Në kohën në të cilën po jetojmë shihet qartë se, trashëgimia më nuk është ajo çfarë ne po trashegojmë nga të parët tanë, por, trashëgimi është çka ne po iu lëmë pasardhësve tanë. Shikuar nga sa po ndodhë në kohët e fundit, njerëzimi do të përballët edhe më shumë me përzierjen e kulturave dhe feve. Nëse fundamentalizmat nuk do të shkojnë në rritje e sipër, atëherë do të kemi hibridizimin e shumëllojshëm dhe përzierjen e ideologjive të cilat do t’i humbin ngjyrat nacionale e fetare.

Nuk do mend se arti i asnjë civilizimi nuk do të arrijë t’i rezistojë kësaj përzierje. Mirëpo, kur njerëzimi do të përballet me këtë përzierje ngjyrash, dhe kur nuk do të arrijë t’i dallojë ndikimet e njërës ngjyrë nga tjetra, atëherë do të bëhet ajo që All-llahu xh.sh. ka parathënë për përfundimin e etape të këtij lloji të jetesës.

E kaluara e hershme e njerëzimit dhe xhinëve

Ndoshta përpara këtij civilizimi të fundit nuhian, xhinëve iu ishte dhënë mundësia të përshkonin qiejt dhe të dëgjonin vendimet që merreshin për qeniet e lira të njerëyve dhe xhinëve. Ajeti Kur’anor tregon se xhinët më herët hipnin në vende të caktuara nëpër qiej dhe dëgjonin se çfare thuhej ose bëhej atje, tanimë kjo ndodh shumë pak, për të mos thënë se nuk ndodhë fare. “Ne jemi ata që kemi synuar qiellin, por kemi hasur në plot roje të forta dhe shigjeta të zjarrta. Dhe uleshim rreth tij, nëpër vende të përshtatshme për të dëgjuar dicka, por ai që përgjon tani, do të hasë në shigjeta të zjarrta në pritë”. (Kur’an: 72, el Xhin: 8-9)

Allahu xh.sh. e di më së miri nëse gjeneratave që nga civilizimi nuhian i’u është ndaluar që të dëgjojnë se çfarë po ndodh në qiejt e lartë. Sidoqoftë njerëzimi së bashku me speciet e tjera po shkojnë drejt fundit dhe paraqitjes përpara Gjykimit Suprem, prandaj, i’u është ndaluar ti kalojnë kufinjtë e tyre të paracaktuara si krijesa. Çdo gjë ka një limit dhe fund, dhe bazuar në Kur’an ky është civilizimi i fundit qenieve që jetojnë në këtë planet. “O qenie e xhinëve dhe njerëzve, nëse do të kërkonit t’i kaloni kufinjtë e qiejve dhe të Tokës nuk do të arrini, përveç se me një forcë të madhe”. [1]

Sfidat e mega-civilizimit nuhian – Besimet devijante

Njerëzit kujtojnë se janë më të diturit ose më me fat në jetën e tyre për shkak të pasurisë, ose bukurisë që posedojnë etj.. të mendojnë gjithnjë se e drejta është me ta, prandaj, ndodh të kemi devijime dhe kështu largohen nga rruga e drejtë. Për këtë arsye, All-llahu i Lartëmadhëruar gjithmonë nga pejgamberët e tij ka kërkuar që bijve të tyre t’i lënë amanetin që të mos lëshojnë rrugën e drejtë të dinit hanif: “Ai ka urdhëruar për ju atë Fe, të cilën ta zbuloi ty (o Muhammed) dhe që pati fenë e drejtë dhe mos u përçani në të!Por për idhujtarët është e rëndë ajo, drejtë saj këdo që kthehet tek ai me pendim”. ( 42, Esh-shuara: 13)

Nëse udhëzimi nuk ishte as në dorën e të dërguarve, dhe as të lajmëtarëve të Tij, atëherë si mund të mendohet se ai është në duart e ndonjë “shenjtori” ose ndonjë dijetari e shkencëtari. Këshillat dhe shpalljet hyjnore kanë vazhduar brez pas brezi derisa kjo këshillë iu dha edhe Muhammedit s.a.s., prandaj nëse është këshilluar Muhammedi s.a.s., ashtu do të duhej të kuptohej se, kështu ishin këshilluar edhe të dërguarit dhe lajmëtarët të tjerë përpara tij. Në Kur’an All-llahu xh.sh. e rehabilitoi Muhammedin s.a.s. kur i tha: “Ti nuk e ke përdetyrë t’i udhëzosh ata në rrugë të drejtë, por është All-llahu Ai që udhëzon kë të dojë në rrugën e drejtë. Çfarëdo të mire që të jepni, është në dobinë tuaj, nëse ju këtë e bëni vetëm për hir të All-llahut! Çfarëdo që të jepni nga të mirat, do t’ju rikthehet e plotë dhe nuk do t’ju bëhet padrejtësi”. (el Bekare: 272)

Në fushën që ne jemi duke sqaruar, vërejmë se njerëzimi mbarë, në esencë është i lindur me besimin e tij, mirëpo, dukuritë negative të shkaktuara nga faktorë të ndryshëm kanë ndikuar që të ketë drejtime të ndryshme dhe të shumta, shumica e të cilave janë devijime, pa kthim tek boshti. Këto dukuri negative fillimisht kanë mundur të hyjnë tek njerëzit si infeksione të shkaktuara nga dinakëria e shejtanit, që nuk mund të përjshtohet mundësia që këta të ndihmoheshin edhe nga xhinët keqbërës që janë përbetuar si armiqë të hapur. Kështu, goditjet ose sulmet e para do të janë të arriturat dhe rezultatet më të larta njerëzore, vlera, të cilat popujt i kanë arritur pas një mundimi dhe sakrificave të madha.

Nëse pasardhësit e Nuhiut a.s. ishin besimtarë, ata domosdo ta kenë përcjellë shtafetën e këtij besimi brez pas brezi, mirëpo, secila gjeneratë pasardhëse ka ndodhur të shtojë ose të pakësojë ndonjë element nga baza e besimit, qofshin ato elemente të vogla ose të mëdha. Me kalimin e kohës disa prej tyre kanë arritur të shkëputen nga burimi i këtij besimi të dejtë – dinit hanif, brenda një riti ose brenda disa prej tyre dhe kështu kanë formuar një religjion të tyre. Mirëpo, esenca e besimit në Zotin Krijues të universit deri në shekujt e vonshëm kishte ngelur i pa lëkundur.

Për këtë arsye trashëgimia e civilizimit Islam, para Muhammedit s.a.s. në përgjithësi dhe ajo e artit Islam në veçanti është goditur që në shekujt e parë të ekzistimit të këtij dini hanif. Përderisa civilizimi krishterë dhe ai islam janë historikisht më të vonshëm krahasuar me pesë civilizimet të tjera sa numëron sot bota besimtare, atëherë mund të themi se këta janë më të përafërt me njëri tjetrin: “Me siguri se do të vëresh se armiqtë më të ashpër të besimtarëve janë hebrenjtë dhe idhujtarët dhe se miqtë më të përafërt të besimtarëve janë ata që thonë: “ne jemi nesara (të krishterë). Kjo për shkak se ndër ta ka priftërinj (të dhënë pas dijes) e murgj të përkushtuar ndaj adhurimit, dhe se ata nuk janë kryelartë (ndaj të vërtetës). (5, el Maide: 82)

Përballja e dy forcave botërore

Nëse studiohet me vëmendje historia e popujve evropianë dhe vuajtjet e tyre në mesjetë, do të mësojmë se këta popuj kanë vuajtur tej mase nga sistemi absolut i cili në pushtet qëndroi për disa shekuj falë fabrikimeve që bënin priftëria në bashkëpunim me inkuizitorët. Kjo gjendje e rënduar bëri që evropianët ditë e më shumë të largoheshin nga parimet e religjionit të tyre të krishterë, mirëpo, me shumë sakrifica arritën që t’i ruajnë pak elementet të civilizimit të tyre.

Nëse për herë të parë në shekullin e XIII-të kjo hapësirë krishtere ishte goditur lehtë (nga dinakëria djallëzore) nga marrëveshja e Magna Kartës (1215), goditja e dytë e shkaktuar nga lëvizja separatiste e Martin Luterit në shekullin XVI-të, tronditi drejtëpërdrejtë fronin e Papës në Romë. Këto tronditje fillimisht dukeshin të vogla, mirëpo, këto bënë që evropianët të ndërrojnë kursin e jetës së tyre “përgjithmonë”. Duke qenë se përpjestimi midis këtyre rrymave ishte i madh, shpëtimtar i përkohësishëm doli Marrëveshja e Vestfalisë (1648). Goditja përfundimtare e cila do ta gjunjëzojë pushtetin krishterë në Evropë, erdhi nga shtrirja e disa ideologjive anti religjioze të cilat realizuan Revolucionin Borgjez Francez (1789).

Tani e tutje, sipas tyre, në univers nuk ekziston një, dy, tri ose më shumë hyjni krijues, por eziston vetëm “një hyjni” e cila drejtohet nga logjika e shëndoshë njerëzore e mbështetur në “shkencë”. Kjo mënyrë e të menduarit, do të ndryshojë edhe mënyrën e konceptimit të gjërave në univers dhe me të, do të ndryshojë edhe arti i bazuar në besimin në Zot. Pas disa mileniumeve, botëkuptimi perëndimorë i pajisur me ideolgji, emrat e të clave i ndryshojnë shpesh, për herë të parë do të sfidojë seriozisht mega-civilizimin nuhian. Arti i cili më herët paraqitej me figura artistike të cilat buronin nga ndjenjat e besimit në Zot (edhe pse në forma të ndryshme devijante), tani e tutje derisa të ekzistojë kjo rrymë në pushtet, veprat artistike janë në duart e prodhuesve individualë të cilët për burim kanë arritjet kinse shkencore.

Pra, bota njerëzore e shekullit XXI, sot, tërhiqet nga dy pole të kundërta me njëra-tjetra të cilat nuk po arrijtë të gjenjë gjuhën e bashkëjetesës. Ithtarët të cilët jetojnë me konceptin e mega-civilizimit nuhian në numër janë shumë herë më shumë se sa poli i bazuar vetëm në “shkencë”, mirëpo, në fushën eknomike dhe teknologji janë shumë fish më të dobët. “Në qoftë se shpërthimi demografik u mbajt relativisht nën fre, mbetet një sfidë tjetër për të vënë në dukje: ajo e heteregjenitetit të jashtëzakonshëm demografik të planetit”. (Herve Le Bras)[2]

Ky shekull është shumë kritik edhe pse ka dilema të hapura. Shumica e analistëve dhe dijetarëve parapjmërojnë trazira me përmasa apoliptike për shkak të këtij heterogjeniteti. Andre Malraux thotë se shekulli XXI-të do të jetë më fetarë ose nuk do të jetë fare.”[3]

Nëse brenda shekullit XX-të u zhvilluan vetëm dy luftëra botërore, shkak i së cilave ishte përbysja e mega-civilizimit nuhian, atëherë brenda shekullit XXI-të nëse nuk do të kemi një dorëzim të gradualshëm të pushtetit drejtë rikthimit të njerëzimit në dinin hanif, atëherë do të kemi një katrahurë të pa përshkrueshme të gjenocidit global. Do të humbet edhe më shumë nga trashëgimia e artit botëror, sepse “shkenca nuk mund të arrijë sigurinë në parashikimin e së ardhmes jo për shkak të mungesës së dijeve, por sepse e rastësishmja është e ndërlikuar në thellësi të reales. Atëherë, a mos ia le e ardhmja vendin një shumësie të ardhmesh? Mos është ky, pra, fundi sigurive.”[4]

Për këtë ka paralajmëruar Kur’ani fisnik: “Çdo gjë që është në Tokë do të zhduket, e do të mbetetet vetëm Fytyra e Zotit Tënd, plot Madhështi e Nderim.” (55, er Rahman: 26-27)

Kështu, mund të thuhet se Prigogie Ilya e komenton këtë ajet kur thotë: Çdo ngjarje shkaktohet nga një ngjarje që i paraprin, gjë nga e cila rrjedh se ajo mund të parashikohet ose të shpjegohet.”[5] Ndërsa Clausius-i po aty thotë: Evolucioni i universit kryhet me shtim të entropisë. Entropia është shigjeta e kohës. Krahas ligjeve të kthyeshme të dinamikës janë ligjet e pakthyeshme, të cilat i gjejmë kudo ( në rrjedhën e nxehtësisë, në dukuritë e bartjes e të kalimit, në kimi, biologji, e tj.), ku e ardhmja dhe e kaluara mund të luajnë role të ndryshme. Në fakt, ligjet e kthyeshme të Newton-it mbulojnë vetëm një pjesë të vogël të botës në të cilën jetojmë.”

Hibritizimi i ideve dhe kulturave

Migracioni, në esencë njeriu është endacak prandaj migrimi është i hershëm, mirëpo, statistika të sakta nuk kemi për to përveç hamendësimeve. Që këtu, do të merremi me migracionin e vonshëm i cili është edhe një tregues i rëndësishëm për ndryshimet demografike dhe kulturave së bashku me to erdhe kombinimi i arteve midis civilizimeve në një kontinent qoftë, ose në një shtet: “ndërmjet viteve 1846 dhe 1930, (52) milion evropianë ose ¼ e popullsisnë evropiane, – braktisën kontinentin e tyre të origjinës: (72 %) prej tyre shkuan në SHBA, (21 %) në Amerikën Latine dhe (1%) në Australi. Kjo valë migruese rriti rreth (40%) popullsinë argjentinase, (30%) popullsinë e SHBA-ve dhe rreth (15 %) atë të Kanadasë dhe Brazilit. Ajo solli gjithashtu prodhime kulturore hibride, sinteza ndëretnike risi, si xhazz-i, tangoja, meloditë afro-antilase dhe afro-braziliane”.[6]

Në kohën e sotme hibritizimi dhe përzierja vjen më shumë prej komunikimeve mediatike sesa prej lëvizjeve të vërteta migruese: kumtet mediatike, mallrat dhe kapitalet qarkullojnë më shumë dhe më lirshëm sesa vetë njerëzit. Sot në shekullin XXI-të më lehtë është të realizohet një investim i huaj sesa të bëhet shtetësia e një shtetasi të huaj i një vendi në vendin tjetër.

Muzika, organizimi tashmë vjetor i evrovizionit po nxjerr në dukje fenomenin e shkrirjes së gjuhëve dhe muzikës nacionale dhe atyre fetare. Sikurse shqiptarët ashtu edhe popujt tjerë më të mëdhenj se ne, për të fituar një çmim në këtë festival, këngët e tyre jo vetëm që i përkthejnë në gjuhën angleze, por edhe bëjnë kombinime artistike të ndryshme duke i përzier zhanret muzikore me memotive nacionale, internacioonale dhe religjioze. Të gjitha këto përzierje njeriu i sotëm i sheh brenda një kënge e cila nuk zgjat më shumë se pesë minuta.

Globalizimi, hibritizimi me të madhe po i ndihmon globalizimi ose universalizmi, i cili nuk po ndikon vetëm në ekonominë e popujve të vegjël, por ai është evident edhe në integritetin botëror, i cili dalëngadalë po i shuan dallimet etnike, kombëtare dhe fetare. Nëse në shekullin XXI nuk do të ndodhë një katastofë ose përplasje midis civilizimeve, atëherë do të kemi një përzierje më të shpejtë të kulturave.

Yukinori Yanagi, gjatë Bineales së Venecias, në vitin 1993, paraqiti një vepër, In site, realizuar në vitin 1994 edhe në Tijuana e San Diego. ”Vepra kishte të bënte me vendosjen e mbi njëqind flamujve të vendeve të ndryshme përgjatë një muri, krijuar nga shishe të vogla akriliku të mbushura me rërë të ngjyrosur. Flamujt ishin lidhur me njëri-tjetrin përmes tubave plastike ku lëviznin milingonat. Duke lëvizur, milingonat zhvendosnin ngjyrimet; në krye të dy apo tri muajve, flamujt nuk dalloheshin më”.[7]

Ikanikët arabë këto vietet e fundit janë bërë tema kryesore nëpër të gjitha mediet e botës. Faktorët që i sollën të ikin këto turma të mëdha nga kontinenti i Azisë dhe Afrikës sikur në eksodin biblik nuk janë temë shtjellimi ynë, mirëpo, shtetet mikpritëse kanë filluar të shqetësohen. Rënia e elektoratit të partisë së znj. Merkel në zgjedhjet e fundit në Gjermani janë treguesi më i mirë se populli gjermanë është shqetësuar për vendosjen e tyre nëpër qytet gjermane të cilët mund të shkaktojnë ndryshime demografike, mu ashtu siç kishin bërë popujt evropianë me kontinentin e dy Amerikave.

Letërsi, në të kaluarën letërsia ishte fushë e lehtë për plagjiaturë. Kur neve na del përpara një letërsi e madhe kineze, indiane, perse, arabe ose islame, plagjiatët evropianë vështirë mund t’i kapje atëkohë. Mirëpo, tani shumëçka doli sheshit. Plagjiatët evropianë në një mënyrë do t’i shpëtojë turpi ‘me anë të thënies së Kadaresë i cili letërsinë e shesh si “…një “pallat ëndërrash” ku skalitet gjithë përfytyrimi i botës”.

Bazuar mbi këtë që u tha mbi letërsinë, domosdoshmërisht lindin pyetjet, nëse letërsia e re e shekullit XXI, a do të jetë një letërsi botërore e hapur për të gjithë, ku shkrimtarët e Azisë qendrore dhe të botës Islame mund të bëshin shumicë? Apo do të kemi forma të reja të cilat edhe këto do t’i nënshtroheshin hibridizimit, në këtë rast këtij letrar? Përgjigja do të ishte se, mbi këtë koncept arti letrar kinez, india, arab, pers, e tj., përkojnë brenda ëndërrës së Kadaresë dhe këto do të zhvillohen si të tilla, origjinale, falë teknologjisë së lartë për kapjen e plagjiatëve.

Ka pasur tentime të falsifikimit dhe ndryshimit të Kur’anit, mirëpo, ai i shpëtoi këtyre ndërhyrjeve falë hafizave të shumtë që ka bota. Ndërhyrja në mendjen e njeriut për të ndryshuar konceptet fetare dhe letrare të ndihmuar nga teknologjia e lartë mendoj se është e pamundur. Kjo fushë është imune ndaj çdo lloj ndërhyrje, prandaj hibridizimi në këtë fushë nuk do të ndodhë, përkundrazi arti letrarë nacional ose ai fetarë i dinit hanif do të shkëlqejë edhe më shumë.

Arkitektura,

Arritjet e larta teknologjike kanë bërë që të kemi ndërtime të ngritura në mënyrë vertikale. Në shikim të parë duken se janë të njejta, mirëpo, secili projektues mundohet të ruajë origjinën e besimit të tij edhe në këtë fushëveprimtar. Si ilustrim kam sjellë hotelin e quajtur Burxh el arab në Dubaj, në të cilën shihet qartë kryqi. Mund të thuhet se ësht kryqi më i madh në botë, i cili u promovua në ditët festive të mileniumit të dytë krishter (pra, në vitin 2000)

C:\Users\kajol\Desktop\untitled - Copy.png

C:\Users\kajol\Desktop\images.jpg

C:\Users\kajol\Desktop\imagesUYSH5B7G.jpg

C:\Users\kajol\Desktop\imagesTHP2QS9L.jpg

 

Piktura – dizajni

Veshja

Veshja është karakteri dhe dinjiteti njerëzor. Me të njeriu tregon se cili është. All-llahu xh.sh. marrëdhëniet midis burrit dhe gruas i ka përshkruar me anë të veshjes. “Ato janë veshje e juaj dhe ju jeni veshje e tyre”. (2/ el Bekare, 187)

Veshjet e poshtë paraqitura përveqëse tregojnë doket dhe zakonet e popujve, ato njëkohësisht tregojnë edhe karakterin e tyre. Mirëpo, në shekullin XX-të bota filloi të ndryshojë me të madhe!

Çfarë na pret në këtë shekull?

Në këtë ligjëratë nuk kam sjellë veshjet, të cilatmë shumë i ngjasojnë zhveshjeve se sa veshjeve …

Veshje kombëtare koreane
C:\Users\kajol\Desktop\françeze.jpg
Veshje e vjetër franceze
C:\Users\kajol\Desktop\franceze.jpg
Veshje e vjetër franceze

 

 

C:\Users\kajol\Desktop\iraniane.jpg
Veshje kombëtare perse veshje arabe moderne
C:\Users\kajol\Desktop\arabo-islame.jpg
Veshje kombëtare perse veshje arabe moderne

 

C:\Users\kajol\Desktop\boliviane.jpg
Veshje kombëtare boleviane
Veshje kombëtare ruse
Veshje kombëtare ruse
Veshje kombëtare ruse
Veshje kombëtare ruse

 

Veshje angleze
Veshje angleze

 

Përralla “Rrobat e reja të mbretit – (lakuriq) – Andersen

Këtu nuk është qëllimi që të shpjegohet përralla, mirëpo, të sqarohet se si njeriu edhe pse e di që është i mashtruar, nuk ka guximin të flet realitetin, për shkak se do të kuptohet se është i “marrë”…

Pastaj, për hir të etikës dhe institucionit që përfaqësojmë, nuk do të paraqiten imazhe të veshjeve të shferuara të dizajnuara nga kreatorë me mentalietet perëndimorë, si për Merjemen ashtu edhe për çdo femër tjetër.

Ajo që paraqitet në fotografitë e poshtë vendosura, kanë për qëllim të jepen mesazhet e mënyrës së degradimit të ngdalshëm dhe devijimit njerëzor nga boshti i natyrës së tij. Këto foto tregojnë se këto ndryshime nuk ka ardhur për një kohë të shkurtër, por në pyetje janë shekuj të tërë.

All-llahu xh.sh. këshillon njerëzimin që të mos ndjekin hapat e shejtanit, sepse ato shpiejnë në kufër. Shejtani, e di mirë se njeriu besimtar nuk mashtrohet lehtë, prandaj për ta, ai, përgatitet fort, dhe besimtarët i mashtron dalëngadalë dhe në mënyrë të sofistikuar. Kështu, si shembull janë sjellë disa piktura-fotografi të Marisë se si ka degraduar veshja e saj, derisa në shumë vende e paraqesin edhe si gjysëm lakuriqe. Dhe bota krishtere, dhe pse jo edhe ajo muslimane hesht! Ashtu siç heshti edhe mbreti tek përralla e Andersen-it.

Pastaj, habinë e sjell edhe heshtja e arabëve në përgjithësi dhe të emiratasve në veçanti, se si e pranuan projektin për ngritjen e hotelit (Burxh el arab) në Dubaj, i cili u bë hapja solemne e tij në ditët festive të mileniumit të dytë, në vitin 2000. Nuk dua të besoj se arabët e kanë parë kryqin para se të përfundonin punimet e hotelit, sepse ai është dizajnuar në atë mënyrë sa që rrallë kush ka mund ta shohë atë, se mund të ketë kryq. Hoteli është në formë të anijes me vela. Kryqi ishte dhe mbetet i maskuar mirë, nën pretekstin se është shtylla në të cilin ngjitej observuesi për të shikuar nga lartë hapësirën e detit.

Pastaj si ilustrim të veprave të keqbërësve janë sjellë sexhadetë. Ato ishin, dhe ende shumë prej tyre prodhohen në forma të ndryshme, të dizajnuara në stile të ndryshme dhe paraqiten me shumë ngjyra nga të cilat vështirë se dallohet kryqi në to. Këto vepra bëhen me qëllim që t’ua prishin koncentrimin besimtarëve praktikant, gjatë faljes së namazeve. Këto sexhade, dizajnimet e tyre janë bërë nga dizejnatorë jo muslimanë, por nuk përjashtohet mudnësia që të janë dizejnuar edhe nga vetë muslimanë të pa përkushtueshëm në besimin e tyre ose naivë.

C:\Users\kajol\Desktop\16473170_1442484185785218_7011378688850303037_n.jpg
Fotografuar më 07.02.2017
Kjo orë është vendosur pran mihrabit, në një prej xhamive të Prishtinës … Këtë lloje të oreve janë parë nëpër shumë xhami të Kosovës…

Tani së fundmi, kemi ndërhyrje të drejtëpërdrejtë edhe në emrin e Allahut. Ora muri, që shumica e tyre vendosen nëpër shtëpi të muslimanëve, bile shumë prej tyre janë parë edhe nëpër xhami. Dizejnatorët duke paraqitur në formë të gdhendjes mbishrkimin në arabishte emrin e All-llahut xh.sh. dhe të Muhammedit s.a.s., kanë vendosë emrin e All-llahut më poshtë se emrin e Muhammedit s.a.s… Këto punime dhe shumë të tjera vërtetojnë se Islami në përgjithësi dhe arti islam në veçanti është nën goditjen permanente të keqbërësve të nacionaliteteve të ndryshme pa marrë parasyshë se cilës racë ose fe i përkasin.

 

 

 

 

 

 

Maria para dhe pas renesansës

C:\Users\kajol\Desktop\maria de jesus lopez.jpg C:\Users\kajol\Desktop\Maria.jpg

 

C:\Users\kajol\Desktop\maria 1.jpg

C:\Users\kajol\Desktop\maria 4.jpg C:\Users\kajol\Desktop\maria 6.jpg

C:\Users\kajol\Desktop\maria 7.jpg C:\Users\kajol\Desktop\maria 5.jpg

C:\Users\kajol\Desktop\barbi maria.jpg

Këtë paraqitje të Marisë e emërova vetë: (Barbi – Maria)

C:\Users\kajol\Desktop\maria 3.jpg C:\Users\kajol\Desktop\Titian_-_St_Mary_Magdalene_.jpg

Portreti në të majtë paraqet nënën e Jezusit, ndërsa tjetra Maria është portreti i mëkatares, Maria Magdala ose magdalena që nga shumë krishterë njihet si “gruaja e birit” të Zotit, Jezu Krishtit

Magdala-vend në Palestinë që në gjuhën hebraishte do të thotë: e Mrekullueshme (është fjala për kështjellën që tani është gërmadhë).

Maria ishte një prostitutë e cila në kohën kur kërkoi nga Jezusi që ta ndihmonte ajo ishte kapluar nga shtatë demonë. Ajo, pasi u çlirua prej tyre, iu përkushtua me tërë qenien e saj Jezusit. Ajo, thuhet se ishte gruaja e tij…, ajo ishte gjithnjë me të dhe me dishepujt e Krishtit… Kjo ishte e para që kishte parë varrin e Jezusit të zbrazët dhe kishte informuar fjalët që ia kishte thënë Jezusi …

Pas ngritjes së Jezusit, thuhet se ndoqi dishepujt, mirëpo, disa thonë se ajo me dy vëllezërit e saj arriti deri në Francë, gjegjësisht në Marsej dhe me vete kishte Sarah (të bijën e Jezusit). Ajo pas shumë aktiviteve dhe propagandës për përhapjen e krishterimit, në momentet e fundit të jetës së saj, ajo i kaloi në një shpellë në Santa-Pilon. Legjenda thotë se ajo qëndroi aty derisa trupi i saj u ngrit nga engjëjt dhe shkoi tek burri saj hyjnor (Jezusi i Nazaretit)…

Ungjilli i Marias nga Magdala është gjetur në shkretëtirën Xhebel el Tarif në Egjiptin e Sipërm, dhe mendohet se mund të jetë shkruar në vitin 150, nga një murg anonim, e që i dedikohet Marisë së Magdalas ose Myriam siç quhej në hebreishten e vjetër… Kisha katolike këtë Ungjill e njeh si Ungjill apokrif, e jo si libër kakonik (pra, njihet si një libër i rëndom gnostik).

Sexhadetë me sfonde kryqash

C:\Users\kajol\Desktop\handmade-albanian-carpet-rug-kilim-qilim-handmade-in-albania-84e4c3cc495017c0dababfb1a121e09e.jpg C:\Users\kajol\Desktop\bf4c2ea89ccdae948fb244d257c53ab3.jpg

C:\Users\kajol\Desktop\870bc8825b8bc66c5e831886559444c5.jpg C:\Users\kajol\Desktop\5dc657d7e52fb53867cdef64c6ac71e3.jpg

C:\Users\kajol\Desktop\0ddd280b486a630585fce372f07c5af0.jpg C:\Users\kajol\Desktop\1a5c9cf0d3676cbbab3ec9e4dc183e1e.jpg

C:\Users\kajol\Desktop\a80d2f5fa77eae2a182c25065bdcd8e4.jpg C:\Users\kajol\Desktop\0ddd280b486a630585fce372f07c5af0.jpg

C:\Users\kajol\Desktop\8a791c4035aaa2d2816521a3fab8c5a9.jpg C:\Users\kajol\Desktop\d78b4fa3b19e98ddb5490ae9b0f9a949.jpg

C:\Users\kajol\Desktop\b5e3b1e7059a1d29f4479149a7b5454c.jpg
C:\Users\kajol\Desktop\8a791c4035aaa2d2816521a3fab8c5a9.jpg

Sektet dhe luftërat

Përpara se t’i qasemi temës së sipër theksuar, të kujtojmë Kur’anin i cili tregon për disa mënyra të ndëshkimit të Zotit. Ai nuk dënon asnjë popull përpara se ata të mos demonstronin fuqinë e tyre përpara fuqisë së Krijuesit. Kur ata sfidonin ndonjë të dërguar të Tij të zgjedhur, atëherë vinte ndëshkimi tij. Kur’ani tregon për përmbytje të civilizimeve, qyteteve ose individëve. Ai tregon emrat e civilizimeve të shkatërruara në themel,sikur ai i Adit, pastaj Themudit e tj. Ai tregon se si ndëshkon me gurrë të zjarrtë dukuritë perverse të njerëzve në këtë rast homoseksualët, sikur popullin e Lutit a.s. Një prej varianteve të mundhshme që është vërtetuar edhe nga arkeologët e kohës sonë, mund të thuhet se është edhe ndëshkimi i qytetarëve homoseksual të Pompeit – Itali.

Në emër të hallallit ose në emër të bid’atit, disa sekte fetare muslimanësh përgjatë gjithë historisë kanë shkaktuar turbulenca brenda vetë civilizimit islam. Mirëpo, historia asnjëherë nuk ka njohur një sekt i dalë nga muslimanët të prishin veprat artistike kombëtare ose fetare të popujve jo muslimanë, sikurse këta “xhihadistë” falsifikator të kryesuar nga Bin Ladeni ose Bagdadi, që shkatërruan vitet e fundit vepra arkeologjike me vlera të mëdha të artit.

Si shembuj më të freskët kemi shtatoret e Budës të gdhendura në shkëmbij të lartë. Këto i kishin rezistuar rrymave të ndryshme fetare si dhe tiranëve të mëdhenj për shumë shekuj, muslimanë e jo muslimanë, mirëpo nuk i rezistuan kohës sonë “bashkëkohore”…!? Këto shtatore u shkatërruan nga sektarë që jetojnë dhe veprojnë nën ombrellën e muslimanëve të robëruar!

C:\Users\kajol\Desktop\ne-afganistan-ndertohet-statuja-e-budes-3D-3.jpg

C:\Users\kajol\Desktop\buda-7.jpg

C:\Users\kajol\Desktop\ne-afganistan-ndertohet-statuja-e-budes-3D-2.jpg

Qyteti antik i Palmiras në Irak

C:\Users\kajol\Desktop\1-1.png

C:\Users\kajol\Desktop\AE92FFCB-D2A2-42E3-B2C1-939691D8BE29_w308_h173.jpg

C:\Users\kajol\Desktop\thKRZI11NF.jpg

Varri i Imam Neveviut

C:\Users\kajol\Desktop\a4DSC_0101.JPG

C:\Users\kajol\Desktop\a5DSC_0106.JPG

C:\Users\kajol\Desktop\muslim-tomb.jpg

Teknologjia dixhitale, dhe teknologjitë që do të mund të zbulohen në të ardhmen, brenda këtij shekulli ose në të ardhmen e larët, do të na japin mundësinë t’i shprehim ndjenjat tona njerëzore të vendosura në fotografi, të sistemuara njëra pas tjetrës. Përkundër kësaj finese që do të na mundësojë kjo teknologji, ka mendime që thonë se kjo nuk prezanton artin, mirëpo, çdo gjë sot varet nga kjo teknologji, dhe fotografia do të bën që të sfidojë në të vërtetë artin në përgjithësi.

Klonimi

Shqetësim i madh i kohëve të fundit jo vetëm përbesimtarët por edhe për mohuesit e Krijuesit Suprem është klonimi i qenieve të gjalla ose riprodhimi i tyre. “Prej shumë shekujsh, ajo është njësuar me luftën për lirinë: lirinë e të shprehurit, për të shprehur gjithçka, për, përfytyruar gjithçka për të denoncuar dhe për të shpresuar gjithçka, pa dhunë tjetër veç simbolikës apo përfytyrimit, duke respektuar tjetrin dhe pikësëpari lexuesin”.[8]

……

  1. Bëhet fjalë për një forcë që as njerëzit e as xhinët nuk e posedojnë, ajo mund të ndodhë vetëm atëherë kur kërkesa e këtyre krijesave do të lejohej nga All-llahu i Lartëmadhëruar, i Cili na bëri të qartë se, do të duhej një SULTAN (që do të tho të një forcë shumë e madhe e pa imagjinueshme as për njerëzimin e as për xhinët).
  2. Sfidate shekullit XXI, Instituti i Dialogut dhe Komunikimint, Tiranë, 2006, f.64
  3. Po aty, f. 64.
  4. Po aty, f. 19.
  5. Po aty, f.20.
  6. Sfidat e shekullit XXI, I.D.&K, Tiranë, 2006, f. 153.
  7. Po aty, f.151.
  8. Sfidat e shekullit XXI, I.D.&K, Tiranë, 2006, f. 176.
SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakFoto dokemente nga Çamëria
Artikulli tjetërShkenca “sfidon” fenë
Muhamed JUSUFI
Autori është drejtor i Institutit për Hulumtime Strategjike Ballkanike