27 Tetor, Ndodhi në ditën e sotme

• 797 g./ Ramazan 181 h.: Në 7 të këtij muaji pushteti i Egjiptit iu dorëzua Ismail ibën Salih, ndërsa detyrën e filloi në 25 të po këtij muaji.
• 873 g./ Muharrem 260 h.: Është regjistruar një vit i vështirë për banorët e Hixhazit dhe Irakut. Në këtë vit u paraqit një njësi matëse e re e peshave (nuk dihet saktë se sa është kjo sasi. Mendohet se ishte e barabartë me 40 Irdiba), e cila u njoh me merin Kir. Pra, një kir me miell në Bagdad në këtë vit kishte vlerën e pesëdhjetë dinar.
• 1006 g./ Sefer 397 h.: Është zhvilluar një betejë e përgjakshme midis Behau el devle dhe Ibën Vasilit. Ky i fundit pësoi disfatë të rëndë dhe u kap rob. Mirëpo, rrugës për në Khorosan ai u vra dhe vetëm kokën ia dërguan atje.
• 1913 g./ Udhëheqësi i Kuvajtit, sheiku Mubarak al-sabah, iu lejon brinakëve që të nxjerrin naftë në territorin e tij.
• 1951 g./ Në këtë ditë është anuluar Konventa midis Egjiptit dhe Anglisë për Sudanin.
• 1962 g./ Komiteti Kushtetues i Kuvendit Kushtetues të Kuvajtit mban seancën e tij të fundit nën kryesimin e Presidentit të Këshillit, Abdullatif Mohammed Al-Ghanim. Projekt-kushtetuta i dorëzohet Këshillit për diskutim dhe miratim.
• 1990 g./ Në këtë ditë Gjeneral Mishel Oune, njëherësh, kreu i Qeverisë Ushtarake në Liban dhe njëherësh edhe komandant i forcave rebele, deklaroi dorëzimin e tij. Me këtë, merr fund lufta civile në Liban e cila ishte zhvilluar për 15 vjet rrejsht.
• 1991 g./ Turkmenistani shpall pavarësinë e tij nga kështu shkëputet nga bashkimi Sovietik.
• 2005 g./ Në këtë ditë shpërthyen protesta masive në pariz, për shkak të vrasjes së dy muslimanëve që ishin nga Afrika.
• 2010 g./ Sheik Saud bin Sakar el Kasimij vjen në fron të Emirateve të Bashkuara Arabe pas vdekjes së sheik Sakar bin Muhamed el Kasimij.

 

Autor: Muhamed JUSUFI

22852984_1715233725176928_5100284536021146109_n 22730186_1715233625176938_6703888643701810061_n