4 shkurt: Ngjarje historike, politike dhe publike

• 644 g./ e xhuma, Rebiu Thani, 24 h.: Emiri i besimtarëve, Uthman bin Afan, përafërsisht në këtë datë ka shkarkuar nga detyra e guvernatorit të Kufes Mugire bin Shu’bete, dhe në vend të tij e ka dërguar Sead bin Ebi Vekas. Pastaj pas një kohe relativisht të shkurtër e ka shkarkuar edhe këtë, dhe në vend të tij ka dërguar Velid bin Ukbete bin Ebi Muit. Ky i fundit ishte vëllai i Uthmanit nga nëna.
• 663 g./ e diel, Dhul Kaade, 43 h.: Në këtë ditë mendohet se ka hyrë në postin e guvernatorit të Egjiptit Utbete bin Ebi Sufjan, i shtyrë nga vëllai i babait të tij Muavije.
• 910 g./ e hëne, Xhemad Thani, 298 h.: Ka ndodhur një betejë në Marok midis palëve ndërluftuese: Ebi Muhammedit së bashku me hoxhë Ubejdull-Llah el Mehdi, kundër hoxhë Ebi Abdullahut në Afrikë. Në këtë betejë janë vrarë të dy hoxhallarët.
• 970 g./ 24 rebiul Evel 359 h.: Në këtë date është hedhur guri themeltar i universiteti të el-Az’harit. Ky është institucioni më i madh shkencor fetar në botë dhe universiteti i tretë më i vjetër në botë pas universiteteve Al-Zaytouna dhe Al-Karaween. Historia tregon se Al-Azhar u krijua në epokën e parë të shtetit fatimid. Fillimisht mbante emrin Universitet i Kajros, i cila më vonë u emërua Al-Az’har. Kalifi el-Muiz, i cili ishte kalifi i dytë fatimid, ishte i pari kalif i cili ligjëroi në këtë xhaminë e universitetit në Ramazan të vitit 361 h. / 972 g.. Ai autorizoi miratimin e xhamisë zyrtare të shtetit të ri dhe një vend për përhapjen e fesë dhe shkencës nëpër klasa. Në këtë universitet e filloi studimin edhe gjykatësi i shtetit Ebu hanefije Muhammed el Kajrevani dhe mësimin e vazhduan dhe bijtë e tij. Përveç studimit të shkencave religjioze, atje që në fillimin e tij studiohej për shkenca ekzakte, astronomi, fizikë, kimi,medicinë e tj.
• 1146 g./ Ramazan, 541 h.: Mexhirud-dini, sunduesi i Damaskut e kishte rrethuar kështjellën e Nexhmud-din Ejub bin Shadi në balbek, mirëpo, nuk ishte zhvilluar luftë për shkak të dorëzimit të kështjellës Mexhirud-dinit.
• 1165 g./ e xhuma, Rebiu Thani, 561 h.: mendohet se në këtë datë, Nuredin Mahmud, kishte çliruar kështjellën “el Mandhara” të Shamit, në të cilën ishin vendosur francezët.
• 1223 g./ e shtunë, Muharrem, 620 h.: Në këtë datë, el Muadhami shkoi tek Selmija me urdhërin e mbretit kamil, sunduesit të Egjiptit. Ai u prit mirë prej tyre dhe u kthyen së bashku me Selmijan tek Nasiri.
• 1902 g./ Shoqata e Unionit turq, promovoi kuvendin e tij në një Konferencë e cila ishte organizuar në Paris. Konferenca mbante titullin “Konferenca e osmanëve të lirë”. Atje ishin mbledhur opozita e Sulltan Abdul Hamidit II-të.
• 1936 g./ Në këtë datë është prodhuar elementi i parë radioaktiv në metodën industriale të radiumit.
• 1942 g./ Ushtria britanike kishte rrethuar pallatin e mbretit Fruk. Atij i kërkohej, ose të pranonte për kryeministër Mustafa Nuhas-in, i cili do të formonte Qeverinë e re ose do të rëzohej nga froni mbretëror. Pasi pranoi kushtet e anglezëve, rrethimi i pallatit të tij përfundoi.
• 1945 g./ Kjo datë kujton Konferencën në Jaltë. Ky vend mblodhi krerët kryesorë të Luftës së Dytë Botërore, Joseph Stalinin, Winston Çerçilin dhe Franklin Roosevelt, për të përcaktuar mënyrën e kapitullimit të Gjermanisë dhe formimin e Organizatës së Kombeve të bashkuara.
• 1952 g./ Forcat franceze, në këtë datë kishin rrethuar pallatin e mbretit të Marokut Muhamedit të V-të me të cilin i bënin presion për shkarkimin e disa anëtarëve të Këshillit të tij dhe shkarkimin e rektorit të Universitetit eë Karevjun në qytetin e Fes-it.
• 1957 g./ Në këtë datë kishte filluar procesi i heqjes së murit rrethues të qytetit të Kuvajtit, duke lënë në kujtesë pesë portat e saj si monumente historike.
• 1980 g./ Abu Hasan Banisadr, zgjedhet president i Iranit pas zgjedhjeve të janarit, 1980-të, ai kishte pretendoi se kishte fituar rreth 78.9 % të votave.
• 2004 g./ Në këtë datë kishte filluar së vepruari në internet rrjeti shoqëror i Facebook-ut.

Autor: Muhamed JUSUFI

1200px-Abū_l-Hasan_Banīsadr_IMG_2044_edit fb_icon_325x325 kingmohamedVI_thumb