10 nëntor: Ngjarje politike dhe publitike

• 690 g./ Xhemad Thani 71 h.: Në këtë ditë është vra Musab ibën Zubejri së bashku me të birin Bedir el Xhathlik. Vrasja ka ndodhur në lumin Eufrat të Irakut.
• 745 g./ Në këtë ditë ka lindur Imam Kadhim, Imami i shtatë sipas sektit të 12 Imamëve.
• 1181 g./ Rexheb, 577 h.: Në këtë datë ka ndërruar jetë përfaqësuesi i Halebit-Alepos, Mbreti i drejtë Salih Ismail ibën Nuredin… 
• 1444 g./ 28.07.848 h.: Në këtë ditë osmanët korrën një fitore të madhe në Vrana kundër disa ushtrive evropiane. Ushtria osmane udhëhiqej nga Muradi II-të, kundër forcave evropiane, sikur hungareze, gjermane, franceze, bizantinët polakët e tj.
• 1848 g./ Ibrahim Pasha (1789 – 10 nëntor 1848) ishte djali i madh i Muhammed Ali Pashës, dhe njëherit kryekomandanti i forcave të Egjiptit. Ai luftoi për të vendosur rendin dhe harmoninë në perandorinë osmane pasi atë e kishte kapluar kaosi dhe varfëria. Babai tij e vendosi atë në fron nga korriku deri më 10 nëntor 1848. Ai përveç shumë betejave që udhëhoqi kundër portës së lartë të Sulltanit, ai drejtoi një fushatë tjetër të rëndësishme ushtarake në qendër të Gadishullit Arabik dhe shfarosi shtetin e parë të familjes së saudëve që predikonin vehabizmin.
• 1938 g./ 18.09.1358 h.: Në këtë datë ka ndërruar jetë Mustafa Kemal (Ataturku). Për botën muslimane kujtohet si njëri prej shumë mizorëve që ka përjetuar bota islame.
• 1975 g./ Kryetari i Organizatës Çlirimtare të Palestinë, Jaser Arafat, për herë të parë në historinë e çështjes palestineze i drejtohet Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në selinë e saj në Nju Jork.
• 1975 g./ Kombet e Bashkuara nxorën vendim nr. 3379 me të cilin sigurojnë kombin palestinez për barazi me hebrenjt. Ky vendim u lëshua pasi Asamblea e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara kishte pëlqyer projet rezolutën arabe.
• 2013 g./ Uragani Hajan godet Filipinet dhe shkakton dëma materiale dhe në njerëzku vdiqën mbi 10 mijë njerëz.

 

Autor: Muhamed JUSUFI

23319115_1729743850392582_2067872739100405247_n23471931_1729743673725933_7685531484807341530_n