5 nëntor: Ndodhi në ditën e sotme

• 799 g./ Sheval, 183 h.: Në këtë ditë, doli nga Egjipti guvernatori, Lejth ibën el Fadël të vizitojë kalifinme dhuratat e tij për të.
• 940 g./ 6 Rebiul Evel 329 h.: Në këtë ditë ka ndëruar jetë Kalifi në moshën e tij 32 vjeç, i cili sundoi vendin 6 vjet e dhjetë muaj e disa ditë. Atë e zëvendësoi i vëllai tij Ishak Ibrahim, i njohur me nofkën el Muteki Bilah.
• 1035 g./ Muharrem, 427 h.: Në këtë ditë, Tugurlibegu e pushtoi Khorosanin.
• 1219 g./ 25 Shaban 616 h.: Në këtë ditë është rregjistruar njëra prej masakrave më të mëdha ndaj civilëve që janë shkaktuar nga kryqtarët në ofensivën e kryqëzatës së pestë. Masakra ndodhi pasi ushtria muslimane e humbën betejën në qytetin e Dumjatit. Në këtë kohë, muslimanët po përjetonin ditë të vështira të brendshme në të cilën mbretëronte përqarja dhe kaosi. Emiri i ejjubite ishte nën presionin edhe të shuante kryengritjen e shkaktuar nga i vëllai i tij, edhe të luftonte kryqtarët. Kështu që mbeti pa fituar as njërën e as tjetrën dhe kështu u shkaktua masakra në civilë.
• 1328 g./ Muharrem 729 h.: Në këtë ditë në lagjen ek Karafetu el Sugra në Kajro të Egjiptit është inauguruar xhamia e Haranit, që është pran xhamisë së Shafiut. Xhamia është ndërtuar nga Nasir el Din el Harani.
• 1888 g./ 29 Sefer, 1306 h.: Në këtë ditë ka lindur publicisti algjerian Ebu el Dhekjan Ibrahim, njëri nga pionierët e shtypit algjerian. Për algjerianët ai është dekani i shtypit algjerian.
• 1912 g./ Në këtë datë, Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi kishin mbri në Bukuresht, të cilët ishin nisur së bashku nga Stambolli. Menjëherë ishte organizuar mbledhja e kolonisë shqiptare.
• 1914 g./ Mbretëria e Bashkuar pushtoi Qipron në bashkëpunim me Francën dhe me këtë veprim, i shpalli luftë Perandorisë Osmane.
• 1918 g./ Imam Jahja Hamid el-Din, në këtë datë hyri në Sana’a të jemenit. Që këtu, Mbretëria e Mutevekilit në Jemen, shpallet shtet i pavarur dhe sovran.
• 1944 g./ Organizata e Sternit vret Ministrin britanik i cili jetonte në Palestinë, Lordin Moyne.
• 1956 g./ Në këtë ditë, forcat e armatosura të Anglisë dhe Francën e pushtojnë Port Saidin dhe Portin e Fuadit, në Luftën e Tre aleancave (Izrael-Angli-Francë).
• 1967 g./ 2, Shaban 1387 h.: Në këtë ditë ka shpërthyer grusht shteti në Jemenin e veriut i cili i është ngarkuar Abdullah al-Salalit. Ngjarja ndodhi derisa Salali ishte në një vizitë në Bagdad. U formua një Këshill Presidencial për të menaxhuar punët e vendit nga tre individë të besueshëm të ideatorëve të grusht shtetit në krye me Abdul Rahman al-Ariani. Dihet se qeveria Salalit kishte mbështetje ushtarake nga qeveria e Presidentit Xhamal Abdel Naserit.
• 1974 g./ Mbreti i Jordanisë Hussein bin Talal, shpalli ndryshimet në Mbretërinë e Jordanisë në të cilën theksoi se ndryshimet do të ketë në Kushtetutë dhe institucione, dhe në këtë shpallje theksoi se Bregu Perëndimor nuk do të jetë pjesë e sovranitetit të Jordanisë.
• 1979 g./ Në këtë datë për herë të parë imam Homeini deklaroi se SHBAtë, janë Shejtani më i Madh.
• 2009 g./ Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratuar një projekt rezolutë me shumicë votash, prej 114 vota pro, 18 kundër dhe 44 abstenime. Kjo projekt rezolutë e paraqitur nga blloku arab i cili kërkonte të hapen hetime të besueshme të krimeve të Izraelit ndaj palestinezëve gjatë luftës në Gaza.

Autor: Muhamed JUSUFI

23131970_1724818974218403_9096569674646026184_n 23167826_1724819077551726_965598353392216750_n