4 dhjetor: Ngjarje historike, politike dhe publike

• 1691 g./ 2 Rabiu el Ekhir 1102 h.: Ushtria gjermane e udhëhequr nga Markrafi, arriti të rikthejë një pjesë të madhe të tokave hungareze të humbura kohë më parë nga shteti Osman. Këto fitore i dhanë fund sundimit Osman të Hungarisë. Prezenca Osmane në Hungari kishte zgjatur 165 vjet.
• 1931 g./ 24 Rexheb 1350 h.: Në këtë ditë ka filluar Konfrenca e përgjithshme Islame në Kuds-Jerusalem në të cilën përveçse kanë pjesë përfaqësues nga njëzet e dy shtetve islamike, në këtë Konferencë të pranishëm ishin edhe drejtuesit e mendimit islamik dhe intelektualë të shumtë. Prej tyre të pranishëm ishin: Muhammed Reshid Rida, autori i el-Manarit, pastaj mendimtar i famshëm dhe poeti Muhammed Ikbal, pastaj udhëheqësi indian Maulana Shewket Ali, udhëheqësi sirian Shukri el-Kuwatli, si dhe koordinatori i Konferencës së Përgjithshme Shejh Muxhahid Emin al-Husseini.
Kjo konferencë ishte një nga konferencat më të mëdha të mbajtura nga myslimanët për të diskutuar çështjen e vendbanimit hebre në tokën e Palestinës, dhe bashkëpunimin evropiano-amerikan për këtë. Si rezultat i kësaj konference u formua një komitet ndërkombëtar për të shqyrtuar pranueshmërinë dhe të drejtën e hebrenjve tek Muri Burakut dhe arsyet për shpërthimin e revolucionit atje. Konferenca doli me vendim se e drejta tek Munri Burakut është ekskluzive islame, ndërsa çifutët nuk kanë asnjë pjesë në të. Anglia Konferencën e shpalli të pa vlefshme dhe refuzoi vendimin dhe rezultatet e raportit dhe afirmoi të drejtën e çifutëve për të krijuar një atdhe kombëtar për ta, në territorin e Palestinës.
Vlen të theksohet se vendimet tjera të konferencës ishin nën nivelin e kërkuar dhe madje as regjimet arabe nën pushtimin nuk mund t’i zbatonin ato. Gjithashtu, paratë e dhuruara nga muslimanët e Indisë dhe të vendeve të tjera për Palestinën, autoritetet britanike penguan arritjen e tyre deri në destinacionin e fundit. Kuptohet të gjitha këto pengesa i shërbenin kornizës së konspiracionit anglez dhe ndërkombëtar për t’iu lehtësuar çifutëve reprezaljet ndaj palestinezëve.
• 1954 g./ 8 Rabie el-Ekhir 1374 h.: Ishte organizuar një tentim atentati ndaj Xhemal Abdul Naserit, Gjykata e Lartë e themeluar nga revolucionarët lëshoi vendimin, në të cilin Vëllazëria Myslimane u akuzua sipas Abdul Naseri për organizimin e këtij atentati. Prej tyre gjashtë anëtarët kryesor të Vëllazërië Muslimane u akzekutuan, ndërsa shtatë të tjerë u dënuam me burgim të përjetshëm.
• 1858 g./ Anglezët e shkarkuan nga froni Babir Shah II-të, i cili njëherit ishte edhe sunduesi i fundit i dinastisë së Timurit në Indi dhe e dëbojnë jashtë vendit.
• 1918 g./ Presidenti i SHBA-ve Woodrow Wilson do të lundrojë për në Evropë për të dhënë kontributin e tij në bisedimet e paqes në qytetin e Versailles për Luftën e Parë Botërore.
• 1952 g./ Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka marrë në konsideratë marrëdhëniet e tendosura midis Tunizisë dhe Francës.
• 1954 g./ Gjykata revolucionare e egjiptit dënoi gjashtë vëllezër muslimanë deri në vdekje dhe shtatë të tjerë në burgim të përjetshëm, i akuzuar për përpjekje për të vrarë presidentin xhemal abdel naser në emër të incidentit.
• 1983 g./ Në këtë ditë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës bombarduan disa pjesë në Siri dhe Liban.
• 1990 g./ Lideri rebel i Çad-it, Idriz Dibij shpall veten President i Përkohshëm pasi u dorëhoq presidenti husein Harbi.
• 1991 g. Në këtë date është liruar pengmarrësi i fundit në Liban Terry Anderson, i cili kishte qëndruar si peng për gjashtë vjet e gjysëm. Lirimi tij u bë me ndërmjetësimin e Hizbullahit.

Autor: Muhamed JUSUFI

24232781_1755033734530260_8539695635112792581_n 24294312_1755033477863619_6138563344365615033_n 24775083_1755033117863655_8493240497268398172_n 24796265_1755032977863669_1421528189261963045_n