Abstract

One of the most fundamental issues submitted in the theory of Psephology and Political Science, is to clarify the role of electoral systems in consolidation of representative democracy.

In general, the electoral systems play an important role in consolidating the representative democracy, but each of them has a positive role if applied based on specifications of a political nature, economic, ethnic divisions, and of course based on state-building according to law tradition. Countries with established democracy, firstly design the electoral system, which is prepared by a team of experts and is adapted to social general interests. The organization of elections is made based on a range of legal acts that sanction elections taking in consideration the most advanced international standards for democratic elections.

 A very important role for successful elections in these countries plays the consolidation of the rule of law, where the organization of the elections is based on strict rules and also the punishment for those who manipulate elections is uncompromising. Through these standards, after the World War II, has traveled United Kingdom, Germany, France, United States of America, etc. Those countries having applied international standards for electoral systems have always achieved to choose the highest representative bodies where the alternation of power is done in a quietly and solemn way.

Key words: elections, electoral systems, electoral processes, representative democracy, electoral management, etc.

Abstrakti

Njëra prej cështjeve më fondamentale që parashtrohet në teorin e psefologjisë dhë të  shkencave politike, është sqarimi i rolit të sistemeve zgjedhore për konsolidimin e demokracisë përfaqësuese. Në përgjithësi, sistemet zgjedhore luajnë rol shumë të rëndësishëm për konsolidimin e demokracisë përfaqësuese, mirëpo secili prej tyre ka rol pozitiv nëse aplikohet mbi bazën e specifikave të natyrës politike, ekonomike, të ndasive etnike dhe natyrisht edhe në bazë të traditës për ndërtimin e shtetit të së drejtës. Shtetet me demokraci të konsoliduar në radh të parë dizajnojnë sistemin zgjedhor i cili hartohet nga një ekip ekspertësh dhe ju përshtatët interesave të përgjthshme shoqërore. Organizimi i zgjedhjeve bëhet mbi bazën e një varg aktesh juridike që sanksionojnë zgjedhjet duke marrë për bazë standardet më të avansuara ndërkombëtare për zgjedhje demokratike. Një rol shumë të rendësishëm për zgjedhje të suksesshme në këto vende luan konsolidimi i shtetit të së drejtës, ku menaxhimi i zgjedhjeve organizohet në bazë të rregullave strikte dhe ndëshkimi i atyre që manipulojnë zgjedhjet është i pa kompromis. Përmes këtyre standardeve pas luftës së dytë botërore kanë rrugëtuar Britania e Madhe, Gjermania, Franca, SHBA etj.  Ato duke aplikuar standarde ndërkombëtare për sisteme zgjedhore kanë arritur gjithherë të zgjedhin organet më të larta përfaqësuese ku alternimi i pushtetit është bërë në mënyrë të qetë dhe solemne.

Fjalët kyqe: zgjedhjet, sistemet zgjedhore, proceset zgjedhore, demokracia përfaqësuese, menaxhmenti zgjedhor etj.

  1. Nocioni sistemet zgjedhore

Pra, që në fillim e konsiderojmë të arsyeshme të shpjegojmë se çka ne te vërtetë nënkuptojmë me nocionin e sistemeve zgjedhore. Për te janë dhënë mjaftë definicione nga politolog, sociolog dhe ekspert te njohur te sistemeve zgjedhore, secili nga këndi i vet në vende të ndryshme dhe në kohe të ndryshme.  Një nga disiplinat më të zhvilluara politologjike në shoqëritë demokratike është  psefologjia e cila merret me studimin e zgjedhjeve dhe sistemeve zgjedhore.                                                                 Fjala Psefologji rrjedh nga greqishtja e vjetër: psephos që do të thotë “guralec” sipas të cilës grekët i tregonin apo raportonin votat, përkatësisht merreshin me analizën e statistikave të zgjedhjeve. Psefologjia nënkupton  rrjedhen e votimit, nëpër rajone, sondazhet e opinionit publik, informacionet rreth financimit të fushatës zgjedhore si dhe të dhënave të ngjashme statistikore. Ky term filloi të përdoret në vitin 1952 në Mbretërinë e Bashkuar nga historiani RB McCallum për të përshkruar analizën shkencore të zgjedhjeve pas përfundimit të tyre.[2]  Autor të ndryshëm gjatë studimeve të tyre japin versione të ndryshme për nocionin e sistemeve zgjedhore.                                   Sipas një definicioni, sistemi zgjedhor paraqet bashkim të drejtash, principesh, mekanizmash dhe garancish, mbi bazën e së cilës realizohet pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje. Pra, ato janë rregulla sipas të cilave votat e elektoratit përkthehen në ndarjen e posteve apo vendeve në legjislaturë, në mandate politike mes partive apo kandidatëve.[3]  Sipas një mendimi tjetër, sistemi zgjedhor përcakton rregulla për zgjedhjen e elitave politike, dhe për këtë arsye cilësia e sistemit zgjedhor në masë të madhe varet nga funksionimi i institucioneve demokratike.[4] Ai e hulumton votimin gjate zgjedhjeve duke e trajtuar atë si një forme themelore te pjesëmarrjes politike te qytetareve; zgjedhjet- funksionet e tyre dhe rendësinë në jetën politike; metodat, procedurat dhe reformat zgjedhore; procesin zgjedhor; sjelljet e individëve dhe grupeve gjate zgjedhjeve etj.[5] Autor të tjerë theksojnë se bazë themelore për shpjegimin e sistemeve elektorale është e drejta e qytetareve për të zgjedhur organet e tyre përfaqësuese duke shprehur vullnetin e tyre të lirë. Vullneti i popullit duhet të shprehet përmes zgjedhjeve periodike dhe të drejta të cilat do të mbahen me votim të përgjithshëm dhe të barabartë, me vota të fshehta apo me procedurat ekuivalente të votimit të lirë.[6]  Pra, sistemet zgjedhore janë ato që i shndërrojnë votat e hedhura gjatë zgjedhjeve, në vende të fituara nga partitë dhe kandidatët e tyre.[7] Në të përcaktohet se kush ka të drejtën e votës, mënyra e votimit, formulat e përkthimit të përqindjes së votave të fituara nga një forcë politike, në përqindje të vendeve në parlament, si dhe përgjegjësitë e institucioneve shtetërore për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.[8] Ato nuk janë asgjë më tepër veçse procedura për t’i shndërruar preferencat e votuesve në mandatesh deputetesh në organet përfaqësuese.                                                               Sistemi i zgjedhjeve duhet të lehtësojë shprehjen e vullnetit të popullit përmes zgjedhjeve periodike dhe të lira të mbajtura në bazë të së drejtës të përgjithshme dhe të drejtës së barabartë dhe votimit të fshehtë. Sistemet zgjedhore janë subjekt i faktorëve historik, politik, kulturor, fetar dhe të tjerë, që çojnë deri te metodat e ndryshme të zgjedhjeve.  Rruga më e thjeshtë për t’i shqyrtuar sistemet zgjedhore është klasifikimi i tyre në bazë të mënyrave të shndërrimit të votës së fituar të popullit në vende deputetësh në parlament.[9] Nëpërmjet këtyre mënyrave shtetasit sendërtojnë një ndër të drejtat themelore politike të tyre, të  drejtën e zgjedhjes, me të cilin rast vjen në shprehje qenia e tyre politike.[10]  Teoricienët e ndryshëm flasin edhe për organizimin e zgjedhjeve dhe aplikimin e sistemeve të ndryshme zgjedhore edhe në sistemet moniste; madje ka nga ata që pretendojnë që edhe zgjedhjet indirekte në sistemet moniste paraqesin shprehjen e vullnetit të lirë të qytetarëve, si bie fjala: sistemi i delegimit në ish Jugosllavi, sistemi indirekt i zgjedhjeve përmes frontit popullor në Shqipërinë komuniste, sistemi indirekt i tashëm i zgjedhjeve në Kinë, etj. ku partia e drejtuar në mënyrë të centralizuar, kontrollon zbatimin e politikave shtetërore nëpërmjet një rrjeti partiak[11] ndaj kuadrove të emëruara për të ushtruar autorizime publike në pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv. Zgjedhjet e tërthorta mund të jenë e ndryshme, por emërues i përbashkët për të gjitha shtetet që aplikojnë këtë sistem zgjedhor është se shtetasit nuk zgjedhin drejtpërdrejt deputetet.                                                                       Megjithatë, duhet pasur parasysh se në sistemet moniste mungon pluralizmi politik dhe nuk kemi alternativa zgjedhjesh, këtu nuk bëhet fjalë për parime universale për shpalljen, organizimin dhe zbatimin e zgjedhjeve dhe as për forma demokratike të shprehjes së vullnetit të lirë të qytetarëve për zgjedhjen e organeve përfaqësuese.

  1. Nocioni demokraci e konsoliduar

Nocioni demokraci e konsoliduar është mjaftë komplekse për t’u zbërthyer. Në perëndim demokracinë  e përkufizojnë si garë për udhëheqje politike,[12] përmes të cilës ndërtohet shteti i së drejtës. Po ta marrim një regjim që nuk i lejon kundërshtarët e qeverisë të organizohen hapur e ligjërisht në parti politike e t’i kundërvihen asaj me zgjedhje të lira e të ndershme,[13] atëherë a mund të flasim për vende me demokraci përfaqësuese e aq më pak për vende me demokraci të konsoliduar?                             Kjo do të thotë se në kuptimin praktikë, shoqëri demokratike janë ato të cilat i zgjedhin qeveritë e tyre nëpermjet zgjedhjeve te organizuara në intervale të caktuara kohore, të sanksionuara me kushtetutë ligje si dhe respektim të parimeve bazë të akteve ndërkombëtare për zgjedhje të mirëfillta dhe konkuruese. Zgjedhjet konkuruese janë ato në të cilat opozita nuk shtypet,  por pranohet si legjitime nga pozita në fuqi.[14] Ky është një fakt i rëndësishëm sepse disa vende që pranohen të jenë demokratike kalojnë periudha të gjata ku një parti politike një kohë të gjatë është në pushtet, por cdo herë ka marrë pushtetin duke zhvilluar fushatë të drejtë, konkurruese dhe duke respektuar vlerat univesale të pluralizmit politik, përkatësisht sistemit shumëpartiak. Kjo më shumë ju atribuohet shteteve të cilat një kohë të gjatë kanë konsoliduar shtetin e së drejtës duke u bazuar në funksionimin e vërtetë të parimeve bazë të shtetit të së drejtës.

  1. Sistemet zgjedhore ne disa shtete me demokraci të konsoliduar

Sistemi zgjedhor në Britani të Madhe është një tip i sistemit mazhoritar ku shteti ndahet në 659 njësi zgjedhore sa ka deputet Dhoma e Komunave. Është sistem zgjedhor i cili ka ndihmuar në konsolidimin e demokracisë përfaqësuese, ku lufta për pushtet është shdërruar në garë të vërtet politike.  Ai i cili pretendon për të marrë resor ministëror, në radhë të parë duhet të luftoj që në njësinë e vet zgjedhore të fitoj mandatin e deputetit dhe njëkohesisht partia e tij të fitoj shumicen e mandateve në Dhomën e Komunave. Qëllimi për një parti që dëshiron të qeverisë, nuk është të arrijë numrin më të madh të votave, por të dalë në krye të sa më shumë zonave që të jetë e mundur, në më shumë se gjysmen e tyre për të siguruar shumicën absolute.[15]  Objektivi i tyre është që të fitojnë numrin sa më të madh të deputetëvë në dhomen e komunave për të pasur mundësin e zgjedhjes së qeverisë, e cila realizohet nga dy partitë më të mëdha rivale: Partia Laburiste dhe Partia Konservatore.                             Votimi mazhoritar mbipërfaqëson partitë kryesore dhe nënpërfaqëson në mënyrë të konsiderueshme partitë e treta apo të katërta të cilat mbledhin vota, por shumë rrallë arrijnë të kryesojnë në një zonë.[16]  Funksionimi i këtij sistemi siguron demokracinë mazhoritare, që mazhoranca parlamentare të sigurohet edhe në rastet kur partia fituese nuk arrinë shumicën e më tepër se 50 % të votave.[17]  Aplikimi i Sistemit zgjedhor I Pari i Listes Merr Postin në Britani ka ndërtuar një skenë politike bipartiake dhe konkuruese të vlerave universale, ku partitë kryesore politike pas zgjedhjeve janë bartëse të vetme të pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv duke bartur njëkohesisht edhe përgjegjesinë për ushtimin e këtyre pushteteve. Si rezultat i përcaktimeve ligjore ky sistem i jep mundësinë kryesisht një partie për të fituar pushtetin duke marrë të gjitha përgjegjësitë për ushtrimin e saj.                                                                                             Qytetaret në Britani kanë adresë të saktë për t’i drejtuar kërkesat e tyre, sepse shumica parlamentare dhe qeveria i takojnë të të njejtit subjekt politik, mirëpo po ashtu partia opozitare luan një rol konstruktiv në Dhomën e Komunave në debate parlamentare në dhënien e ideve dhe mendimeve, duke paraqitur alternativat e tyre. Krahas krijimit të mazhorancës stabile parlamentare, e cila krijon stabilitet në qeverisje, demokracia mazhoritare në Britani krijon opozitë të fortë dhe homogjene.[18] Për shkak të rolit të vecant që ka lozur në konsolidimin e demokracisë përfaqësuese, ky sistem zgjedhor gjendet në shumë shtete që historikisht u influencuan nga Britania,[19] edhe pse disa prej tyre dallojnë dukshëm në pikpamje shoqërore, politike, ekonomike, kulturore dhe në pikëpamje të diversiteteve etnike. Për dallim nga zhvillimi stabil dhe në kontuinitet i demokracisë përfaqësuese dhe sistemit zgjedhor në Britani, Franca më dekada të tëra ka perjetuar ndryshime të thella politike si dhe ndryshime të sistemeve zgjedhore që nga paslufta e dytë botërore. Organi më i lartë përfaqësues në Francë përbëhet prej dy dhomave: Asambleja Kombëtare dhe Senati. Asambleja Kombëtare si dhomë e ulët, zgjidhet nga një sistem me një anëtar për cdo rreth, me votë mazhoritare me sistem dy raundësh. Edhe pse i mungon forca bashkuese e sistemit mazhoritar anglo-amerikan, sistemi francez, me dy fletë votimi, duket se nuk është i prirë të qojë aq shumë në një coptim të sistemit partiak sa format e ndryshme të sistemit të përfaqësimit proporcional,[20] megjithëse numri i partive politike është zvogluar nga periudha kur është aplikuar sistemi proporcional i zgjedhjeve në vitin 1986.                                     Mbetja në skenen politike të një numri relativisht të madh të partive politike erdhi si rezultat i sanksionimit se, cdo kandidat që në raundin e parë të zgjedhjeve fiton së paku 12. 5% të votave në njësin e tij zgjedhore, do vazhdojë garën në raundin e dytë. Në sistemin francez të ballotazhit, suksesi i partive politike varet nga aftesia për të arritur koalicione zgjedhore me parti të tjera mes raundit të parë dhe të dytë.[21] Kushdo që fiton numrin më të madh të votave në raundin e dytë shpallet i zgjedhur, pavarësisht se a ka marrë shumicën absolute të votave apo jo.                                                  Ndryshe nga sistemi direkt mazhoritar i eliminimit ky sistem nuk është krejtësisht mazhoritar, meqë mund të ketë deri në pesë a gjashtë kandidatë që bëjnë garë në raundin e dytë të votimit.[22] Për dallim nga sistemet e pastërta mazhoritare në Britani, SHBA, Kanada etj. ku sistemi elektoral vështirëson që të dalin në skenen politike më shumë se dy parti politike, në Francë sistemi elektoral ndihmon më shumë që të krijohet një spektër më i gjërë i partive politike që qojnë kah grupimet politike apo koalicionet politike në mes dy raundeve të votimit. Meqenëse sistemi zgjedhor për zgjedhjen e Dhomës Kombëtare është tip mazhoritar i modifikuar, zgjedhja e Presidentit të Republikës bëhet sipas sistemit të pastërt mazhoritar. Presidenti i Republikës zgjedhet me mandat pesë vjecarë, me votim të përgjithshëm dhe të drejtpërdrejt. Ai zgjedhet me shumicën absolute të votave të shprehura. Në qoftë se një shumicë nuk arrihet në votimin e parë, bëhet një votim i ri në të dielen e dytë pasardhëse.[23] Kur zgjedhet një president i ri, cilido coftë ai, cilido kryeministër i paraqet presidentit dorëheqjen e qeverisë, dhe formohet një qeveri e re.[24] Uniteti në mes tyre rivendoset në favor të presidentit, për arsye të thjeshtë, pasi ai gëzon të drejtën e shpërndarjes së mazhorancës parlamentare. Ai mund ta prish menjëherë mazhorancën e vjetër dhe t’i kërkojë popullit një mazhorancë të re  parlamentare pas zgjedhjeve presidenciale.[25]  Regjimi këtu është asimetrik, sepse presidenti e gëzon të drejtën të shpërndaj parlamentin, ndërsa parlamenti nuk e ka të drejtën ta shkarkoj presidentin. Përmes kësaj forme të ekuilibrimit të pushteteve në favor të presidentit, në Francë demokracia parlamentare është mjaftë stabile.                                                          Derisa Britania aplikon sistem parlamentar të qeverisjes në formë të Monarkisë parlamentare, Franca aplikon sistem të kombinuar të qeverisjes më elemente të fuqishme të sistemit presidencial. Gjermania e pas luftës së dytë botërore aplikon sistemin parlamentar të qeverisjes, me kompetenca të limituara të presidentit, me pushtet mjaftë të fuqishëm të Bundeskancelarit (Kryeministrit) dhe me sistem zgjedhor proporcional. Ndryshe nga shtetet e sipërpërmendura, Gjermania dhe populli i saj pas luftës së dytë botërore, kanë kaluar nëpër periudha të rënda të zhvillimeve shoqërore.  Regjimi parlamentar gjerman evidentohet sot si një nga regjimet më shembullore dhe më të suksesshme në kuptimin e ndarjes dhe ballancimit mjaftë të mirë të pushteteve që kërkohet të realizohet në një shtet demokratik.[26]                           Modeli gjerman i kushtetutës dhe ndarja e pushteteve që realizohet në regjimin parlamentar gjerman, janë huazuar në masë të konsiderueshme nga shumica e kushtetutave të reja të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore të miratuara pas vitit 1990.[27]  Ashtu si në shumë shtete federale edhe Gjermania ka një parlament dy dhomësh:  Dhomën e lartë (Bundesrat) dhe Dhomën e ulët (Bundestagun). Pas përdorimit të sistemit dy raundësh në kohën e Perandorisë Gjermane si dhe të sistemit të pastërt proporcional në Republikën e Vajmarit, me 1949 u vendos një sistem i ri elektoral i përkohshëm por i cili ka mbetur në fuqi deri më sot.  Sistemi elektoral gjerman klasifikohet sistem proporcional- proporcionaliteti mikst. Bundestagu ka 665 vende duke mos numëruar vendet shtesë. Secili votues ka nga dy vota. Vota e parë është votë personale që i jepet një kandidati të vecantë në njëren nga 328 zonat zgjedhore njëkandidatëshe.Vota e dytë është votë partiake e cila i jepet një liste partiake në shkallë federale.[28] Numri i vendeve që ka fituar një parti drejtpërdrejt në zonat zgjedhore njëkandidatëshe të një shteti të vecantë federal, zbritet nga numri total i vendeve të caktuara për listen partiake. Vendet e mbetura u jepen listave të mbyllura partiake. Nëse një parti fiton përmes direktmandateve në një shtet të vecantë federal më shumë vende se sa që i cakton asaj partie nga votat e dyta, atëherë vendet e tepërta i mban ajo parti.[29]  Në këto raste numri i përgjithshëm i mandateve të deputetëve në Bundestag rritet vetëm për atë legjislaturë. Ky sistem zgjedhor dhe kjo formë e votimit ka bërë që për gjashtë dekada të tëra, në Gjermani të ketë më shumë se dy parti politike në Bundestag dhe qeveritë gjithnjë të jenë të koalicionit. Italia e cila ka kaluar përafersisht nëpër periudha të njejta të historisë sikurse Gjermania, pas luftës së dytë botërore ka ndërtuar sistem parlamentar të qeverisjes, me sistem të ekuilibrimit të pushteteve; vecanërisht në mes pushtetit legjislativ në njërën anë dhe shefit të shtetit dhe qeverisë si organ i pushtetit ekzekutiv në anën tjetër.                                   Sipas nenit 48 të kushtetutës Italiane  zgjedhës janë: ”të gjithë shtetasit, burra e gra që kanë mbushur moshën madhore; vota është vetjake dhe e barabartë, e lirë dhe e fshehtë; ushtrimi i saj është detyrë qytetare.” Sipas saj ”të gjithë shtetasit kanë të drejtë të organizohen lirishtë në parti për të kontribuar me metoda demokratike në përcaktimin e politikës kombëtare.”[30] Sipas ekspertëve të sistemeve zgjedhore, sistemi elektoral që është aplikuar në Itali pas vitit 1946 e deri në vitin 1993, ishte njëri prej sistemeve më të pastërta proporcionale. Votimi për Dhomën e Deputetëve bëhej në bazë të listës partiake. Votuesit duhet të votonin për partinë. Sistemi ishte më i modifikuar për zgjedhjen e Senatit, sepse secila parti përfaqësohej vetëm me nga një kandidat për cdo zonë zgjedhore.[31] Në bazë të këtij sistemi elektoral partitë politike mbi bazën e numrit të votave të fituara në shkallë kombëtare merrnin numrin e caktuar të deputetëve në Dhomën e Deputetëve.  Mjaftonte që një parti në shkallë kombëtare të fitojë bie fjala,  2 % të votave, pastaj të fitoj mandate deputetësh, për tu përfaqësuar në Dhomën e Deputetëve. Sistemi elektoral, gati e pamundësonte që një parti politike e vetme të fitonte shumicën e mandateve në Dhomën e Deputetëve për të formuar qeverinë mbi baza njëpartiake.                                                                       Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve krijonin mundësinë që të formoheshin qeveri të koalicionit të gjërë, nga parti të ndryshme politike me orientime të ndryshme politike dhe programore. Sistemi elektoral kishte sjellë fragmentarizimin e madh parlamentar e sidomos kishte krijuar pengesa të mëdha në funksionimin e qeverive të qendrueshme. Deri në vitin 1990 ishin ndërruar mbi 50 qeveri, [32] për këtë arsye në fillim të viteve të nëntëdhjeta u rriten kërkesat që të ndryshohet sistemi zgjedhor në dobi të krijimit të sistemi politik dy partiak.  Në vitin 1993 u ndryshua sistemi elektoral ndërsa në vitin 1994 u miratuan ligjet zgjedhore të cilat përmbanin dispozita kompromisi ndërmjet sistemit mazhoritar britanik dhe sistemit proporcional.  Sipas këtyre ligjeve, 75 % e senatorëve zgjedhën sipas sistemit të shumicës së thjeshtë mazhoritare, I Pari Listës Merr Postin dhe 25 % sipas Sistemit Proporcional;  po ashtu 75 %  në Dhomën e Deputetëve zgjedhen sipas sistemit I Pari Listës Merrr Postin dhe 25 % zgjedhen sipas sistemit të përfaqësimit proporcional.  Sidoqoftë sistemi i ri elektoral ndikoi shumë në grupimin e partive politike në  ” blloqe të vecanta”,[33] e cila mundësoi që  partitë politike të pozicionohen në njëren nga dy blloqet politike.

Përfundim

Sistemet zgjedhore në shtetet me demokraci të konsoliduar nuk kanë qenë faktori kryesor për konsolidimin e demokracisë përfaqësuese, por ato kanë luajtur njërin prej roleve kyqe për përzgjedhjen e modelit më të mirë, për zgjedhjen e organeve përfaqësuese si element bazë për fuqizimin e demokracisë parlamentare. Secili prej shteteve të sipërpërmendura ka hulumtuar për të aplikuar sistemin elektoral që i është përshtatur për konsolidimin e demokracisë përfaqësuese. Derisa Britania e Madhe për një kohë të gjatë ka aplikuar sistemin mazhoritar I Pari i Listës Merr Postin, Franca është luhatur në mes sistemit mazhoritar dhe sistemit proporcional sepse edhe skena politike në këtë vend ishte më fluide në kuptimin e alternimit të pushtetit nga një fuqi politike në tjetrën. jermania përmes sistemit elektoral Proporcionaliteti Mikst ka ndihmuar në konsolidimin e demokracisë përfaqësuese duke përzgjedhur legjislatura stabile që nga paslufta e dytë botërore. Sitemi zgjedhor proporcional i aplikuar në Itali me një prag shumë të ulët zgjedhor ka bërë që në parlament të fitojnë mandate deputetësh një spektër i gjerë i partive politike, duke krijuar pastaj mundësinë e krizave parlamentare dhe qevirtare të cilat janë shkaktuar ng apërfundimi i Luftës së Dytë Botërore e deri në ndryshimin e sistemit zgjedhor në vitin 1993.  Sistemi zgjedhor nuk është faktori kryesor për konsolidimin e demokracisë përfaqësuese por është ndër faktorët kryesor për konsolidimin e saj. Kjo është vërtetuar praktikisht gjatë dekadave të kaluar në shtetet e sipërpërmendura.

Literatura:

  1. Laërence C. Mayer; Politikat Krahasuese, kombet dhe teoritë mbi një botë që ndryshon, Tiranë 2003
  2. [1] Vladimir Goati, Političke Partije i Izbori u Demokratskom Poretku, izdavač Centar za slobodne izbore i demokratiju – CeSID,  Beograd 2001
  3. Latifi, Veton; Politikologjia – Shkup : Instituti për Demokraci dhe zhvillim; 2008
  4. Deklarata universale e te Drejtave te Njeriut 1948
  5. Manual i International, IDEA për hartimin e sistemeve elektorale, Intrenational IDEA, Information Division, Stromsberg, 5 – 103, 34, Stockholm, Sweden
  6. Filo, Llambro; Sistemet politike bashkëkohore, Tiranë 2008
  7. Saliu, Kurtesh; E  Drejta Kushtetuese, Libri I, Prishtinë, 1998
  8. Laërence C. Mayer, John H. Burnett, Susane Ogden, John P. Tuman; Politikat krahasuese; Tirane 2003
  9. Gjorgjeviq; Jovan, E Drejta Kushtetuese; NGBG “ Rilindja” Prishtine 1971
  10. Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të KB numër 46/137 (17 dhjetor 1991) dhe 47/130 (18 dhjetor 1992)
  11. Guy S. Goodëin – Gill; Zgjedhjet e Drejta Dhe të Lira; E Drejta Ndërkombëtare dhe Praktika Unioni Ndër parlamentar, Gjenevë 1994
  12. Perspektiva e Kornizës Nacionale për Implementimin e Zgjedhjeve Shikuar nga Standardet Ndërkombëtare Qendra për Hulumtim dhe Krijim te Politikave Shkup, 2008
  13. Kushtetuta e Francës
  14. Kushtetuta e Gjermanisë
  15. Kushtetuta e Italisë

 

[2][2] http://en.ëikipedia.org/ëiki/Psephology

[3] Laërence C. Mayer; Politikat Krahasuese, kombet dhe teoritë mbi një botë që ndryshon, Tiranë 2003, faqe 58

[4] Vladimir Goati, Političke Partije i Izbori u Demokratskom Poretku,  izdavač Centar za slobodne izbore i demokratiju – CeSID,  Beograd 2001, str. 56

[5] Latifi, Veton; Politikologjia – Shkup : Instituti për Demokraci dhe zhvillim; 2008, faqe 224

[6] Deklarata universale e te Drejtave te Njeriut 1948

[7] Manual i International, IDEA për hartimin e sistemeve elektorale, Intrenational

   IDEA, Information Division, Stromsberg, 5 – 103, 34, Stockholm, Sëeden, faqe 6

[8] Filo, Llambro; Sistemet politike bashkëkohore, Tiranë 2008, faqe 130

[9] Po aty, faqe 17

[10] Saliu,  Kurtesh; E  Drejta Kushtetuese, Libri I, Prishtinë, 1998, faqe 159

[11] Laërence C. Mayer, John H. Burnett, Susane Ogden, John P. Tuman; Politikat krahasuese; Tirane 2003,  faqe 314

[12] Laërence C. Mayer; Politikat krahasuese; vep. e cit.,  faqe 32

[13] Robert A Dahl; Poliarkia-pjesmarrja dhe opozita faqe 1

[14] Laërence C. Mayer; Politikat krahasuese; vep. e cit.,  faqe 32

[15] Oliver Duhamel; E drejta kushtetuese-demokracitë; faqe 112

[16] Oliver Duhamel; vep. e cit., ,  faqe 112

[17] Bajrami, Arsim; vep. e cit., , faqe 228

[18] Po aty

[19] Manual i International IDEA, vep. e cit., , faqe 27

[20] Laërence C. Mayer; Politikat krahasuese; vep. e cit.,  faqe 166

[21] Po aty, faqe 168

[22] Manual i International IDEA, vep. e cit., , faqe 43

[23] Kushtetuta e Francës, neni 7, paragrafi 1

[24] Oliver Duhamel; vep. e cit., , faqe 180

[25] Po aty, faqe 181

[26] Zaganjori, Xhezair; vep. e cit., , faqe 110

[27] Po aty, faqe 111

[28] Manuali international IDEA vep. e cit., , faqe 76

[29] Po aty,

[30] Kushtetuta e Italisë, neni 49, paragrafi 1

[31] Teki Ali Kurti; Mbi strukturën kushtetuese dhe veprimtaritë institucionale të Republikës së Italisë

      dhe të Republikës së Shqipërisë; Tiranë, 2003; faqe 22

[32] Po aty, faqe 24

[33] Po aty, faqe 26