Gjendja shëndetësore e popullatës së një vendi përveq që ndikohet nga struktura e popullsisë ajo ndikohet edhe nga gjendja socio ekonomike dhe nga shërbimet shëndetësore që ofrohen në vendin ku jetojnë ata.

Në nivel shtetëror Ministria e Shëndetësisë është institucioni që duhet të rregulloj funksionalizimin e shërbimeve shëndetësore për ruajtje dhe përmirsimin e gjendjes shëndetsore të popullatës.

Për të arritur një shërbim sa më të drejt dhe efikas është e nevojshme që të bëhen planifikime strategjike në kohë të caktuar. Çdo shtet në planin e vet srategjik të menagjimit dhe përmirësimit të kushteve të jetesës për qytetarët e vet bënë plane strategjike të cilat angazhohet të i implementoj.

Në këtë shkrim kemi për qëllim të i analizojmë planet strategjike të sektorit të shëndetësisë të Kosovës, Shqipërisë dhe Turqisë në krahasim me programin strategjik Shëndeti 2020 (Health 2020) të Bashkimit Evropian dukë i nxjerë në pah të përbashkëtat dhe të veqantat si indikatorë të shëndetësisë në këto vende. Gjatë kësaj analize do të bazohemi në dokumentet e fundit strategjike të publikuara nga vendet në fjalë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) Zyra Regjionale per Evropë në shtator 2013 miratoi dokumentin strategjik Health 2020[1] (Shëndeti 2020) i cili u adaptua nga 53 shtete anëtare të kësaj zyre. Përmes këtij dokumenti strategjik OBSH zyra për Evropë synon përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies, reduktimin e pabarazive në shëndet dhe formimin e një sistemi shëndetësor me në qendër njeriun. Në bazë të këtij dokumenti vendet evropiane janë pajtuar dhe obligohen të i ngrisin kapacitetet e mobilizimit në shëndetësi duke i arritur objektivat specifike të parapara në këtë dokument.

Përderisa në shekullin e kaluar fokus të veqantë në shëndetësi i kushtohej luftës me sëmundjet ngjitëse në shekullin e ri vend të veqantë ka zënë lufta me sëmndjet kronike dhe parandalimi i vdekjeve premature.

Struktura e popullësisë është ndër faktorët kyq të organizimit të shërbimeve shëndetësore që ofrohen në një vend. Sa më e madhe të jetë përqindja e grupmoshës mbi 65 vjet në strukturën e popullsisë aq më e madhe është edhe ngarkesa dhe incidenca e sëmundjeve kronike në atë vend. Siq edhe mund të shifet nga piramida e popullësisë në figuren e mëposhtëme struktura e popullësisë së botës e paraqitur në piramidë ka treguar ndryshim signifikant në drejtim të rritjes së përqindjes së personave mbi 65 vjet dhe zvogëlimit të përqindjes së grupmoshave nën 10 vjet. Çka na jep të kuptojmë që popullësia në botë po shkon drejt mplakjes dhe bashkë me të edhe incidenca e problematikave shëndetësore po ri formatohet në drejtim të sëmundjeve kronike.

Figura 1. Piramida e popullsisë[2]

bt1

Në vitin 2013 në BE numri I mjekëve për 100 000 banorë tregon një ndryshueshmëri nga 614 mjek në Greqi deri në 221 në Poloni[3]. Ky numër në Turqi është 169[4], në Kosovë[5] 155 kurse në Shqipëri[6] 120 mjek. Ky numër i vogel i mjekëve për 100 000 banorë na jep të kuptojmë që për të arritur shifrat e BE dhe për të siguruar një shërbim më kualitativ në strategjinë sektoriale shëndetësore edhe një kohë duhet të jetë me prioritet pregaditja e resurseve humane siq janë mjekët. Përderisa në strategjinë sektoriale të Turqisë4 numri i mjekëve për 100000 banorë si indikatorë pranifikohet të rritet në 237 në vitin 2023, në strategjinë sektoriale të Kosovës dhe Shqipërsirë nuk mund të gjejmë një planifikim të tillë. Për mendimin tonë në mos egzistimin e një indikatori të tillë përveq gjendjes socio ekonomike, niveli i lartë i papunësisë edhe mungesa e një sistemi të mirëfillt të informimit shëndetësor ka rol kyq.

Në stratëgjinë Shëndeti 20201 fusha e reduktimit të mortalitetit prematur në Evropë deri në vitin 2020 si objektiva ka: reduktimin vjetor prej 1.5% të vdekjeve premature nga sëmundjet kardiovaskulare, kanceri, diabeti dhe sëmundjet kronike respiratore; Arritja, ruajtja e eliminimit dhe parandalimi i rubellës kongjenitale; dhe Zvogëlimi i vdekjeve nga shkaktarë të jashtëm.

E lidhur me këtë fushë në strategjinë sektoriale shëndetësore të Kosovës5 në kuadër të objektivës: Promovimi i mënyrave të shëndetshme të jetesës në pikën 1.4 synohet të arrihet si rezultat Standardet e Planit global për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve jo ngjitëse 2013 – 2020 të përmbushura5. Ndërsa nuk ipen detaje për mënyrën e arritjes së këtyre standardeve.

Në strategjinë sektoriale të Shqipërisë6 nën prioritetin strategjik nr 1 janë objektivat: Fuqizimi i programeve parandaluese dhe promovuese të shëndetit publik (depistimi, shendeti ne shkolle, imunizimi); dhe Zvogëlimi i sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë së parandalueshme me anë të veprimeve të përcaktuara. Që në një formë lidhen me këtë fushë të Shëndeti 2020 por nuk sinkronizohen në indikatorë konkret.

Ndërsa në strategjinë sektoriale të Turqisë4 mund të vërrehen objektivat: përmirësimi I shprehive të ushqyeshmërisë së shëndetëshme, rritja e nivelit të aktivitetit fizik dhe zvogëlimi I obezitetit; Vazhdimi I luftës kundër duhanit dhe zvogëlimi I përdorimit të narkotikëve; Lufta me sëmundjet ngjitëse dhe përcjellja e tyre; Zvogëlimi I incidencës së sëmundjeve jo ngjitëse dhe faktorëve të rezikut; dhe Marrja nën kontroll e komplikimeve të sëmundjeve kronike dhe zvogëlimi I tyre. Zvogëlimi I prevalencës së: Diabetit nga 11% në 8%; Sëmundjet Obstruktive të Mushkërive nga 5% në 3%; dhe Hipertensionit nga 24% në 18% deri në vitin 2023[7] janë ndër indikatorët konkret të matjes së objektivave në këtë fushë.

Siq edhe mund të shifet që në këtë drejtim për të qenë në hap më Shëndeti 20201 Kosova përveq pritjes së një rezultati të arritjes së standardeve ka nevoj për objektiva më detaje strategjike në implementim. Ndosha në këtë drejtim mungesa e të dhënave të besueshme për sëmundjet jo ngjitëse, funksionalizimi i sistemit të informimit shëndetësor dhe struktura e popullësisë relativisht e re ka ndikuar që kjo fushë mos të elaborohet më në detaje specifike në strategjinë sektoriale në Kosovë.

Fusha e dytë në kuadër të Shëndeti 20201, zgjatja e jetëgjatësisë në Evropë ka si objektivë vazhdimin e zgjatjes së jetëgjatësisë dhe zvogëlimin e diferencave në jetgjatësinë e pritur në Evropë.

Pritshmëria e jetëgjatësisë për vitin 2011 në Kosovë, është 75.4 vjet për meshkuj dhe 80.5 vjet për femra[8], në Shqipëri (2009) kjo është 79.8 për femrat dhe 75.4 për meshkujt[9], ndërsa në Turqi pritshmëria mesatare e jetëgjatësisë është 75 vjet4. Ndërsa për BE kjo ndryshon nga 69.1 vjet në Latvi deri në 80.9 vjet në Qipro[10].

Në strategjinë shëndetësore të Shqipërisë6 prioriteti strategjik Nr 1: investimi në shëndetin e njerëzve me anë të qasjes së drejtimit të jetës; është specifik që mund të përfshihet në këtë fushë. Por në strategji mungojnë indikatorët konkret që mund të vlerësohej programi strategjik.

Në strategjinë sektoriale të Kosovës5 kjo fushë është përfshirë në kuadër të objektivës strategjike  ruajtja dhe përparimi i shëndetit, dhe objektivës specifike: ngritja e përgjegjësisë individuale dhe institucionale për shëndetin.

Në strategjinë sektoriale  të Turqisë4 në kuadër të kësaj fushe mund të konsiderohen objektivat si: përmirësimi i shprehive të ushqyeshmërisë së shëndetëshme, rritja e nivelit të aktivitetit fizik dhe zvogëlimi i obezitetit; lufta me sëmundjet ngjitëse dhe përcjellja e tyre; dhe marrja nën kontroll e komplikimeve të sëmundjeve kronike dhe zvogëlimi i tyre. Ndërsa si indikatorë specifik mund të shifet rritja e jetëgjatësisë së pritur në lindje nga 75 vjet sa ishte më 2009 në 85 vjet në vitin 2023.

Për mungesën e indikatorëve konkret në këtë fushë në strategjinë sektoriale të Kosovës dhe Shqipërisë ndoshta mund të fajësohet mungesa e të dhënave të besueshme të sistemit të informimit shëndetësor për shëndetin e popullatës dhe pamjaftueshmëria e hulumtimeve shkencore në këtë drejtim.

Fusha tjetër në Shëndeti 20201 është edhe reduktimi i pabarazive të shëndetit në Evropë (Përcaktorët social), që ka për objektivë: reduktimin e diferencave në statusin shëndetësorë të ndikuara nga përcaktorët social.

Në Kosovë5 strategjia sektoriale përmes objektivës specifike, sigurimi i qasjes së barabartë në shërbime shëndetësore, parasheh rezultatet si: shërbimet e kujdesit themelor shëndetësor ofrohen për gjithë popullatën; shërbimet shëndetësore të qasshme dhe të barabarta për të gjitha kategoritë, me theks të veçantë në grupet vulnerabile; infrastruktura fizike e institucioneve e kompletuar sipas nevojave të përcaktuara për qasje të barabartë; burimet njerëzore profesionale të shpërndara bazuar në nevoja për të siguruar qasje të barabartë në shërbime shëndetësore; pajisjet mjekësore të siguruara dhe funksionale për përmbushjen e nevojave për qasje të barabartë në shërbime; ka integruar objektivat specifike që kanë përkatësi të kësaj fushe të Shëndeti 20201 por përsëri indikatorët specific dhe parashikimi i tyre mungojnë.

Në Shqipëri6 strategjia sektoriale përmes prioritetit strategjik, ofrimi i mbulimit shëndetësor univerzal për të gjithë, objektiva: ofrimi i drejtësisë dhe disponueshmërisë së shërbimit shëndetësor profesional, i cili përmbush nevojat e populates; bënë ndërlidhjen dhe integrimin e strategjisë më këtë fushë të Shëndeti 20201.

Në strategjinë sektoriale të Turqisë4 objektivat: marrja e masave adekuate duke e vënë shëndetin në mes të të gjitha politikave shëndetësore; sigurimi i integrimit të shërbimeve dhe vazhdimi i përmirësimit të tyre përmes fuqizimit të rolit të kujdesit primar; përmirësimi i serurseve teknologjike, kualitetit dhe shpërndarjes së shërbimeve; sigurimi më i lehtë i qasjes në shërbime shëndetësore i atyre që kanë nëvoja të veqanta, psiqike, sociale apo edhe ekonomike; sigurimi I shpërndarjes së drejtë të shërbimeve shëndetësore dhe ruajtja e individëve nga risqet fiannaciare; janë në lidhje me këtë fushë të strategjisë së Shëndeti 20201. Zvogëlimi i hargjimeve nga xhepi nga 12% që është evidentuar në vitin 2011 në 9% në vitin 2023 mund të konsiderohet si indikator specifik i zvogëlimit të diferencave sociale në qasjen në shërbimet shëndetësore.

Siq edhe mund të shifet që edhe strategjia sektoriale e shëndetësisë në Kosovë5, Shqipëri6 e Turqi4 janë në hap me strategjinë evropiane Shëndeti 20201 me disa ndryshime. Mund të jenë indikatorët konkret të matjes së suksesit të strategjisë që i bëjnë të ndryshme qasjet e vendeve të ndryshme në këtë drejtim por shpresëdhënëse është që shifet një gjuhë e përbashët e qasjes ndaj sfidave shëndetësore të kohës.

E fundit që do analizojmë në këtë hulumtim është fusha e mbulueshmërisë univerzale dhe të drejtës për shëndet në kuadër të Shëndeti 20201 që ka për objektivë: arritjen e mbulueshmërisë univerzale deri në vitin 2020. Në BE përqindja e shpenzimeve nga xhepi në shërbimet shëndetësore në vitin 2012 ka arritur shifren mesatare prej 16.34%[11]. Kjo tregon për një nevoj të zhvillimit të mbulueshmërisë univerzale dhe zvogëlimin e harxhimeve nga xhepi.

Në këtë drejtim strategjia sektoriale Shqiptare6 parasheh nën prioritetin strategjik nr 2: ofrimin e mbulimit shëndetësor univerzal për të gjithë, objektivat : ofrimi i mbrojtjes financiare për të gjithë qytetarët; ofrimi i drejtësisë dhe disponueshmërisë së shërbimit shëndetësor profesional, i cili përmbush nevojat e popullates; fuqizimi i rolit të skuadrave të kujdesit shëndetësor parësor si portier të sistemit; dhe rritja e cilësisë, sigurisë dhe përballueshmërisë së mjeteve farmaceutike dhe mjeksore në përputhje me standardet europiane. Si indikator në këtë drejtim mund të përmendet parashikimi I reduktimit të pagesave nga xhepi për shërbimet shëndetësore nga 45% sa është tani, në 40% në vitin 2020 dhe 30% në vitin 2025.

Kosova në strategjinë sektoriale nën objektivën strategjike II: qasja univerzale në shërbime shëndetësore parasheh objektivën strategjike nr 2, sigurimin e qasjes së barabartë në shërbime shëndetësore duke synuar rezultatet: shërbimet e kujdesit themelor shëndetësor ofrohen për gjithë popullatën; shërbimet shëndetësore të qasshme dhe të barabarta për të gjitha kategoritë, me theks të veçantë në grupet vulnerabile.

Ndërsa mungea e sigurimeve shëndetësore në vend ka bërë që në këtë strategji të mos ekzistojnë indikatorët konkret rreth mbulueshmërisë univerzale.

Në Turqi kjo fushë është integruar në kuadër të strategjisë sektoriale4 përmes objektivave: sigurimi më i lehtë i qasjes në shërbime shëndetësore i atyre që kanë nëvoja të veqanta, psiqike, sociale apo edhe ekonomike; dhe sigurimin e shpërndarjes së drejtë të shërbimeve shëndetësore dhe ruajtja e individëve nga risqet finanaciare. Si indikator në këtë drejtim është edhe reduktimi i pagesave nga xhepi për shërbimet shëndetësore nga 12% që është evidentuar në vitin 2011, në 9% deri në vitin 2023.

Srategjitë sektoriale janë një mundësi evidente për përmirësimin e performacës së sistemit shëndetësor. Identifikimi i problemeve që ballafaqohet sistemi shëndetësor mundëson që të bëhet një planifikim më i mirë strategjik në strategjinë sektoriale dhe eliminimin e dobësive në sistem. Prezenca e indikatorëve konkret në kuadër të strategjisë sektoriale mundëson që evaluimi i procesit të bëhet edhe përmes analizës kuantitative dhe jo vetëm me analizë kualitative.

[1] http://www.euro.who.int/__data/assets/pdf_file/0011/199532/Health2020-Long.pdf?ua=1

[2] http://populationpyramid.net

[3] http://ec.europa.eu/eurostat/statistics-explained/index.php/Healthcare_personnel_statistics_-_physicians

[4] STRATEJİK PLAN 2013 – 2017, T.C. SAĞLIK BAKANLIĞI, ARALIK – 2012

[5] Strategjia Sektoriale E Shëndetësisë 2015 – 2020, Ministria E Shëndetësisë, Prishtinë 2015

[6] STRATEGJIA KOMBËTARE E SHËNDETËSISË SHQIPTARE 2016-2020, 30 Maj 2016

[7] Türkiye Kronik Hastalıklar ve Risk Faktörleri Sıklığı Çalışması

[8] Parashikimi i popullsisë së Kosovës 2011-2061, Agjencia e Statistikave të Kosovës, Dhjetor 2013

[9] Raport performanca 2011, Situata shëndetësore dhe kujdesi shëndetësor, arritjet dhe drejtimet për të ardhmen (2011) Republika e Shqipërisë Ministria e shëndetësisë

[10] http://ec.europa.eu/eurostat/statistics-explained/index.php/Healthy_life_years_statistics

[11] http://www.bmgf.gv.at/cms/home/attachments/3/9/5/CH1161/CMS1182951248070/hope_out-of-pocket-payments_september_2015.pdf