“…sepse aty nuk po bëhet rezistencë ushtarake e as ndonjë kërcënim krishterë e as ndonjë gjë prej gjëje. Atje po bëhen zgjedhje presidenciale dhe asgjë më tepër. Atje nuk ka lutë… Islami ka qenë, është, dhe do të mbetet fe që dëshiron paqe dhe nuk dëshiron që t’i lëndojë ndjenjat e asnjë feje tjetër, dhe në këtë rast, as ndjenjat e të krishterëve”.

Muhamed KAJOLLI

Sapo dëgjova një lutje që vinte nga një arab në prani të shumicës dërmuese turke të cilët ishin vendosur në një objekt (jo xhami). Dukej se lutja ishte bërë në një ditë zgjedhore…të vitit 2018-të. Çdo gjë ishte në rregull, lutja ishte në gjuhën arabe, mirëpo, një fjali-lutje më ngacmoi kujtesën time. Lutja bëhej, që,muslimanëtsa më parë të falen në Kishën-Xhami të AjaSofisë, prandaj desha me ju ta ndaj këtë ndjenjë të kësaj lutjeje.

Në parim, këshillat islame na mësojnë se objektet e kulteve të feve tjera nuk duhet të preken, që do të thotë, ato nuk duhet të shkatërrohen nëse muslimanëte marrin në dorë administrimin e një qyteti ose vendi. Nëse në një vend ku ndodhet objekti i besimeve tjera, ka besimtarë të asaj feje, ata nuk duhet të ndalohen të mos shkojnë e t’i zhvillojnë lutjet e tyre në atë objekt.

Po si ndodhi që AjaSofia të shndërrohet në xhami? Në parim osmanët e dinin këtë rregull islam dhe në çdo vend ku ata merrnin administrimin e qyteteve në këtë rast vendet krishtere, ata nuk i shkatërronin e as nuk i ngacmonin kishat, e as objektet tjera të kulteve të feve tjera. Mirëpo, e vërteta është se disa kisha janë shndërruar në xhami, dhe arsyeja është e thjeshtë.

Bazuar në parimet islame, asnjëherë nuk ndodhë që ushtria muslimane të sulmojnë një ushtri ose vend armiqësorë pa ju kërkuar pushtetarëve-zullumqarë që t’iu lejohej përhapja e Islamit në mënyrë paqësore. Nëse pushtetarët e atyre vendeve refuzonin kërkesën e muslimanëve, atëherë iu kërkohej atyre që të paguanin xhizjen (taksën, që shteti Islam t’ju garantonte siguri…), nëse edhe këtë e refuzonin, atëherë,atyre iu shpallej lufta. Në rastin tonë, ushtria osmane ka pasur një veçori të sajën edhe pse i praktikonte parimet islame. Unë nuk kam lexuar, se ndonjë dinasti tjetër islame e ka pasur këtë traditë të osmanëve. Kujtoj se kjo traditë ka qenë vetëm osmane.

Sidoqoftë, ushtria osmane kur dilte në fushë të betejës, pra, ishte shumë pran ushtrisë së armikut, dërgonte përfaqësuesin e vet me një kërkesë të fundit para se të fillonte beteja. Kërkesa ishte: Na lejoni ta informojmë popullin tuaj me fenë tonë, nëse refuzohej, iu kërkohej xhizja, nëse edhe kjo refuzohej, atëherë, në fund kërkonin nga klerikët të mos merrnin pjesë në betejë e as të mos e mbronin kishën me forcë. Ata i paralajmëronin prijësit fetarë të mos bëheshin pjesëtarë të ushtrisë dhe të mos bënin rezistencë brenda kishave.

Paralajmërimi kishte të bënte me shndërrimin e kishës në xhami nëse ata do të bënin rezistencë, e nëse nuk bënin rezistencë atyre ju lejohej të zhvillonin aktivitetet e tyre kishtare pa asnjë pengesë, kur do të çlirohej qyteti.

Ne jemi dëshmitarë se shumica e kishave në shtetin islam, në këtë rast osman kanë zhvilluar lirshëm ritualet e tyre kishtare, me përjashtim të disa kishave shumë të rralla, e ndër to është edhe AjaSofia e cila është shndërruar në xhami për shkak të rezistencës së priftërinjve brenda saj. Ushtria bizantine së bashku me priftërinjtë kanë bërë rezistencë dhe ajo është shndërruar në xhami. Kështu, kjo kishë ka shërbyer si xhami nga viti 1453 deri në vitin 1931.

Lutja e arabit që sot e dëgjova në rrjetet sociale,qëAjaSofija të rikthehet në xhami, mua nuk më duket lutje e mirë dhe e qëlluar. Nëse ajo dikur ka shërbyer si xhami për shkak të parimeve të asaj kohe të osmanëve, sot ai parim nuk më duket se e ka vendin, sepse aty nuk po bëhet rezistencë ushtarake e as ndonjë kërcënim krishterë e as ndonjë gjë prej gjëje. Atje po bëhen zgjedhje presidenciale dhe asgjë më tepër. Atje nuk ka lutë… Islami ka qenë, është,dhe do të mbetet fe që dëshiron paqe dhe nuk dëshiron që t’i lëndojë ndjenjat e asnjë feje tjetër, dhe në këtë rast, as ndjenjat e të krishterëve.

Për fund, përderisa, kishë-xhamia, AjaSofia ka shërbyer herë si katedralë (537-1054) katolike, e herë si ortodokse greke (1054-1204) pastaj sërish katolike (1204-1261) pastaj sërish ortodokse greke (1261-1453), pasta xhami (1453-1931), dëshiroj që kjo godinë arkitektonike madhështore të mbetet një vend muze, që të na përkujtojë të kaluarën ehidhur të ndarjeve, ndërsa që nga viti 1935 kur ky objekt kulti është shndërruar në muze, le të na shërbejë si objekt afrimi dhe bashkimi midis besimtarëve monoteistë.