Është e ditur që më 16 tetorin e vitit 2008 ish-Kryeministri i Greqisë, Kosta Karamanlis vendosi afatin e fundit për hipotekimet nga e para të gjitha pronat në Greqi. Kjo çështje prekte në mënyrë të drejtpërdrejtë titujt e pronësisë të shqiptarëve. Bëhet fjalë për pasuritë e popullsisë çame, të cilëve shteti grek ua mban peng pasuritë e patundshme me të ashtuquajturën “sekuestro konservative”. I di kjo ambasadore këto realitete?Diplomatja greke futet triumfalisht në Tiranë me akuza antishqitpare
Rrjedha e ngjarjeve për çështjen çame ka marrë një trajektore të re dhe interesante pas deklaratave të komisionarit Hahn dhe pas replikave të bëra nga Athina zyrtare që ka mbetur në mendësinë e helenizimit ballkanik. Por më shumë se kaq, kemi të bëjmë me një ndërkombëtarizim të çështjes çame që ka nisur të shqetësojë Grekët e Athinës se ata investimet e tyre i kanë pasur në drejtim të ndalimit të çdo ndërkombëtarizimi të këtij problemi.

 

Atmosfera u ndez nga përgjigja e prerë që komisionarit Hahn iu përgjigj pyetjes për çështjen çame. Është një rast i mirë të një evropiani dhe përfaqësues i Parlamentit që përgjegjshmërisht rriti adrenalinën e politikës për një çështje që ka interes kombëtar për shqiptarët si komb, pjesë e së cilës është edhe çështjen çame. Është e vërtetë që këto deklarata nuk janë të shpeshta, por janë domosdoshmëri për një komb që ka vuajtur shumë nga mosvëmendja europiane gjatë një shekulli për shkak të përkëdhelieve që kërkojnë grekët në problemet që i konsiderojnë tabu..

 

Para se edhe komisionari Hahn, edhe europianët e tjerë të jenë seriozë në deklarimet e tyre, duhet të ndërgjegjësohen seriozisht dhe saktë, politikanët dhe pushtetarët në Shqipëri që kanë mbetur peng të mendësive të së shkuarës kur çamët ishin pjesë e persekutimit që nga lindja e deri në vdekje. Çështja çame nuk është çështje e së shkuarës, por një çështje e lënë në harresë me qëllim mohimin në ditët e sotme, është një përcaktim që merion vëmendjen para së gjtihash nga ata që përbëjnë sot politikën dhe pushtetin në Shqipëri.

1

Nëse një politikan shqiptar, kushdo qoftë ai shkon në Athinë si për tu kërkuar ndjesë grekëve se përse kërkohet zgjidhja e çështjes çame, do të ishte më mirë të kishte thyer këmbën se sa të merrte atë udhëtim që brenda tij ka tradhti, të ketë anashkalim apo më keq akoma të ketë kushtëzime në kurriz të shqiptarëve dhe çështjes çame. Nëse për një politikan të lartë shqiptar është “fat i mirë, që në spektri politik shqiptar nuk ka asnjë parti që ka në program të vet në thelb, nacionalizmin”, siç pohoi Meta, kryeparlamentari që është shprehur në Athinë për këtë gjë, nuk ka pasur kurajën të pohojë drejtpërdrejtë se grekët e Shqipërisë janë haptazi parti me nuanca të theksuara nacionaliste. Këtë ai nuk e bëri se shoqërohej nga dy Vangjelët që e markonin se mos tregonte ndonjë pakujdesi. Ndaj dhe gjeti kohë të shtonte se marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, i konsideron “marrëdhëniet strategjike me praktika jetësore për të dy vendet“.2Çdo politikan i ndershëm shqiptar nuk do të dijë tu japë komente se çfarë kërkon të tregojë me këto fjalë një politikan i lartë në krye të parlamentit që është nën trysninë greke, që nuk do të thotë të vërtetën e çështjeve të kombit të tij, që ka frikë se mos pëson ndonjë fiasko në të ardhmen apo që ka ngrënë pak bukë greke dhe bashkë me të ka ngrënë edhe modelin e Kalit të Trojës në politikën shqitpare? Sidoqë të jetë, mungesa e agjendës dhe mosbërja publike e programit të një vizite aq më shumë në një vend si Greqia që gjithnjë na shikon si plaçkë lufte, janë një platformë e qartë e orientimit sipas këtij modeli grek edhe në politikën shqiptare.

3As më pak e as më shumë hapur po tregohet se këta lloj politikanësh shqiptarë nuk janë në sinkron me komisionerin Hahn, sepse duket sikur i japin selam parlamentit europian që ne politikanët në pushtet të Shqipërisë janë ose kundër ose nuk duan që çështja çame të marrë rrugëtimin e saj të ndërkombëtarizmit të saj. Është shumë mirë që një personalitet europiani si Komisioneri Hahn ka ngritur zërin për çështjen çame si rrjedhojë e ndërgjegjësimit që ka bërë komuniteti çam, Shoqata Çamqëria dhe vetë PDIU për këtë çështje të dhimbshme mbi 72 vjeçare. Ndoshta fjalët e kreut të PDIU-së Shpëtim Idrizi duken si një ishull në një oqean padrejtësie që duket sikur po kërkon brenda Shqipërisë ta shuajnë këtë dhuratë të Zotit. Unë mendoj se është Parlamenti Euroian që duhet të flasë me një zë si Komisioneri Hahn. Duhet të flasë se gjatë gjithë këtyre viteve ka heshtur edhe kur Greqia e manifeston haptazi injorimin e këtij problemi. Por, para se të merrem me Greqinë që ka mbetur në vitet e gjenocidit dhe që njihet mirë se çfarë mendon e thotë dhe si vepron, kam mendimin që gjithçka fillon nga vetja dhe nga ndërkombëtarët.
Dihet tashmë se Parlamenti Shqiptar ka miratuar në vitin 1996 një Traktat Miqësie me Greqinë që funskionoi vetëm për Greqinë me varrezat e ushtarëve grekë. Në vitin 2005 një Rezolutë për Çamërinë, që asnjëherë nuk i pamë se ku është vlera e tij që ka mbetur si një relikë që më shumë i kanë shërbyer Greqisë se sa Shqipërisë. Njëanshmëria në trajtimin e kërkesave bilaterale mes dy shteteve, ka bërë që edhe Traktati i Miqësisë dhe Rezoluta kanë mbetur në letër. Thirrjet dhe protestat tona duket me shumë vonesë paskan trokitur edhe  në portat e Europës dhe kjo është një gjë pozitive.
Rezoluta për Çamërinë që ka miratuar Parlamenti Shqiptar duhet të bëhet pjesë e një Rezolute që duhet të miratojë edhe Parlamenti Europian për Çamërinë nën efektin e qëndrimit të drejtë që mban Komsioneri Hahn. Kjo është një domosdoshmëri që imponon Greqinë që të ketë detyrime si pjesë e këtij Parlamenti Europian.
Më shumë akoma lobimi që kemi bërë në SHBA do të ishte me shumë rëndësi që Kongresi dhe Senati Amerikan të miratojnë një Rezolutë për Çamërinë në mbështetje të Rezolutës së Parlamentit Shqiptar që do të kishte efekte të mëdha që ka Greqia në përmbushen e detyrimeve për çështjen çame.
I gjithë ky parashtrim mendoj se është një detyrim i së drejtës ndërkombëtare ndaj një popullate ndaj së cilës Greqia zyrtare bëri një gjenocid antinjerëzor për të cilën ajo e ka fshehur, ka heshtur, kërkon të mohojë, por ka një Zot dhe janë vetë dëshmitë edhe të komisioneve mikse ndërkombëtare që kanë hetuar pas 1944-ës masakrat greke në Çamëri të sanksionuara edhe në Momerandumin e vitit 1947.
Ndaj them që falënderimet ndaj Komisionerit Hahn duhet të jenë jo vetëm për formën, por edhe për përmbajtjen dhe ecurinë e mëtejshme të zgjidhjes së çështjes çame. Se fjalët ikin, ndërsa e shkruara, rezoluta e parlamentit Europian mbetet dhe është zyrtare që kthehet në një detyrim për Athinën Zyrtare. Nëse zyrtarizmi i këtyre deklaratave nuk bëhet pikërisht në tempullin e drejtësisë, zor se mund të besojmë në rezultatet e duhura dhe shumëvjeçarë të pritura.

Top of Form

Bottom of FormNga ana tjetër kemi një Ambasadore të Greqisë në Tiranë, Eleni Sourani, pa e ngrohur mirë kolltukun e ambasadores, u hodh përpjetë me tezat greke ndaj shqiptarëve duke lëshuar teoritë e njohura tipike shoviniste. Me të drejtën e shtetit të saj që gjithë herës ka treguar dhëmbët e kërcënimeve dhe shantazheve politike dhe historike, edhe ambasadorja foli e foli sikur të ishte në Greqi e jo në Shqipëri. Për habinë e të gjithëve, reagimi zyrtar shqiptar i diplomacisë dhe shtetit ishte zero, a thua se nuk ka arritur zëri i saj deri në Ministrinë e Jashtme apo në kryeministri.

 

Çështjet që ajo preku me gojën dhe mendjen e saj ishin të lidhura me interesat dhe detyrimet e palës shqiptare për t’i treguar vendin abuzimit zyrtar të Athinës përmes gojës së një ambasadoreje që ose është miope mendërisht, ose nuk është diplomate, ose kërkon të përsëritet historia më sjelljet e grekëve ndaj shqiptarëve. Me një këndvështrim të thjeshtë e të shpejtë, mund të konstatosh se janë të njëjtat gjëra që janë thënë e stërthënë nga kryeministra dhe ministra të jashtëm, nga presidentë e ambasadorë të tjerë të Greqisë, por që pak ose aspak nuk i është dhënë ndonjë përgjigje ekskluzive dhe e drejtpërdrejtë, me përjashtime të vogla që kanë qenë  si llafe kafenesh se sa zyrtare.

 

Por si për inat as nga pala e interesuar e komunitetit çam, Shoqata apo PDIU, nuk kemi dëgjuar ndonjë përgjigje të drejtpërdrejtë si për të vënë në vend dinjitetin e gjyshërve e baballarëve të tyre që vuajtën tre gjenocide : vuajtën gjenocidin nazifashist, vuajtën gjenocidin grek dhe vuajtën gjenocidin komunist. Nuk di popullatë tjetër në Europë dhe në botë që të ketë përjetuar të tre gjenocide në një përiudhë kohore kaq të shpejtë. Përgjigja ndaj paçavureve të zyrtares greke do të duhej të jetë shumëdimensionale dhe e shtrirë në kohë dhe në hapësirë. Por mbi të gjitha qeveria shqiptare dhe diplomacia e saj do të duhej të tregonte të gjithë potencialin e saj ndaj një zyrtareje të një ambasade si përgjigje ndaj Athinës zyrtare.

 

Po cilat janë akuzat apo shantazhet e një ambasadoreje? Ato realisht janë të qarta dhe të konceptueshme. Ambasadorja tha :

“Lidhur me delmitimin e kufirit detar mes dy vendeve, do të doja të vija në dukje se kjo nuk është një çështje e pazgjidhur, përderisa ka një marrëveshje të nënshkruar në vitin 2009, e cila u hartua me kujdes dhe bazuar në Konventat e OKB-së dhe ligjin e Detit dhe që në vështrimin tonë i shërben interesave të të dyja vendeve.

 

Mbi të ashtuquajturën çështje “Çame”, mendoj se ministri Kotzias, gjatë vizitës së tij në Tiranë qershorin e kaluar, dha një analizë shumë konkrete të pozicionit tonë dhe nuk ka nevojë ta përsëris. Çamët e Greqisë (dhe duhet t’i ndajmë nga çamët e Shqipërisë) lanë vendin në fund të pushtimit gjerman, duke ndjekur tërheqjen e trupave gjermane, nga frika e reprezaljeve që mund të kishte si pasojë e bashkëpunimit të liderëve të tyre me forcat okupatore.

 

Në fund të luftës, incidente të tilla ndodhën kudo në Europë. Gjithsesi më lejoni të vë në dukje se qytetarët e kujtdo vendi, që kanë pretendime pronësore në Greqi, mund t’i kërkojnë ato duke iu drejtuar gjykatave greke dhe sistemi gjyqësor grek, me të vërtetë i pavarur, do të prononcohet për çdo rast”, tha Sounari, raporton Respublica.

 

Çfarë bëhet në këtë vendin tonë? Jemi një shtet sovran apo i nënshtruar tërësisht. Nga njëra anë fqinji ynë tradicionalisht na kërcënon, na shantazhon, na poshtëron, na denigron, na shpif ditën për diell dhe askush nuk i thotë plaç, pusho, se e vërteta është kjo dhe kjo. Jo, jo, ka vetëm një nënshtrim, një futje koke në rërë si stuci dhe një zhveshje nga dinjiteti dhe sovraniteti shqiptar. Përkundër kësaj, sikur të ndodhte e anasjellta, do të shikonim spektaklin që do të na bënte Greqia, do të shikonim “fshesa greke” dhe vrasje të shqiptarëve dhe asnjë dënim të kriminelëve. Nëse ajo që thuhet se kështu janë grekët, Faik Konica tha që “Ju rrëfej grekët” ndërsa unë do të shtoja “pyesni çamët t’ju rrëfejnë grekët”.

 

Historizimin e degraduar që kërkon të na e japë si leksion një ambasadore e rëndomtë dhe injorante që as nuk e njeh historinë, do të duhej që akademikët tanë ose të dilnin në mbrojtje të vërtetave ose përkundër tyre, veteranët e luftës, ata që përbëjnë Komitetin e Veteranëve të Luftës të thonë një herë se si është e vërteta se si luftuan ata nazi-fashizmin bashkë me vëllezërit çamë, prej të cilëve ranë dëshmorë dhe u internuan në kampet e shfarosjes në masë. Si im atë, Nuri Emin Zane dhe Hajri Hasan Fetahu (të dekoruar nga Presidenti i Republikës Alfred Moisiu më 08. 02. 2005 me “Medaljen e Artë të Shqiponjës), por edhe Osman Zenel Taka dhe  Mezan Emin Jonuzi, Bejaz Muhamet Muho apo edhe Alush Sejko edhe vetë Hilmi Seiti etj. janë dëshmi se përrallat e  një ambasadoreje me bekim priftërinjsh të Fanarit nuk do që t’i pranojë ose qëllimisht i harron.

 

Gjithçka që pohon, që thotë e nxjerr nga mendja një ambasadore diabolike, mund të vihen përballë faktit se përse ekziston Ligji i Luftës mes dy vendeve, kur qeveria e Andrea Papandreut më 28 gusht 1987e hoqi këtë Ligj? Dhe megjithëkëtë Kuvendi i Greqisë dhe Gjykatat e këtij shteti e rikthyen Ligjin e Luftës duke e lënë përsëri në fuqi. E di këtë ambasadorja që na flet si të ishte në ndonjë mbledhje injorantësh?

 

Është e ditur se pronat e çamëve janë sekuestruar me Ligjin e Luftës, ku asnjë shqiptar nga Çamëria nuk mund të kërkojë të drejtën e pronës, pasi atyre u ndalohet hyrja në Greqi, pale më të kërkojnë të drejta njerëzore. Edhe pa qenë ligji i luftës para Luftës Dytë Botërore, grekët kështu kanë vepruar me shpronësimet në territorin e Çamërisë duke futur në kalendarët greke dëmshpërblimet.

 

Është e ditur që më 16 tetorin e vitit 2008 ish-Kryeministri i Greqisë, Kosta Karamanlis vendosi afatin e fundit për hipotekimet nga e para të gjitha pronat në Greqi. Kjo çështje prekte në mënyrë të drejtpërdrejtë titujt e pronësisë të shqiptarëve. Bëhet fjalë për pasuritë e popullsisë çame, të cilëve shteti grek ua mban peng pasuritë e patundshme me të ashtuquajturën “sekuestro konservative”. I di kjo ambasadore këto realitete? Po qeveritarët tanë shqiptarë a kanë ndonjë çikë haber nga këto fakte që të flasin përballë çdo zyrtari grek kur vjen rasti për të mbajtur një qëndrim zyrtar në mbrojtje të shtetasve shqiptarë siç janë edhe çamët?

 

Qytetarët shqiptarë çamë nuk e kanë asfare këtë mundësi, jo vetëm prej burokracive të ambasadës greke që pengonin lëshimin e vizave në atë periudhë për këtë kategori qytetarësh. Ata janë të ndaluar falë Ligjit të Luftës të hapin një çështje gjyqësore dhe të kalojnë shkallët e drejtësisë greke që më pas të shkojnë në Strasburg. Por që në shumë e shumë debate të bëra dhe të realizuara edhe mes dy qeverive është arritur në përfundimin se para së gjithash duhet të ekzistojë vullneti politik i shtetit grek dhe ndërhyrja e një force madhore ndërkombëtare që të detyrojë Greqinë të pranojë respektimin e të drejtave njerëzore, duke dënuar gjenocidin dhe duke i hapur rrugën më tej të gjitha të drejtave që rrjedhin nga kjo.

 

Komisioneri Hahn dhe kushdo komisioner tjetër, personalitet europian duhet të jetë e qartë se përgjigjet i duhen dhënë Greqisë për politikat e saj agresive dhe me sens të theskuar.