7 nëntor: Ndodhi në ditën e sotme

• 644 g./ 3 Muharrem 24 h.: Në këtë ditë është zgjedhur Khalif i muslimanëve, shoku dhe dhëndëri i Muhammedit s.a.s., Osmani r.a.
• 680 g./ 8.02.61 h.: Në këtë ditë është hapur Këshilli i 3-të i Konstandinopojës (këshilli i 6-të ekumenik).
• 921 g./ 3.07.309 h.: Traktati i Bonit: Franca Lindore dhe ajo Perëndimore e njohin njëra tjetrën.
• 1043 g./ Rebiu Thani 435 h.: Në këtë ditë ka pasur një luftë në detin e Zi midis flotës ruse dhe bizantine.
• 1279 g./ 20 Rexheb 678 h.: Në këtë ditë është mbreti Adil është izoluar në kalanë në Korkut, dhe në vend të tij ka ardhur i përzgjedhuri tij Sejf el Din Kalawun, i njohur me nofkën Mbreti ngadhnjmtar.
• 1492 g./ 16.01. 898 h.: Në këtë ditë një meteorit i Ensisheim godet një fushë gruri pranë fshatit Ensisheim në Alsas, Francë. Rënia e këtij meteoriti konsiderohet më i vjetri dhe është shënuar për shkak të vitin të rëndësishëm për popujt e Evropës.
• 1875 g./ 8.10.1292 h.: Trupat etiopiane të udhëhequra nga Kirkhami britanik në një luginë të etiopisë kanë zhdukur një kontigjent egjiptian prej 2.000 ushtarëve të udhëhequr nga Munzinger Pasha me origjinë zvicerane. Kjo ka ndodhur “Betejën e Xhundet” si pjesë e fushatës së Abisinisë.
• 1911 g./ 15.11.1329 h.: Ngjarja e “Xhelaz-t”. Në këtë datë ishin zhvilluar protesta të dhunshme në Tunis kundër autoriteteve të mbrojtjes, pasi komuna e Tunizisë, nën autoritetin e saj, paraqiti një kërkesë për regjistrimin e tokës për varreza. Për shkak të protestave, komuna e ndryshoi kërkesën, mirëpo, ajo si e tillë nuk ishte publikuar në gazetën lokale, shkak i së cilës u bënë përleshje që rezultuan me vdekjen të një numri të madh njerëzish nga të dy palët. Këto përplasje, nuk i shkonin për shtati epsheve italiane të cilën mendonin ta Libinë. U burgosën shumë protestues dhe në gjygjin e mbajtur në 1912 ishte përfshi edhe Abdel Xhalil Al-Zavushi. 25 persona u dënuan me vdekje dhe shumë të tjerë me punë të rëndë fizike.
• 1916 g./ 11.01.1335 h.: Janet Rankin, në Kongresin e SHBA-ve, zgjidhet si gruaja e parë në historinë e këtij vendi.
• 1917 g./ 22.01. 1336 h.: Forcat britanike të udhëhequra nga gjenerali Edmund Allenby, fitojnë Rripin e Gazës në Palestinë nga forcat osmane.
• 1919 g./ 13.02.1338 h.: Në këtë datë më shumë se 10,000 komunistë dhe anarkistë janë arrestuar nga autoritetet amerikane në 23 qytete në gjithë SHBA-në.
• 1956 g./ 3.04.1376 h.: Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miraton një rezolutë në të cilën kërkon që Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Izraeli të tërhiqen menjëherë nga Egjipti pas pushtimit të Suezit.
• 1985 g./ 23.02. 1406 h.: Kryetari i OÇP-së Jasser Arafati nga kajroja deklaroi se i dënon të gjitha format e terrorizmit, mirëpo, në jë njëjtën kohë përsëriti të drejtën e palestinezëve për t’i rezistuar okupimit izraelit në vendin e tyre.
• 1987 g./ 15.03. 1408 h.: Kryeministri tunizian Zine El Abidine Ben Ali, rrëzoi Presidentin Habib Bourguiba në një grusht shteti të bardhë, dhe nga kjo ditë presidenca në Tunizi ishte nën udhëheqjen e tij.
• 1990 g./ 18.04.1411 h.: Zgjedhja e Mary Robinson si Presidente e Republikës së Irlandës, e bën këtë shtet që për herë të parë të udhëhiqet nga një grua.

 

Autor: Muhamed KAJOLLI

23172649_1726333267400307_5458064120064786258_n 23231177_1726333337400300_5508180826223089686_n 23316581_1726333117400322_8809236078390510416_n