Autor: Dr. Muhamed JUSUFI

Para se të përgjigjem në pyetjen, a do të ketë luftë midis aizraelitëve dhe iranianëve, mendoj se opinionit shqiptar duhet t’i përcillen pikëpamjet nga këndvështrimi i muslimanit. Janë evidente mungesat e njohurive të elitave tona politike, ekonomike, hoxhallarëve dhe intelektualëve të fushave të tjera, të cilët jo për fajin e tyre më kanë pyetur për gjera të cilat nuk do të dëshiroja t’i dëgjoja prej tyre. Prandaj, kjo më bën të mendoj se masa e thjeshtë është edhe më e panjohur me problemet e Lindjes së Mesme.
Zhurnali jetës
Në kohën e monizmit, në kinema detyroheshe ta shikoje zhurnalin, i cili nuk zgjaste më shumë se një çerek ore. Ishte i neveritshëm, sepse duhej të shikonim “sukseset” e Titos nëpër botë, të cilat ishin dhënë disa herë nëpër lajmet e përditshme… Mirëpo, rezultati dhe ndjeshmëria e zhurnalit të jetës nuk përkon me këtë të filmit. Këtu kemi të bëjmë me përvojat e jetës njerëzore (të këqijat ose të mirat), prej të cilave njerëzimi do të duhej, vërtetë, të merrte mësimin e duhur.
Evropianët dikur (1096), të ndikuar nga Papa në emër të kryqit, kishin bërë përpjekje të rrëzonin sistemin “satanist ose anti-krishtin” të njohur prej tyre si feja muhamedane. Pas disa decenieve arritën t’i pushtojnë këto toka, mirëpo rehatia jo vetëm në Lindjen e Mesme nuk u gjend, por mbarë bota po rënkonte. Pas më shumë se 150 vjetësh, atëbotë, Salahud-din Ejjubi arriti t’i mobilizojnë muslimanët, dhe nga fundi i shekullit XII-të gjithçka mori fund. Botës sërish iu kthye buzëqeshja dhe harmonia… Për afro tetë shekuj të tjerë drejtësia islame nën kalifatin arab dhe memalukë ishte në nivelin e kënaqshëm. Të krishterët, hebrenjtë, budistët e muslimanët jetuan të sigurt dhe në harmoni të plotë ndër fetare. Me ardhjen e osmanëve kjo drejtësi erdhi edhe në Ballkan.
Urrejtja ndaj “antikrishit” rizgjoi sërish oksidentin dhe në vitin 1492 arriti të ndalojë arabët në Andaluzi, pastaj osmanët në Vjenë të viti 1683. Përkundër këtyre sukseseve, pasuria tyre nuk rritjes si rezultat i punës dhe drejtësisë së tyre. Fshatarët e varfër të mashtruar nga matraparët dhe piratët, shkrinë plugjet e tyre për të prodhuar pushkë e topa, hipën nëpër anije dhe ia mësynë botës në detin e hapur. Këto anije zbarkuan për të masakruar banorët vendës në Lindje të Largët, Afrikë dhe Amerikë. Shekulli XVII dhe XVIII-të për evropianët ishte shekulli i “sukseseve” plaçkitje të mëdha.
Tani thesaret e mëdha ishin në qendër të botës (orient). Për ta pushtuar këtë duhej dinakëri dhe mashtrimi i madh. Në qendër të gadishullit arabik nga fundi i shek. XVIII-të, themeluan shkollën me ideologji vehabite, (mu sikurse tani, viteve 1980-ta që themeluan shkollën Talibane në Pakistan). Derisa shkolla vehabite po zgjerohej në rajon, oksidenti katolik në fillim të shek. XIX-të, të “bashkuar” me ortodoksët luftuan ashpër perandorinë osmane. Në fillim të shekullit XX-të, gjegjësisht në vitin 1918-të, me ndihmën e vehabitëve në Sham gjunjëzuan sulltanin, kalifin e muslimanëve. Kështu bota islame sërish u pushtua, mu sikurse në kohën e kryqëzatave të para tetë shekujve.
Shtetet që sot përbëjnë regjionin e Shamit janë (Siria, Jordania, Palestina, Libani, një pjesë e kurdëve, irakianëve dhe Sinai i Egjiptit). Ka shumë thënie të Muhammedit s.a.s. që flet për këtë tokë, ndërsa epiqendra e Shamit është theksuar në këtë hadith: “Do të vazhdojnë grupe të ummetit tim të luftojnë për drejtësi, armiqtë e tyre nuk do t’i lënë të qetë, derisa të vjen urdhri All-llahut xh.sh.do të vazhdojnë ashtu. I thanë: Kush janë ata o i Dërguari All-llahut?, Ai ju tha: Ata janë banorët e Kudsit me rrethinë.”
Pak vite pas pushtimit, më 1923 Sulltani i Islamo-polisit (Stambollit) abdikoi, dhe me të u shua edhe kalifi i fundit i muslimanëve. Tani, pra, fiks pas një shekull, zhurnali i epokës së re po përfundon, pa rezultate konkrete, pa qetësi dhe pa harmoni njerëzore. Organizohen konferenca kombëtare e ndërkombëtare për ta shtrirë dorën e pajtimin, kërkohet tolerancë, mirëpo, intoleranca po vazhdon të ngadhënjejë.
Bota pa Kalif
Ky zhurnal u shoqërua në kushte jo të barabarta, gara të improvizuara për “para”, gara në armatim, sport, muzikë degjeneruese, perversitet, homoseksualitet etj. Armatimi është në duart e pushtuesve, ndërsa garat tjera janë lojëra për “kënaqësinë” e të nënshtruarve. Sikur të kishte drejtësi, bota me kënaqësi do ta pranonte nënshtrimin, mirëpo, çdo gjë po shkon drejt katastrofave sikurse në politikë, ekonomi, dhe në natyrshmërinë njerëzore… kaos gjithë andej. Njerëzimi po ndjehet i kërcënuar, i frikësuar, po jeton nën stres. Shkurt thënë, të traumatizuar dhe pa rrugëzgjidhje.
Si do të drejtohet kjo botë, kur edhe elitat amerikane nuk janë në gjendje ta kontrollojnë presidentin e tyre të ç’ekuilibruar. Shpresa e vetme ka ngelur tek rinia e cila fare nuk përfill forcën, këta i janë përkushtuar vullnetit të Krijuesit, dhe aty po qëndrojnë. Edhe pse të pa përvojë me jetën, ata, duket se një gjë mirë e kanë kuptuar, që të mos ndjekin aromat e ndotura. Kjo rini nuk do të dinte t’i dallonte aromat e mira nga të këqijat, po të mos ishin të sinqertë dhe të mbështetur në Krijuesin.
Popujt natyrshëm po i kthehen besimit të drejtë, disa më herët e disa më vonë. Është çështje kohe derisa t’ju arrijë mundësia që edhe ta shijojnë aromën e Zotit. Moderniteti sikur e ndoti shumë keq këtë aroma, mirëpo, postmodernizmi i pakuptimtë, bëri që popujt, aromën e Zotit ta nuhasin dhe ta shohin edhe më lehtë. Nuk kishte ndodhur që masat e thjeshta nga bota jo islame të kishin përkrahur një çështje muslimane, mirëpo, tani kjo është evidente brenda shteteve perëndimore
Të kthehemi pak mbrapa
Shkurtazi t’i kalojmë disa ngjarje. Gjatë shekullit XX-të janë regjistruar disa dhjetëra lufta (të vogla e të mëdha) ishin të lokalizuara, në mesin e tyre ishin dy luftëra të mëdha botërore. Pas LDB-së në gjysmë shekullin e XX-të, bota ishte në kërkim të një Rendi të Ri dhe sistemit ideal, mirëpo, deri tani nuk u gjend, përkundrazi gjerat u mjegulluan edhe më shumë. Ndërsa para shekullit XIX-të, bota shumë rrallë luftonte… Dikush shpreson që ky shekull të rikthejë harmoninë!? Shekulli kaluar deri në ditët tona të sotme ishte shoqëruar me problemet si më poshtë vijojnë:
1. Rivaliteti kulturor midis anglosaksoneve dhe frankofonëve, përfundimisht dha shenjat e para të fitores së anglosaksonëve pasi në Luftën e Parë Botërore (LPB) morën pjesë edhe SHBA-të anglishtfolëse (mirëpo, ardhja e Makronit sikur ia ka kthyer shpresën frnakofonëve).
2. Kjo luftë shpërbëri tri perandori (osmane, ruse dhe austro-hungareze), dhe bota u zhyt në kaos edhe më të madh.
3. Ish perandoria cariste ruse u këndell menjëherë, nën ideologjinë internacionaliste komuniste, pansllavistët përfituan energji, sikur edhe bota e tretë shpresonte për një botë të re, por edhe kjo shpejt u dërmua.
4. Lidhja e Kombeve nuk ishte themeluar për të vënë drejtësi, prandaj, ideologjia naziste u përpoqën edhe një herë të dominojnë botën, mirëpo, pa sukses. Ata fundosën veten, por me vete morën edhe anglezët edhe francezët.
5. Thuhej se bota mori mësimin e duhur nga këto dy luftëra botërore, dhe themeluan Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) për të vënë drejtësi. Shpejt u kuptua se kjo organizatë ishte themeluar vetëm për t’i përmbushur vakumet ligjore të shteteve neokolonialiste në emër të ndërkombëtarizmit e jo drejtësisë universale. Nga kjo organizatë kinezët përfituan më së shumti.
6. Për gjatë gjithë viteve (1918-2018), bota nuk nxori asnjë sistem ndërkombëtar të kënaqshëm që do t’i shërbente njerëzimit. Përkundrazi kemi rikthimin e nacionalizmit, midis tyre është rishfaqur edhe Islami si alternative. Gjithnjë e më shumë bota po e kupton se drejtësia Islame po rikthehet.
7. Bota islame dhe masat e thjeshta jo islame në botë e kuptuan se trazirat e fundit në botën arabe nuk kishin të bënin me pranverën arabe, por me nënshtrimin e rizgjimit të drejtësisë Islame.
8. Së fundmi, pritja dhe duartrokitjet që iu bënë presidentit Makron këto ditë në Vashington nga Senati i SHBA-ve, është tregues i katandisjes së tyre karshi presidentit Trump. Ishin duartrokitje të përfaqësuesve të mençur, por të mundur. Kur Makroi deklaroi se nuk kishte arritur ta bindte Trump-in, shkoi edhe Angela Merkel në vizitë, por edhe kjo u kthye pa shpresë. Bota është në pritje të vendimit të Trump-it në 12 Maj, për përgjigjen përfundimtare që do ta nxjerr karshi marrëveshjes së programit bërthamor iranian.
Gjermania dhe Franca, Trump-it ia bëri me dije se prishja e marrëveshjes me Iranin është e dëmshme për botën dhe perëndimin. Këto dy shtete atij i sugjeruan që të paktën të presin deri në përfundimin e marrëveshjes së nënshkruar prej tyre i cili skadon në vitin 2025-të. Vazhdon…