Ataullah ef. Kurtishi u lind në vitin 1875 në fshatin Studeniçan (gjindet në juglindje të Shkupit i vendosur në rrëzë të malit Karaxhica. Numëron mbi 1000 shtëpi me mbi 6000 banorë, të gjithë shqiptar të besimit islam. Në te ështe dhe selia-Komuna e Studeniçanit) rrethinë të Shkupit.

Rrjedh prej një familje të varfur. Babai Kurtishi dhe nëna Husnije ishin dy prinder të devotshëm dhe e edukuan ate në frymën islame. Kjo familje ruante kujdes të veçantë, që furnizimi i tyre të jetë nga pasuria e hallallit dhe t’i largohen haramit. Mësimet e para Ataullahu i morri në fshat në shkollën e quajtur „Meqtebe“. Dëshira e flakët e tij për të vazhduar shkollimin dita ditës rritej por kushtet finansiare nuk i mundësonin atij vazhdimin.

Kërkesa e tij nga prindit ishte, që ta dërgonin në Shkup, që atje të vazhdojë arsimimin në ndonjërën nga medresetë që ekzistonin atë kohë në Shkup.

Kur bashkëvendësit, bashkëfshatarët e tyre kishin mësuar se Ataullahi dëshironte të vazhdojë shkollimin në Shkup, por mjetet financiare ishin brenga dhe pengesa për realizimin e kësaj dëshire të flakët, All-llahu xh.sh. zbriti mëshirën në zemrat bashkëfshatarëve të tij dhe, kështu ata vullnetarisht u organizuan dhe i ofruan ndihmë materiale Ataullahit për të vazhduar mësimet në Medresetë e Shkupit,

Ataullah ef. në Shkup, edhe pse ishte i vogël në moshë diti mirë ta shfrytëzojë kohën dhe kishte shfrytëzuar rastin për të mësuar te shumë dijetarë eminent të kohës, por myderrizi kryesor, tek i cili kishte ndjekur mësimet, ishte mualimi i njohur i asaj kohe Hoxhë Nabi Efendi Memishi.

Pasi që tek ai mësoi lëndën e morfologjisë (Sarf) dhe sintaksës – gramatikës (Nahv), dhe me sukses kishte kryer këto mësime, me vendosshmëri dëshironte që të vazhdonte studimet në Stamboll ashtuqë ai sërish ballafaqohet me varfërinë, si brenga kryesore dhe e vetme që ia pengon shkollimin e mëtutjeshëm.

Pas një kohe relativisht të shkurtë All-llahu xh.sh ia plotësoi dëshirën, kur një bamirës mori përsipër shpenzimet e udhëtimit dhe shkollimit të tij në Stamboll. Disa nga nxënësit dhe dashamirët e Ataullah ef., tregojnë nga hoxha i tyre dhe rrëfejnë për rastin se, si erdhi deri te ky moment.

Ata tregojnë fjalët e hoxhës duke thënë: “derisa një ditë isha duke ecur nëpër qytet -Shkup, pash një udhëtar të panjohur. Tek ai vëreheshin shenjat e udhëtimit që nënkuptonte se është nga larg, e unë këtë e vërejta mirë. Ai kishte me vete disa valixhe, e unë në këtë rast shpejtova drejt tij për ta ndihmuar. I kapa valixhet dhe ia barta deri te Kurshumli Han. Këtë e bëra për All-llah, duke mos shpresuar nga ai kurrfarë interesi, as falënderim e as shpërblim. Pasi e ndihmova dhe u ktheva për të shkuar në punën time, pasi bëra disa hapa, udhëtari i panjohur ngriti zërin dhe mu drejtua duke më thënë: biri im, kam sihariq –myzhde për ty, All-llahu xh.sh. afër, afër do ta plotësojë dëshirën tënde, do të studiosh në Stamboll. Nga ky rast nuk kaluan më shumë se një ose dy muaj dhe u plotësua dëshira ime. Në familjen time erdhi tregtari Gaxhi Qose, i cili njihej me të atin tim, e kur kuptoi dëshirën dhe brengën time, ai me vetë dëshirë mori përsipër shpenzimet e shkollimit tim në Stamboll”.

Në vitin 1891 ia mësyn Stambollit, si kryeqendër e diturisë dhe atje, për ti ndjekur mësimet regjistrohet në Medresenë Fatih, medrese kjo e cila ishte nga më të njohurat në atë kohë, jo vetën në Stamboll por në botën islame në përgjithësi.

Ky Universitet mbikqyreshte nga Hysejn ef. Iskilipit prej të cilit Ataullah ef. ka marrë mësimin në lëndën e Fikhut me të cilën edhe ka specializuar, filozofisë dhe në Hadith. Njohurit e tij nuk kufizoheshin vetëm në shkencat islame. Ai sa njihte filozofinë islame, po aq njihte edhe filozofinë e perendimit.

Në vtin 1909 diplomoi në këtë Universitet-Fatih të Stambollit. Në diplomën e tij shënojnë lëndët që i ka mbrojtur para Muderrisëve: Hafiz Husein Nexhmuddin Rodomiri, , Abdulfettah ef. Dagistan Bahduri, Hafiz Qamil Efendi Istambolli (Imam në Aksaraj), Thani Hakki Bursavij, Haxhi Hafiz Ismailhakki Efendi Manastiri etj.

Pas diplomimit, ky universitet e angazhoi një kohë të gjatë si ligjerues në lëndën e Usuli Fikhut. Por për tu bërë ligjerues kandidati i nënshtrohej një sistemi dhe komisioni shumë të rreptë dhe serioz, që ishte i formuar nga dijetarë eminent. Ashtuqë nga 300 kandidat për të dhënë provimin që të fitojnë të drejtën të ushtrojnë funksionin e myderrizit në këtë medrese,  provimin e kishin kaluar vetëm 30, kandidatë, e në mesin e tyre ishte edhe Shejh Mustafa Sabriu (i cili më pas ishte edhe Shejhul Islam në shtetin osman).

Nga kjo nënkuptohet se për profesor të kësaj medrese caktoheshin vetëm dijetarët me aftësi më të merituara, e në mesin e tyre ishte edhe Ataullah ef.

Ai gjithashtu ishte edhe antar i Ulemas Shqiptare të Stambollit.

Si intelektual i pajisur me njohuri të thella të shkencave islame dhe ato shoqërore, si filozofia, logjika, politika dhe në veçanti zgjuarsia oratorike, eleganca dhe finesa e tij e bëjnë që Ataullah ef. të gëzojë një autoritet të lartë dhe të jetë i nderuar në mesin e intelektualëve jo vetëm në mesin e popullatës në Stamboll, por këtë autoritet ai e gëzonte edhe në mesin e kolegëve dhe dijetarëve të asaj kohe. E gjithë kjo ndikoi që në Medresen e Fatihut nga ana Meshihatit Islamije të stoliset me titullin më të lartë të asaj kohe „Dersnamllëk“ apo „ Myderris i gjithanshëm“.

Periudha e studimit të tij në Stamboll ishte periudha ku si udheheqës i shteit Osman ishte Sulltan Hamidi.

Në dekadat e fundit të periudhës së perandorisë Osmane kishin filluar që në skenë të shfaqen lëvizje të shumta, të ndikuara nga ideologji të ndryshme si nga brenda ashtu edhe jashtë vendi. Në sipërfaqe dolën parti dhe lëvizje politike me ideologji kombëtare nacionaliste turke, fenomen ky që shkaktoi dhe nxiti reaksion që edhe popujt tjerë, që atëbotë ishin nën ombrellën e perandorisë osmane, të mendojnë dhe veprojnë për ndarjen nga kjo perandori, dhe formimin e shteteve të tyre në baza nacionale, siç janë partitë dhe lëvizjet nacionale me kombësinë arabe, ermen, shqiptar etj.

Ky fenomen nuk ishte i rastësishëm dhe spontan, por ishte projekt i ndihmuar edhe nga shumë faktor tjerë, e veçanërisht kur dihet fakti se perandoria Osmane në pjesën e fundit të historisë së saj, ballafaqohej me shumë probleme e ndër më të rëndësishmet me stabilitetin e saj, për shkak të kryengritjeve të shpeshta dhe luftërave të shumta që zhvilloheshin në territorin osman. Këtë e vështirësonte edhe më shumë oreksi i fuqive të mëdha botërore të cilët me çdo kusht provokonin dhe nxitnin çrregullime brenda shtetit, krejt me qëllim për shkatërrimin e perandorisë osmane. Prandaj armiqtë e Islamit me tërë potencialin e tyre, pa zgjedhur rrugë dhe metodë, luftuan që Halifen dhe hilafetin ta paraqesin si subjekt dhe institucion të dobët, pa vlerë dhe të pa përshtatshëm, ndërsa Islamin si fe, që nuk ka potencial të udhëheq dhe qeverisë me shtetin.

Turqit e ri (xhonturket), pasi rrëzuan Hilafetin dhe Halifen dëbuan nga vendi Stambolli, menjëherë pamëshirshëm filluan ti pastrojnë kundërshtarët e tyre politik dhe ideor përmes likuidimeve fizike. Ata bënë shumë likuidime fizike dhe ekzekutuan shumë dijetarë eminent si: Atif Efendi Iskilib, burgosën, torturuan, dhe ushtruan dhunë fizike dhe psikologjike edhe mbi shumë të tjerë duke i maltretuar dhe dëbuar nga vendi që një numër prej tyre ngelën duke bredhur rrugëve. Këto tortura psiko-fizike i detyruan shumë dijetarë eminent për tu larguar nga vendi dhe për të kërkua azil jashtë vendit, e në mesin e tyre ishte edhe Shejhul Islami Mustafa Sabri, Mehmet Akif Ersoj, Kyqyk Hamdi ef. dhe Ataullah Efendiu, i cili mezi shpëtoi nga xhonturket (turqit e ri) të largohet nga Turqia. Ashtuqë në vitin 1922 ai së bashku me shokun e tij të ngusht nga Tetova, Bedat ef. u shpërngulën në Kajro ku atje u takuan me Nuredin beun nga Gostivari. Pas nëntë muajve në Kajro me ndihmën e Nuredin beut, Ataullahu kthehet për në vendlindje nëpërmjet Selanikut. Me të arritur në Selanik shfrytëzon rastin të takohet me mikun e babit të tij Gaxhi Kose, meçrast e falenderoi për ndihmën që ai dha për shkollimin në Stamboll.

Me ndihmën e Gaxhi Koses, Ataullah efendiu, ndryshe i njohur në Shkup si Ata Efendija dhe shoku i tij Bedat ef. në Selanik hapën një medrese. Interesimi për regjistrim ishte i madh ku u regjistruan nëntëdhjet nxënës. Pas nëntë muaj ai lëshoi mësimdhenjen dhe morri rrugën për në vendlindje-Shkup. Me të arritur në Shkup filloi të ripërtrijë medresen „Meddah Baba“ i themeluar nga çliruesi i Shkupit Jigit Pasha.

Medreseja „Meddah“ punën e saj e filloi në vitin 1923 me inicitivëne e Ata efendiu të cilin e udhëhoqi deri në vitin 1937.

Fjala „Meddah“ –arabe, ka domethënie „I lavdëruar“.

Prej 25 medrseve që shtriheshin në territorin e mbuluar nga Vakëfi-BI e të ashuquajturës Sërbia e Jugut me seli në Shkupe që përfshinte Maqedoninë, Kosovön, Sanxhakun, Sërbinë dhe Malin e Zi, Medreseja Meddah ishte e vetme shkollë private profesionale dhe e financuar privatisht në baza vullnetare nga vetë populli dhe bëmirësit vullnetar gjithashtu edhe nxënësit e regjistruar paguanin shkollarinë me prejashtim të atyreve që kishin gjendje ekonomikie të vështirë por dalloheshin si të talentuar.

Lëndët mësimore kryesisht ishin fetare dhe shkollimi ka zgjatur 12 vjet, kurse nën udhëheqjen e Ataullah ef.-Ata ef. u reduktua në 10 vjet.

Në këtë ceromoni morrën pjesë personalitete dhe përfaqësues politik të përkatësisë islame dhe atyre zyrtarë edhe nga qeveria serbe nga Beogradi.

Nga fakti që mirëmbahej nga populli kjo medrese nuk i’u nënshtrua rrymave që përhapte mbretëria jugosllave në dëm të shqiptarëve në veçanti e të muslimanëve në përgjithësi, ashtuqë kishte një përcaktim të qartë fetar, politik e atdhetar. Ajo luajti një rol të rëndëshëm në vetëdijesimin fetar islam, në luftën kundër pushtuesve fashist të sundimit sllavo komunist.

Qëllimi i medreses „Meddahut“ ishte që nga gjiri ipopullit të nxjerrë hoxhallarë të rinj, të pregaditur nga ana profesionale dhe me shpirtë të lartë patriotik që në mënyrë të drejtpërdrejtë ti kunderviheshin politikës sërbe e cila synonte që në shumë vende dhe xhami, xhemati të mbesë pa hoxhë ose nëse ka, ai të jetë i pashkolluar në mënyrë sa më lehtë ta nënshtrojnë.

Medreseja ka dhënë tre breza, talebe-nxënësish të Ataullah ef. ata gjithësejt ishin 56 nxënës. Kurse numri i përgjithshëm sëbashku me ata që nuk arritën të diplomojnë ishte mbi 80 nxënës.

Disa prtej nxënësve të tre brezave janë:

Fetah ef. nga Cërnivëri

Mehmet ef. Raqipi, nga Grushinaç

Hafiz Nexhati, nga Presheva

Hafëz Sadullah,nga Shkupi

Shaban ef. nga Shkupi

Selim ef., nga Shkupi

Hfz. Bedri ef. Hamiti-Shkupi

Brezi i dytë

Ferat ef. nga Nekushtaku

Hafiz Mustafa, nga Nerezi i Shkupit

Hafiz Hasani, nga Shkupi

Haki ef. nga Gjilani

Husejn Qefelia, nga Prilepi

Hafiz Hamdi ef., nga Gjureleva

Hasan ef. Abdurrahim ef. Idris ef. dhe Kadri ef. nga Shkupi

Brezi i trtë:

Xhemail ef. nga Kumanova

Qemal ef. nga Vrapçishtja

Ramdan ef. dhe Salih dhe Sami ef. nga Shkupi

Hafiz Beqir Sadik ef. nga Shkupi – vdiq në Stamboll

Në vitin 1937 në xhaminë e Sulltan Muratit, kontributin 12 vjeçar do ta kurorizojë me rastin e shpërndarjes së diplomave-„ixhazet names“ në shenjë të suksesittë shkëlqyeshëm personave të lartëpërmendur personaliteti i të cilëve nderohet dhe çmohet nga të gjithë muslimanët në trojet tona.

Vlenë përmendur se nxënësi më i dalluar i Ata efendiut njëherit edhe zëvendësi i tij si mësimdhënës – ka qenë Fetah ef. Raufi i cili për veprmtarin e vet sëbashku me disa nga shokët e Medreses, burgoset nga pushteti i athesrshëm me shtat vjet burg.

Ata Hoxha përveç dhënies së kontributit të madh për shkollimin e brezave të ri, njihte mirë edhe politiken e asaj kohe. Ai ka pasur takime personale me personalitetet të larta shtetërore me çka gjithëmon ka mbrojtur çështjen e popullatës islame.

Përfitimine këtyre aftësive më shumë ndikuan vitet 1909-1923. Ai sheh gjendjen e rëndë në pikpamje: ekonomike , socilae, kulturore dhe morale që po rëndonte mbi popullin dhe nënshtrimi i tyre para okupuesve të mbretërisë sërbe. Anafelbitizmi, dhënia pas shprehive amorale, ikja nga sërbët e tronditën pa masë Ataullah ef..

Ai një kohë të gjatë luftoi kundër këtyre dukurive shëmtuese në qarqe më të ngushta dhe kur sheh se populli i tij, muslimanët e në veçanti shqiptarët po i përkrahin idetë e tij të pastërta atdhetare dhe fetare e forconin edhe më tepër vullnetin dhe moralin e tij.

Ai nuk u kursye nga akuzat dhe kërcnimet e ndryshme. Por të gjitha ishin të kota për të, nuk u frikësua as që u shmang nga drejtimi dhe synymi që kishte. Duke i ju ndejtur ballë alkolxhinjve e të pamoralshmive në të njejtën kohë zgjonte popullin nga gjumi i përmotshëm duke e vetëdisuar në vetëdijen fetaro-kombëtare.

Meqë Ataullah ef. i njihte mirë planet monstruoze të mbrtërisë Serbo-Kroateo-Sllovene për spastrim etnik të trojeve shqiptare, ishte dhe mbeti ndër ata hoxhallarë që më së shumti e ngriti zërin kundër emigrimit të shqiptarëve për në turqi. Kjo është pika kulmore e veprimtarisë së Ataullah ef., njëherësh edhe pika me të cilën do të kundërshtojë me tërë forcën e vet intelektuale.

Mbretëria Serbo-Kroateo-Sllovene (SKS) për të pasur mbështetje formale para opinionit të huaj, qeveria SKS nxorri edhe ligj agrar-l Kolonializues që filloi me ligjin e 25 shtatorit të vitit 1919 dhe vazhdoi deri në nxerrjen e ligjit të vitit 1931 me përmisim deri 1933. Për realizimin sa me sukses të reformës agreare dhe të kolonizimit të trojeve shqiptare dhe islame u formua ministri e veçantë e quajtur Ministria  e Reformës Agrerare,  kurse në Shkup u ngrit drejtoria e lartë agreare me rrjetin dhe strukturat e saj edhe në disa qytete tjera shqiptare. I gjithë ky legjislacion ishte diskriminues për fshatarët shqiptarë musliman, ndërsa favorizonte minoritetin sllavo ortodoks. Filloi shpronsimi i tokave të muslimanëve-shqiptarëve në përgjithësi. Të njejtin fat e pat edhe shpronsimi i vakëfit-pronat e shenjta. Kolonizimi i trojeve të banuara kryesisht me shqiptarë vazhdoi gjatë periudhës 1918-1941 në viset etnike shqiptare dhe u ngritën rreth 1000 koloni sllave.

Kundër këtyre masave disa patriot shqiptarë dhe musliman-intelektual në krye me Nexhip Dragën, me 18 dhjetor 1919 në Shkup e formuan Partinë  Muslimanëve (shqiptare-turke), zyrtarisht e njohur me emrin“Xhemijet“ (Bashkimi). Në kongresin e saj themelues morrën pjesë 64 delegatë. Kryetar i saj u zgjodh Nexhip Draga kurse sekretar Aqif Buletini. Kjo parti veprimtarinë e saj e zgjeroi në Kosovë, Maqedoni dhe në Sanxhak. Një ndër antarët e kryesisë së partisë ishte edhe Ataullah ef. Kjo parti publikoi edhe gazetën e vet të quajtur „Hakk“ (E drejta) e cila botohej në gjuhën sërbe dhe turke në Shkup ku ishte edhe selia e partisë. Me vëllimin e shkrimeve në 954 numrat turqisht, mund të thuhet se me saktësi se gazeta „Hak“ sot e gjithë ditën ka mbetur një xhevahir i pashfrytëzuar për historinë kombëtare shqiptare.

Vitaliteti, fuqia dhe nami i „Lëvizjes Kaçake“ ishin rezultat i organizimit politik  e ushtarak ilegal i quajtur shkurt popullorçe: „Komiteti i Kosovës“ si dhe organizimi politik legal i njohur zyrtarisht si „Xhemijeti“ i cili mbi katër vite e nxori  dhe e përhapi organin e quajtur „Hak“ i cili mbeti si margëritar i gazeterisë shqiptare kombëtare, zëri më autentik i lirisë së shqiptarëve nën robërinë albanofobe serbo e jugosllave, më barbar në historinë e kolonizmit botëror.

Organet dhe institucionete e sistemit serb nuk ishin aq naive që të mos ndjejnë rrezikun nga ky njeri-Ataullah ef., kështuqë hoxha kishte tubuar njerëz rreth vetes dhe kishte filluar të vendos lidhjet në terren dhe të punojë për rezistencë, në vitin 1919 organet e shërbimit serb e kishin prangosur  hoxhën bashk me disa shokë dhe e kishin dërguar në burgun e Kralevës. Pasi atje qëndroi një kohë i paluhatshëm dhe i vendosur në idealet e tij fetare dhe kombëtare, doli nga burgu duke vazhduar sërisht të angazhohet  për avancimin e jetës së muslimanëve në të gjitha poret e jetës. Ai kërkonte nga popullata  me zell të punojë në punën dhe zejtarinë e tij.

Partia Xhemijeti 1920 morri pjesë në zgjedhje duke siguruar disa vende në parlamentin e Mbretërisë së SKS. Suksesin më të madh e arriti në zgjedhjet e vitit 1923 ku pati 17 deputetë. Pas vdekjes së Nexhip Dragës në krye të partisë erdhi djali i tij Ferat Draga i cili me deputetët e partisë së vet kërkoi autonomi për Kosovën dhe me këmbëngulje kundësrshtoi procesine e shpronësimit të pronave në fshatrat shqiptare dhe kolonizimin e tokave të tyre nga elementet sllave. Kërkoi që shteti të hapte dhe subvenciononte shkollat fetare dhe shoqërore në gjuhën shqipe.

Mbretëria SKS i përdori të gjitha mjetet pë ta shkatruar lëvizjen kombëtare të shqiptarëve, andaj në korrik të vitit 1924 pushteti serb pasiqe pushtoi zonat e lira të Kosovës, ekzekutoi Azem Galicën dhe udhëhesqësit kryesor të çetave të kryengritësve. Pastaj u përqendrua në shkatrimin e „Xhemijetit“ duke pregaditur atentat ndaj Ferat Dragës por fatmirësisht përfundoi pa sukses. Mirëpo duke shfrytëzuar Ligjin mbi mbrotjen e shtetit, pushteti arrestoi Ferat Dragën dhe e dënon me 101 vjet heqje lirie me burg të rëndë. Dënoi edhe shume veprimtarë dhe ndaloi boptimin e  gazetës „Hak“. Filloi të nxisë urretjen dhe përçarrje brenda partisë së Xhemijetit kurse në anën tjetër ndaj zgjedhësve shqiptarë ushtronte terror masiv. Në këto kushte dhe rrethana të rënda, Xhemijeti pushoi së ekzistuari.Kjo parti ishte e vetmja mburojë e lëvizjes çlirimtare shqiptare në tërrë teritorin e Mbretërisë SKS.

Në vitin 1931 në Kongresin Islam i cili u mbajt në Kudus(Jerusalem) Ataullah ef. ishte njëri prej antarëve të delegacionit të Bashkësisë Islame që ka marrë pjesë në atë kongres por nuk dijmë se a ka marrë fjalën apo a ka pasur ndonjë kumtesë apo jo.

Me 25 qershor 1938-1941 Ataulla ef. Kurtishi zgjidhet si antarë i Ulema Mexhlisit të Shkupit me datyrë referent për çështjet fetaro shkencore, kurse kryimam-bash-vaiz: Mulla Idris efendi Hajrullahu-Gjilani.Drejtor i arsimit u ngarkua Bedri ef. Hamidi…

Ataullah ef. kundër idesë dhe sistemit komunist

Medreseja e Aleksandrit të Madh (Medreseja e madhe e Shkupit) në kryje me Alija Avdoviç e cila ishte bërë vatër kryesore e instalimit dhe shpërndarjes së ideve të komunizmit kishte helmuar pothuajse të gjithë nxënësit me idenë komuniste. Një ndër ata që ju rrinin ballë kësaj ideje ishte edhe vet Medreseja „Meddah“ në krye me Ataullah ef. dhe përkrahësit e tij nga popullata.

Nxënësit komunist të medresesë së madhe  disa herë kishin dashur që ta sulmojnë hoxhën edhe fizikisht, por falë profesorëve dhe drejtorit të saj Ahmed Mehmedbashiç ata nuk e realizuan qëllimin e tyre.

Në trevat tona atëbotë bëheshin përpjekje maksimale për formimine Lëvizjes për çlirim e bashkim të tokave shqiptare me shtetin shqiptar. Për arritjen e këtij qëllimi, kontribut të veçantë kishte dhën Shaban ef. i cili nëpërmjet mikut të tij Hasan Shukriut dhe Qemal Rustem Beut bashkuan dy rrymat me peshe në Shkup dhe më gjërë ashtuqë Said hoxha dhe Ataullah hoxha si dy figura të shquara u bindën për qëllimet e Lëvizjes Kombëtare për Çlirim e Bashkim (LKÇMB).

Në mbledhjet e fshehta në Bojali Han në Shkup (afër Bit Pazarit), paria shqiptare sëbashku me shumë intelektual shqiptarë vendosë që në Shkup me 10 maj 1941 të organizohen demostrata mbarëkombëtare, me një manifestim para konsullatës italiane, ku demonstruesit do të mbajnë në kokë plisa të bardh në të cilcilat do të kërkohet që: „Shkupi, Kumanova, Presheva, Gjilani që janë qendra me shumicë shqiptare ti bashkohen Shqipërisë. Ndër ata të cilët patën rol të rëndësishëm për këto demonstrata ishin edhe Ataullah hoxha dhe Bedri ef. Hamidi-nxënësi i tij.

Demonstratat përbehshin prej tre grupeve e që udhëhiqeshin:

Grupi i parë: nga Hasan Shukriu me Qemal Rustem Beun dhe Emin Jasharini-Kumbarxhiun. I grupit të dytë udhëhqës: Shefki Ramiz Beu dhe udhëhesqës i grupit të tret ishte vet Ataullah ef.-hoxha.

Sipas tyre; jo vetëm Tetova, Gostivari dhe qytetet tjera të okupuara nga italianët  të jenë pjesë e Shqipërisë, por duhej edhe Shkupi dhe disa qytete tjera maqedonase. Një ndër parullat gjatë demonstrimit ishte: „Shkupi, Kumanova shqiptare“. Turmës i’u bashkangjitën edhe profesorët dhe nxësësit e medresesë „Gazi Isa Beu“ ku sipas informatave policore bullgare, turmës së demonstruesve „iu printe Bedri Hamidi“.

Grupi që udhëhiqej prej Ataullah Hoxhës, fushatën e tyre kundra shpërnguljes e zhvillonin gjithnjë në botëkuptime fetare, respektivisht, ata apelonin te xhemati i tyre, që të mos i lëshojnë vatrat e tyre, sepse siç theksonin ata: “Ai që e lëshon vatanin është shkja (i pa fe – Q.L.)”.[29] Përveç kësaj, ata: “Turqinë e quanin si një vend pa fe, shtet ku nuk ekziston morali dhe ku nuk respektohen liritë fetare.”

Roli i Ataullah efendi Kurtishit, në pengimin e shpërnguljes së popullsisë shqiptare ishte shumë i madh, sidomos në viset e Shkupit, Kumanovës e të Preshevës. Ai, gjatë fushatës së tij kundra shpërnguljes, e demaskoi projektin sllav për pastrimin e myslimanëve nga trojet tona etnike, i sqaroi dëmet dhe pasojat e emigrimit, qëllimin e vërtetë të kësaj çmendurie serbe, me qëllim që ti largojë myslimanët e posaçërisht shqiptarët nga këto troje dhe ti instalojë diku larg në Anadoll, ku do të shërbejnë si tampon zonë në mes turqve në njërën anë dhe armenëve dhe kurdëve në anën tjetër.

Edhe gjatë Luftës së dytë Botërore disa nga nxënësit e medreses Meddah u inkuadruan në luftë të drejtëpërdrejtë kundër komunizmit. Siç ishin: Mehmed ef. Sadiku-Grushinës, Xhemail ef. Emini i cili ishte antarë i shtabit dhe këshilltar i Sulë Hotlës dhe përgjegjës për furnizimet ushqimore (logjistik), Haki ef. Sermaxhaj në Gjilan etj., të gjitë këta ishin anëtarë të Ushtrisë Vullnetare për mbrotjen e Kosovës Lindore.

Pushtetarët komunist Ataullah hoxhen, idetë dhe grupin e tij e shihnin si të rrezikshmëm për pushtetin komunist në Maqedoni. Pas Luftës së dytë Botërore shqiptarët e Kosovës dhe të viseve tjera në Jugosllavi, jo vetëm që u penguan të bashkoheshin me shtetin amë Shqipërinë ato u ndanë në katër njësi të Federatës së Jugosllavisë. Kjo detyroi popullin që të organizohej për rezistencë dhe qëndresë, ashtuqë lindën grupe dhe organizata ilegale të cilat për qëllim kishin çlirimin e Kosovës dhe viseve tjera shiptare dhe bashkimin e tyre me shtetin amë. Një ndër ato organizata ishte edhe Organizata Nacional Demokratike Shqiptare (ONDSH) me qendër në Shkup e formuar në prill të vitit 1945. Veproi në Kosovë, Maqedoni dhe ekzistoi shumë më gjatë se ai i Prizrenit. Kryetar ishte Halim Orana. Ajo mbante lidhje me përfaqësitë angleze në Shkup, Tiranë dhe në Zagreb dhe me konsullaten turke në Shkup. Bashkpunonte edhe me organizatat tjera shqiptare sidomos me ate „Besa Shqiptare“.

Nga 1945-në mars të vitit 1947 kjo organizatë arriti ti tuboi 30 000 aktivist. Ceromonia e pranimit në Organizatën e NDSH-së në fillim bëhej duke u betuar në Kurani Kerim, në flamur dhe armë, ndërsa përfundonte me parullën „Shqipëria shqiptarëve, vdekje tradhtarëve“.

Njëri ndër antarët e kësaj organizate ishte edhe nxënësi i medreses Meddah Haki ef. Sermaxhaj Sermaxhaj  (u lind 14 tetor 1914 në Hogosht të Dardanës –Kamenicë) fillon aktivitetin e tij fetar e patriotik, në Medresenë “ATIK” të Gjilanit si Myderriz dhe drejtor i saj. Gjatë kësaj kohe ai bënë reformimin e medresesë. Ajo që është më e rëndësishmja e që do të luaj rol të rëndësishëm në zgjimin e ndërgjegjes kombëtare dhe të bashkimit kombëtar është futja e gjuhës shqipe si lëndë mësimi për herë të parë në Medrese.

Haki ef. i zgjedhur si përfaqësues i Gjilanit i cili u arrestua më 23 korrik 1946 në Gjilan dhe menjëher e dërguan në burgun e Shkupit. (ndaj të cilit përdoren torturat nga më të tmerrshmet çnjerëzore, si pasojë e të cilave sëmuret rëndë dhe nuk i ofrohet kurfar ndihme mjekësore. Ishte kjo arsyesja që Hakiu të mos gjykohet së bashku me të tjerët në “ Procesin e Gjilanit”, por për të do të organizohet gjykim veçant në Gjygjin e qarkut në Gjilan, ku dënohet me 20 vjet burgim të rëndë. Për vuajtje të dënimit dërgohet në burgun e Mitrovicës së Sremit.

Myderrizi Haki ef. vdiq më 27 janar 1948, pas 9 muaj qëndrimi në spitalin e burgut të Mitrovicës së Sremit. Disa shokë, me leje të drejtorisë së burgut, e varrosën në varrezat e burgut të Mitrovicës së Sremit. Eshtrat e tij edhe tani prehen në tokën e huaj.

Antarët tjerë ishin Feta ef. Raufi, Mehmed ef. Sadiku (sipas babës tim Shukri Kurtishi-i cili ka qenë nip i Ata efendiut dhe nxënës i gjeneratës së pestë në „Meddah“ , roli-detyra i Mehmed efendiut veç tjerash ishte edhe i postierit), Xhemail ef. Emini, Ferat ef. Hirda, Mefail ef. Grushina, kurse nga civilët ishin Riza Xheladini dhe Menduh Ahmedi (jorganxhiu). Këto antarë takimet i mbanin në kafenë e Ataullah ef. „Kafja e hoxhallarëve“ (në çarshi të Shkupit) kurse më herët, takimi me shumë hoxhallarë është mbajtur në Sllupçan. Udhëheqës i kësaj grupe ishte Fetah ef. Raufi.

Kontributi i hoxhallarëve dhe i Atullah ef. për mos shpërnguljen e muslimanëve nga vendet etnike të trojeve të tyre mbështet në dy parime:

-Ta raujm fenë. Ka perenduar koha e emigrimeve-shpërnguljeve.

-Ta ruajm atdheun: Vetëm këtu kemi peshë, sepse kudo tjetër që të shkojmë ne konsiderohemi ardhacak dhe të huaj.

Gjithë duke vepruar pa u lodhur në rrafshin politik, kulturor e shkencor, jovetëm popullin shqiptar por edhe për të tjerët, ky veprimtar i shquar e ftonte popullin të këndellet e të mendoj kthjellët  duke ju thënë se: Turqia nuk është Parajsë, mos braktisni këto treva, të cilat stërgjyshërit tanë i mbrojtën me gjak. Duke i punuar ato, duke vepruar në kultivimin dhe kalitjen e ndjenjave për arsim, edukim, tregëti e për zanate të ndryshme“, sepse ai, ishte i bindur se kësisoj vëllezërit e tij mund ti përvijsheshin punës dhe mund të ishin më të përgaditur për tiu kundërvënë armikut. Ai gjithnjë e ka përkrahur zhvillimin dhe përparimin e bazës ekonomike, e cila luan rol të rëndësishëm në përparimin e jetës.

Për të penguar popullatën që të mos lëshojnë vendet stërgjyshore Ata ef. dhe hoxhallarët të kalibrit tij, shkuan edhe më larg duke përdorur edhe thënien: Ai që shkon në turqi, ai është i pa fe, qafir“. Kjo ndikoi dukshëm në mesin e popullatës shqipatre islame dhe tek gjithë muslimanët, saqë shumë familje hiqnin dorë nga shpërngulja.

Siaps të dhënave që hulumtoi historiani dr. Muhamed Piraku, numri i të shpërngulëve ndërmjet dy luftërave botërore, kishte arritur shifren prej 1.100 000.

Në vitin 1946, nën regjimin e  Titos Medreseja Meddah u mbyll, ndërsa Fettah Efendiu me miq u burgosën dhe u syrgjynosën.

Vdekja e Ata hoxhës

Ajo që duhet cekur është se edhe në momentin e fundit të jetës ai mendonte për të ardhmen e popullit të tij. Derisa po jepte shpirt, atyre që i kishte pranë vetes u la emanet që të ndikojnë në popullatën e besimit islam të këtyre trevave që mos i braktisin vatrat dhe trojet e tyre, të cilat me gjak i mbrojtën stërgjyshërit tanë.

Për ta mbrojtur këtë emanet të Muderrisit, Ataullah ef., e për ta çuar në vend, një numër nga nxënësit e tij do të japin jetën, e disa prej tyre do të dergjen nëpër kazamatet serbe, ndërsa një numër prej tyre do të vdesin në burgje pa pasur asnjë nga më të dashurit e tyre pranë vetes.

Ataullah ef. Kurtishi ndëroi jetë më: 25.11.1946 dhe u varros në varrezat në Gazi Babë në Shkup. Këta varreza në periudhën komuniste u dislokuan prej Gazi Babe në Butel, gjë që këta varreza tash janë të rrafshuara dhe nuk ekziston ndonjë gjurmë që tregon se në këto vende dikur kishte varreza muslimane. Në bazë të pohimeve të popullit varri i Ataullah Efendiut ishte afër Turbës që gjendej në maje të kodrinës së Gazi Babës. Në vend të kësaj Turbe sot është ngritur shtylla metalike në të cilën janë instaluar antenat dhe repetitorët e radio televizorëve, ndërsa varri i Ataullah ef., gjendej në anën veriore të kësaj shtylle për vetëm disa metra.

Në fshatin Studeniçan është ngritur xhamia e cila mban emrin e Ataullah Hoxhës e ndërtuar në tokën e vet Ataullah hoxhës, gjithashtu edhe njëra ndër rrugët kryesore mban emrin e tij.

Ataullah efendiiu meriton të përmendet si një nga figurat më të ngritura të i cili mund të dallohet për intelektin e tij të veçantë, për ndjenjën e tij të lartë si fetare ashtu edhe kombëtare, por gjithnjë duke mos e lënë anash atë ndjenjë të njeriut që i’u përkushtua fesë Islame, atë të humanizmit dhe respektit të njeriut pamarrë parasysh përkatësinë e tij fetare apo kombëtare.

Personaliteti i tij meriton të përmendet dhe të jetë udhërrëfyes për të gjithë intelektualët.

Ataullah ef. Kurtishi-Ata Hoxha