike, hoteleve, restoranteve, spitaleve shpërthime pati edhe në aeroportin e këtij qyteti, bile një spital pati edhe peng-marrje.

Autor: Muhamed JUSUFI

24068205_1750023081697992_1485967465223458451_n 24129996_1750022965031337_6039883346734544336_n 24232604_1750023248364642_773271078948036085_n