Të bazuar në shkencë, disa shqiptarë pretendojnë se tani njerëzimi e di se ç’kanë nënat në barkun e tyre dhe se kur dhe ku do të bie shi! Gjithmonë sipas tyre, Kur’ani është një libër i cili i ka shërbyer dhe e ka zhvilluar njerëzimin, mirëpo koha  e tij ka perënduar… Meqenëse jam shqiptar si këta, më duhet t’iu përgjigjem këtyre, jo se këta e meritojnë humbjen e kohës sime, por detyrohem t’i përgjigje këtyre hamendësime për hir të opinionit të gjerë të pa informuar edhe pse këto pretendime tanimë në Evropë dhe gjetkë janë të vjetruara.

Përpara se merremi me temën në vijim, u pa e udhës që fillimisht të shkoqisim këtë ajet Kur’anor: “Në të vërtetë, vetëm tek All-llahu qëndron dija se kur do të vijë Ora e Fundit. (Është) Ai (që) e lëshon shiun dhe  (vetëm) Ai e di se çka në mitra, ndërsa askush nuk e di se ç’ka për të korrur nesër, askush nuk e di se në ç’vend ka për të vdekur”. (31/ Lukman, 34)[1]

Shkoqitja sipas tefsirit të Shemsuddin el Kurtubij (1214-1273):[2]

Shkaku i zbritjes së këtij ajeti: Një beduin i quajtur Varith Ibn Amër ibn Harithe e pyeti të Dërguarin e All-llahut s.a.s. gruaja ime është shtatzënë, çfarë do të lindë, dhe vendin tim e ka kapluar thatësira, kur do të bie shi, pastaj unë e di se kur kam lindur, por më trego se kur do të vdes, gjithashtu kuptova se ç’punova sot, pa më trego se çdo të punoj nesër dhe për fund më trego se kur do të vjen Dita e Fundit? …Para se ta citojë ajetin Kur’anor i Dërguari i All-llahut s.a.s. tha: “Për t’u plotësuar vullneti i All-llahut xh.sh. që një njeriu t’i merret shpirti në një vend të caktuar, atij i parashtrohet nevoja të shkojë në atë vend…” (kom imi. hadithi në fjalë sikur na thotë se çdo gjë është paracaktuar).

Ibn el Mesudi thotë: Çdo gjë i është dhënë Pejgamberit të All-llahut s.a.s., përveç pesë gjërave…dhe e cioti këtë ajetë Kur’nor”. Sipas tefsirit Mizan, këtë hadith e gjejmë të cituar edhe nga Ali Ibën Ebi Talib.

Ibn Abas thotë: Këto pesë gjera nuk i di askush përveç All-llahut të Lartëmadhëruar, këto nuk i di asnjë melek më i afërt i Tij, asnjë Lajmëtar ose ndonjë i Dërguar i All-llahut të Lartëmadhëruar. E si mund ta dinë ata që janë në pozita më të ulëta se këta të sipër theksuar. Ai që pretendon se di, ai ka mohuar Kur’anin dhe njihet si i përdalë nga e vërteta.

Një çifut i thotë Ibn Abasit: Nëse dëshiron mund të lajmëroj se ç’para shikon horoskopi për djalin tënd, të tregoj se ai do të vdesë pas dhjetë ditësh, e ti nuk do të vdesësh para se të verbërohesh, e sa për mua nuk do të ndryshohet kjo gjendje derisa të më vjen vdekja. Ibën Abasi e pyeti: Pa më thuaj se kur do të vdesësh ti? Iu përgjigj, nuk e di…”

Ndërsa Tbabatabai (1842-1920) në tefsiri el Mizan, thekson hadithin e sjellë tek Kurtubiu, dhe shton edhe një hadith tjetër të cituar nga Ebi Usame në të cilën i Dërguari All-llahut thotë: “A nuk dëshironi t’ju tregoj se cilat pesë gjëra nuk i di asnjë krijesë. I thashë: gjithsesi? Ai vazhdoi duke thënë:…..”

Shkoqitja sipas Ibën Kethirit (1300-1373):

Askush nuk i di këto gjera, vetëm nëse All-llahu u tregon diçka nga këto, atëherë krijesat mund ta dinë. Kohën se kur do të bëhet Kiameti, nuk e di asnjë pejgamber dhe asnjë melek, “…kohën e Tij nuk  und ta zbulojë kush pos Tij…”, Po ashtu vetëm All-llahu e di kur do të bie shi, por kur urdhëron që të bie shi, melekët që janë përgjegjës për këtë punë e dinë dhe ato krijesa që do All-llahu ta dinë. Askush pos All-llahut nuk e di se çka është duke u krijuar në mitrën e nënës, por kur i urdhëron të bëhet mashkull apo femër, i lumtur apo i pafat, melekët përgjegjës për këtë çështje e dinë, dhe e di kush do All-llahu nga krijesat e Tij. Njeriu nuk e di se çka do të fitojë nesër, në këtë botë dhe në botën tjetër…”[3]

Pas gjithë këtyre citateve që sollëm nga shkoqitësit e Kur’anit, mund të themi se asnjë njeri e as ndonjë qenie tjetër nuk mund të dijë këto pesë gjera përderisa All-llahu xh.sh. nuk dëshiron t’ia tregojë askujt. Mirëpo, sot, kemi njerëz që pretendojnë se dy prej tyre tanimë veç janë zbuluar dhe si shembull sjellin rënien e shiut dhe ç’ka nëna në barkun e saj!?

Kur’ani sipas ithtarëve të Islamit është Libër i Krijuesit të Gjithësisë, ai është libër i cili i shërben njerëzimit dhe gjallesave të tjera të lira që jetojnë në Tokë, sikurse xhinët.[4] Këto dy krijesa sipas Kur’anit kanë lirinë e të shprehurit dhe kanë të drejtën të pohojnë ose mohojnë Krijuesin e tyre. Gjithmonë sipas Islamit, Krijuesi konsiderohet se është qenie absolute, Ai është i Gjithëdijshëm dhe i Plotëfuqishëm. Asnjë krijesë nuk mund të krahasohet e as të ballafaqohet me Të. Ishte vullneti i Tij, pa jemi ne dhe gjithçka në qiej dhe Tokë.

Në kontinentin e Evropës, gjatë shekullit XIX-të në mënyrë të furishme u përhapën ideologji të cilat në emër të hamendësimeve ose në emër të shkencës i dolën përballë Krijuesit të Gjithësisë. Këto hamendësime ose zbulime shkencore gjetën përkrahje të madhe jo vetëm në këtë kontinent, por shtrirja e tyre vazhdoi deri në fund të shekullit XX-të në mbarë rruzullin tokësor. Tani, shekullin që po e jetojmë këto ideologji mu ashtu sikur u përhapën, ashtu kanë filluar të humbin përkrahjen njerëzore. Mirëpo, si duket tek ne shqiptarët këto ideologji duken se janë të reja, përderisa disa “ithtarë të shkencës” po pretendojnë se janë duke drejtuar popullin e tyre në rrugën e “vërtetë”, rrugën e shkencës, rrugë e cila do të zbulojë çdo sajesë ose sekret fetar.

Citati i Kur’anit në el Lukman 34, “Në të vërtetë, vetëm tek All-llahu qëndron dija se kur do të vijë Ora e Fundit. (Është) Ai (që) e lëshon shiun dhe  (vetëm) Ai e di se çka në mitra, ndërsa askush nuk e di se ç’ka për të korrur nesër, askush nuk e di se në ç’vend ka për të vdekur”, për mua dhe për të gjithë ata që e ndiejnë veten se besojnë Krijuesin qëndron ende, dhe do të qëndrojë deri në fund të ekzistimit të këtij universi. Kjo do të thotë se, Ai që krijoi gjithësinë dhe ç’ka në të, e di, dhe ka ditur fare mirë edhe pretendimet e mohuesve të Tij. Ne, nga ky Krijues u informuam se edhe mohuesit janë nën vullnetin e Tij, por shumica e tyre nuk duan të besojnë një gjë të tillë, prandaj edhe pretendojnë se një Krijues i tillë nuk mund të ekzistojë.

Të bazuar në shkencë, disa shqiptarë pretendojnë se tani njerëzimi e di se ç’kanë nënat në barkun e tyre dhe se kur dhe ku do të bie shi! Gjithmonë sipas tyre, Kur’ani është një libër i cili i ka shërbyer dhe e ka zhvilluar njerëzimin, mirëpo koha  e tij ka perënduar… Meqenëse jam shqiptar si këta, më duhet t’iu përgjigjem këtyre, jo se këta e meritojnë humbjen e kohës sime, por detyrohem t’i përgjigje këtyre hamendësime për hir të opinionit të gjerë të pa informuar edhe pse këto pretendime tanimë në Evropë dhe gjetkë janë të vjetruara.

“Shkencëtarët” tanë shqiptarë përrallisin se teknologjia e tanishme e di se në barkun e nënave që në muajt e parë të ngjizjes së fetusit nëse është mashkull ose femër…, ju themi, po sikur të kishte më shumë se dy gjini, sa do të ishte proporcioni i saktësisë së gjetjes së gjinisë. Pastaj, Kurani nuk po thotë se All-llahu e di se cila gjini po zhvillohet në barkun e nënave, por po thotë se e di ç’ka në barkun e tyre gjegjësisht në mitrat e tyre?

Para rreth katërdhjetë vjetësh, një kusheri imi i tregonte gjyshit tim ngjarjen e “hoxhës” i cili paska shërbyer në qytetin e Manastirit në kohën e pushtimit bullgar LDB. Një oficer e paska detyruar “hoxhën”[5] t’i tregojë se çfarë mazi kishte pela në barkun e saj. Ai i tregon se ishte mashkull me ngjyrë të zezë dhe në kokë ka një baloshe të bardhë. Oficeri e kishte vrarë pelën dhe e kishte nxjerrë mazin nga barku. Fjala e “hoxhës” kishte dalë e vërtetë. Pra, njeri i thjeshtë dhe e paska ditur këtë “sekret”.

Vëllezër dhe motra të dashur,

Islami na mëson se njeriu përveç inteligjencës dhe dijes njerëzore që ka, ai mund të pajiset edhe me dituri të veçanta nga All-llahu xh.sh. ose të pajiset me dituri që ndihmohet nga qeniet tjera sikur janë xhinët të cilët na shohin ne, ndërsa ne nuk i shohim. Ato, mund të korrespondojnë me njerëz të cilët kanë marrëveshje të veçanta me ta, sikur në rastin e “hoxhë” së Manastirit, i cili ka mund të kishte  pasur bashkëpunim me xhinët, dhe fare lehtë ka mundur t’ju tregojë një “sekret”. Në fakt ai nuk ka qenë sekret, sepse mundësia e tij ka qenë të shohin, sikurse sot që mund të shihen gjera me anë të aparateve të avancuara përtej mureve, ose në këtë rast në brendësi të trupit të njeriut.

“Shkencëtarët” tanë duke pretenduar se kanë zbuluar një gjë të madhe, po e kuptojnë se nuk dinë as sa një “hoxhë” i thjeshtë sikurse ky i Manatirit. Sërish ju them se All-llahu i Lartëmadhëruar nuk ka thënë se çfarë gjinie ka në barkun e nënave, por ka thënë se ç’ka në barkun e nënave. Pra, ai foshnje që ka dalë nga sperma e mashkullit,[6] dhe është ngjizur në mitrën e femrës është mashkull ose femër, është i gjatë apo i shkurtër është sy kaltër ose sy zi, është i normal apo me të meta. Pastaj nëse duam të radhisim edhe cilësi të tjera, sikur hapësira e tij inteligjente, pastaj ai do të jetë i lumtur ose i pafat… e kështu me radhë, shumë cilësi të tjera të tij. Vallë, ka njeri që mund të na tregojë për këtë sekret të All-llahut…

Pastaj thonë se shkenca sot, e di se ku dhe kur do të bie shi. Pas gjithë kësaj sa shpjeguam, kësaj do t’i përgjigjem më shkurt. Asnjë shkencëtarë nuk mund të thotë se mund ta zbresë shiun atje ku dëshiron njeriu. Për sprovë All-llahu xh.sh. ka lënë disa vende në botë që nuk bie fare shi ose bie shumë rrallë. Në Kajro p.sh. vetëm një herë në vjet bie shi për një javë rresht në muajin janar ose shkurt.[7] Në vende shkretinore nëpër shumë vende të botës nuk bie fare shi.

Sa për njohuri të opinionit të gjerë, disa pasanikë saudianë viteve tetëdhjeta kishin kërkuar nga shkencëtarët amerikanë që të dërgojnë re me shi në tokat e tyre. Saudianët donin të ujisnin tokat e tyre dhe të gjelbëronin ato në shenjë të vërtetimit të thënies së Pejgamberit s.a.s. i cili ka thënë: “Nuk do të ndodhë Dita e Fundit derisa nuk do të gjelbërohen shkretëtirat”.  Shkencëtarët ishin gëzuar pa masë që ishin gjetur mjetet dhe do të sponsorizoheshin nga saudianët për projektin e tyre të madh. Mirëpo, pas shumë përpjekjeve kishin dështuar… Sikurse që e dimë, përbërësit e ujit janë oksigjeni dhe hidrogjeni, por, nuk ka shkencëtarë i cili mund të krijojë ujë nëse bashkon këto elemente…

[1] ASAD, Muhamed, “Mesazhi i Kur’anit”, Lpgos-A, ShKup, 2016.

[2] KURTUBIU, “El Xhamiul ehkam el Kur’an” Mektebetu el Arabij, Kajro, 1967.

[3] KETHIR, Ibn,(Përkth. Bashkim Aliu) ” Tefsiri i Ibn Kethirit”, Fondacioni i Rinisë Islame, Zurih, 2010.

[4] Kohëve të fundit po përfolet për një qenie jo njerëzore të quajtur alienë. Mbase kanë për qëllim xhinët e njohur ndër muslimanë?

[5] Në fakt ai ka qenë shërbyes në xhami por ka qenë edhe magjistar.

[6] Që mund të jetë 1/120 milonta pjesë brenda një 1mm kub të spermës së mashkullit

[7] Mbase nuk është e saktë, mirëpo, është përvoja ime me Kajron.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakSfidat e artit Islam
Artikulli tjetërK O S O V A
Muhamed JUSUFI
Autori është drejtor i Institutit për Hulumtime Strategjike Ballkanike