6 shkurt: Ngjarje historike, politike dhe publike

• 767 g./ e xhuma, Muharrem, 150 h.: Kiptët e Egjiptit dolën nga qyteti për t’u grumbulluar në bjeshkë kundër pushtetit. Për t’i kryer hesapet me ta, Jezid bin Hatim dërgoi një ushtri dhe i shpartalloi.
• 888 g./ e enjte, Sheval, 275 h.: El Muvafaku e burgosi djelin e tij eba Abbasin edhe pse pas tij ishte nominuar për kalif të vendit dhe kishte marë nofkën Mu’tedid. Ky ishte martuar me një vajzë e quajtur Katar el Nid e cila ishte bija e Khimareviut.
• 965 g./ e hëne, Sefer, 354 h.: Në këtë datë është inauguruar përfundimi i punimeve të qytetit të Cezarisë (Kajsarije), nga mbreti Tekfur.
• 1040 g./ Xhemad Thani, 432 h.: Në këtë vit në Afrikë ka pasur skamje të madhe dhe shtrenjtim të mallrave për shkak të mungesë së shirave. Ky vit ishte quajtur, Viti tymtajës.
• 1060 g./ e diele, Muharrem 452 h.: Në këtë datë ka ndërruar jetë nëna e Kaim Biemril-lah. Nëna tij kishte origjinë ermene. Emri saj ishte Katar el Nid.
• 1135 g./ e enjte, Xhemadul Evel, 530 h.: Në këtë datë rreth 50 ditë Sultan Davudi bin Mahmud kishte rrethuar Bagdadin.
• 1193 g./ e shtunë, 16 Sefer, 589 h.: Në këtë datë i rënduar shëndeti i Salahud-dinit, kah mesi në natës e kishin kapuar ethet e udhëtimit. Në ditën e katërt të sëmundjes ishte rënduar edhe më shumë, në ditën e nëntë e kishte kapluar një e teshme e madhe dhe kishte humbur vetëdijen dhe kështu edhe iu pamundësua të merrte barnat. Ditën e dhjetë mori dy injeksione dhe u duk se u normalizua. E kapluan djersët saqë shtratin e bëri qullë. Sërish shëndeti ju keqësua gjatë natës dhe ndërroi jetë në agimin e datës së 26 të muajit Sefer, pas namazit të Sabahut. Atë e pastroi hoxha el Dulai. Atij namazin e xhenazes ia falën pas namazit të drekës të po kësaj dite. Varrimi u bë në kohën e namazit të ikindisë. Ai u varros në shtëpinë në të cilën ishte sëmurë në kështjellën e Damaskut. Ai vdiq në moshën e tij 57 vjeç. Ai sundoi 24 vjet në Egjipt dhe 19 vjet në Siri. Ai pas vete la 17 meshkuj dhe një vajzë…Thuhet ditën kur ai arriti marrëveshjen me francezët, prej tij ishte kërkuar që të kthehej për ta sunduar Egjiptin. Si shenjë, atij ia kishin dërguar një vegël muzikore- bahun. Ai të e kishte vendosur në krah të kitarës arabe, të cilën e kishte punuar Izud-dini, një i afërm i Salahud-dinit.
• 1258 g./ Mongolët, të udhëhequr nga Hulaku, hyjnë në Bagdad dhe vrasin Kalifin el-Mustakim Bil_lah, dhe me të bie edhe dinastia e kalifatit Abasid në Bagdad.
• 1276 g./ e shtunë,20 Ramazan, 675 h.: Dhahiri së bashku me ushtrinë e tij doli nga Egjipti për të shkuar në Alepo, pastaj kaloi lumin e kaltërt dhe shkoi në Ablestin, atje u përqendrua më shumë, sepse do të takohej me tatarët. Më 11-të të muajit Dhul kade, ai u ndesh me tatarët dhe i mundi shpejtë. Më pas u drejtua qytetit të Kajsarisë (Cezarisë), atje arriti më 22 të po këtij muaji. Ushtria e tij ishte lodhur shumë nga rruga dhe mungesa e ushqimit dhe mungesës së kuajve…
• 1288 g./ e xhuma, Muharrem, 687 h.: Në këtë datë ka ndërruar jetë Salih Alaud-din Ali bin Sultan el melik Mensur kalavun në Dusentarija. Ai ishte guvernator në kohën e babait të tij, dhe pas vetes la djalin të quajtur Musa.
• 1521 g./ 27 Sefer 927 h.: Udhëheqësi osman, Oglu Ali Bey mundi Xhan -Berdi al-Ghazali, i cili udhëhoqi një lëvizje separatiste në Sham-Levant nga Perandoria Osmane. Al-Ghazali u përpoq të ringjallte shtetin Mamluk përsëri në Sham-Levant.
• 1918 g./ 25 Rebiu Ekhir, 1336 h.: Britania miratoi metodën e votimit të drejtpërdrejtë në sistemin e saj zgjedhor, dhe u jep grave të drejtën për të votuar.
• 1974 g./ Një grup militantësh palestinezë kidnapojnë ambasadën japoneze në Kuvajt. Të kidnapuar ishin: Ambasadori dhe katër diplomatë, një konsulent japonez i naftës dhe 11 punonjës të tjerë.
• 1984 g./ Fillimi i ngjarjeve të kryengritjes së njohur e 6-të shkurtit në Liban, kundër sundimit të Presidentit Amin Xhemajil. Kryengritja përfundoi pasi territori i bejrutit perëndimor ishte në kontrollin e partive opozitare dhe u bë ndarja e ushtrisë.
• 2006 g./ Michel Aoun dhe Hassan Nasrallah nënshkruajnë një dokument që i jep kuptim politik rrjedhave në vazhdim, midis Lëvizjes Patriotike të Lirë dhe Hezbollahut në “Kishën e Shën Mikelit” në Bejrut.
• 2006 g./ po në këtë datë, UNRWA kishte vendosur të ndërpresë furnizimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, pasi asaj i ishin marrë qindra tonë furnizime të ushqimit për Rripin e Gazës, ndërsa Hamasi e quajti një keqkuptim dhe një gabim i padëshiruar.
• 2006 g./ Gjithashtu, Gjykata pakistaneze urdhëroi heqjen e arrestit shtëpiak të inxhinierit të bombës atomike, Abdul Kadir Khan-it.
• 2013 g./ Në këtë datë kemi vrasja e politikanit tunizian, Shukri Bel-aid. Ishte një nga themeluesit e Frontit Popullor Tunizian.
• 2015 g./ Fisi Huthi në Jemen, lëshoi një deklaratë kushtetuese me të cilën shpërndanë parlamentin, dhe njëkohësisht jep deklaratë për të formuar Këshillin presidencial, pas grushtit të shtetit të Jemenit 2014.
• 2017 g./ Knesset (Parlamenti) izraelit miratoi marrëveshjen për zbardhjen e ligjit mbi kolonizimin me 60 anëtarë pro, dhe 52 kundër.

Autor: Muhamed JUSUFI

download hezbollah-prevented-lebanon-from-plunging-into-crisis-hassan-nasrallah25659_L

View of the assembly hall of the Knesset, during the opening of the winter session, October 31, 2016. photo by Yonatan Sindel/Flash90
View of the assembly hall of the Knesset, during the opening of the winter session, October 31, 2016. photo by Yonatan Sindel/Flash90