5 shkurt: Ngjarje historike, politike dhe publike
• 995 g./ e martë, Muharrem, 385 h.: Samsami el Devle kishte urdhëruar vrasjen e turkut Befaris, u vranë disa nga xhemati tij, dhe disa arritën të ikin.
• 1097 g./ Rebiul Evel, 491 h.: Temim bin elmaz, sunduesi i Afrikës, në këtë datë ka çliruar disa ujdhesa më pas ka çliruar qytetin e Tunisit. Ky vit ka qenë i shkretë për shkak të skamjes së madhe.
• 1128 g./ e diele, 8 Sefer, 522 h.: Në këtë datë ka ndërruar jetë Atabek Tagtekin, sunduesi i Damaskut, në vend të tij erdhi djali tij i madh me testament nga babi tyre, Taxh el Muluk.
• 1240 g./ Luëluja, sunduesi i Mosulit kishte rrethuar kështjellën e Sanxharit në mungesë të Emirit Junus dhe e kishte pushtuar atë. Kur mësoi se si kishte mbetur asgjë nga mbretëria e tij iu mbështet sunduesit të Egjiptit. Kur edhe ky nuk e kishte përfillur kishte shkuar tek mbreti i Akkës. Ai u mirëprit sepse ishte vendosur tek francezët, sepse prej tij kishin blerë Salih Ismailin, i cili ishte sunduesi i Damaskut, të cilit i kishin bërë atentat dhe e kishin fshehur kufomën e tij.
• 1428 g./ Mbreti i Sicilisë i detyroi hebrenjtë të marrin pjesë në predikimet kishtare, veprin i cili do t’i dekurajojë ata nga feja.
• 1877 g./ Sulltan Abdul Hamid II-të e shkarkoi nga detyra kryeministrit (Sadr Adhamit) Ahmed Mid’hat Pashën, pasi në atë post e kishte emëruar dy muaj më parë.
• 1887 g./ Perandoria Osmane për herë të parë në historinë e saj zbriti në det “nëndetësen Abdul Majid”.
• 1917 g./ Shejh Salim Al-Mubarak Al-Sabah, morri pushtetin në Kuvajt pas vdekjes së vëllait të tij Sheik Jabir Al-Mubarak Al-Sabah.
• 1962 g./ Presidenti francez Charles de Gaulle, bëri thirrje për pavarësinë e Algjerisë.
• 1991 g./ Në këtë datë ka ndërruar jetë, MYDERRIZ HASAN EFENDI NAHI (12.03.1905 – 5 .02. 1991) – ARSIMDASHËS E PATRIOT I SHQUAR. Ishte një ndër intelektualët, myderrizët, arsimdashësit e patriotët e shquar të popullit tonë të shekullit 20, nuk ka dyshim se ishte edhe Hasan ef. Islami, i njohur dhe i popullarizuar me emrin Hasan efendi Nahi-Xhahenemi, i cili tërë jetën e tij ia kushtoi arsimimit, edukimit dhe fisnikërimit të popullit në përgjithësi, kurse gjeneratave të reja në veçanti.
Megjithëqë pati fatin që të jetonte dhe të vepronte në kohë të vë¬shtira e kthesash të mëdha, dhe të përballej me regjime të ndryshme, Hasan ef. Nahi me përkushtim, devocion e urtësi, pasion e dashuri, iu përkushtua dhe i qëndroi afër popullit dhe bashkëvendësve të tij… Vepra më kapitele e tij, përkthimi i Kur’anit në gjuhën shqipe.
• 2003 g./ Sekretari i Shtetit i SHBA-së Kolin Powell i drejtohet Këshillit të Sigurimit në të cilin ai bëri lidhjen e Presidentin irakian, Saddam Hussein me Ensar el-Islam dhe al-Kaidën!
• 2006 g./ Demonstrata në Bejrut, bëhej protesta për shkak të daljes në publik të karikaturave të Muhammed s.a.s. në gazetën daneze Jyllands-Posten, që çoi në dhunë në rajonin e Ashrafijes, ndërsa ministri i brendshëm Hassan al-Saba u detyrua të jepte dorëheqjen.
• 2009 g./ Autoritetet egjiptiane ndaluan udhëheqësin e Hamasit Ejmen Taha që të kalonte nga kufiri i Rafahut në Rripin e Gazës, sepse ai kishte sasi parash të cilat dëshironte t’i fuste në Rripin e Gazës.
• 2015 g./ Kuvendi i Popullit të Tunizit, ia jep votëbesim qeverisë së re e kryesuar nga Habib Al-Sejid.

Autor: Muhamed JUSUFI

85184-004-2670BC77 faik-nahi-001 Jyllands-Posten-pg3-article-in-Sept-30-2005-edition-of-KulturWeekend-entitled-Muhammeds-ansigt