All-llahu ekber – Allahu është i madh,
Në emër të këtij slogani, dënoj ashpër aktin terrorist që ndodhi sot në Paris

Terroristët mund të janë arabë, turq, shqiptarë etj, mirëpo në asnjë mënyrë ata nuk duhet të akuzohen si muslimanë. Mu ashtu sikur uji që nuk vret, ashtu edhe një mysliman nuk vret. Nëse uji i kontaminuar ose i helmuar është vrasës, atëherë edhe arabi, turku e shqiptari “mysliman” i kontaminuar nga plehrat e shërbimeve të ndryshme sekrete ndërkombëtare mund të vrasin, por në asnjë mënyrë nuk duhet akuzohet Islami, qoftë edhe kur ngrihet zëri “All-llahu ekber”.

Dr. Muhamed JUSUFI
Kjo fjali filloi të dëgjohet që me njeriun e parë. All-llahu ekber është fjala që më së shumti theksohet tek pjesëtarët e besimit paqësor (mysliman). Të porsalindurit në familjet e besimit monoteist këtë fjali e dëgjojnë që në momentin e lindjes së tyre. Gjithashtu këtë slogan myslimani e dëgjon nëpërmes ezanit në mëngjesin e hershëm, dhe me të e mbyll ditën.

All-llahu ekber, është njëra prej fjalive më sublime jo vetëm tek myslimanët, por edhe tek të gjithë besimtarët monoteist që ndodhen në botë. All-llahu ekber,simbolizon dhe krijon imazhin e qenies hyjnore. Teksa njeriu e dëgjon atë, veten e sheh të vogël dhe të përulur. Ai që beson bindshëm këtë fjali në vetvete ndien krenari, fuqi dhe maturi karshi të gjithë besimtarëve dhe jo besimtarëve. Duke u nisur nga këto cilësi, çdo akuzë që i vishet këtij besimtari është i pa bazë.
Dy tri deceniet e fundit, sidomos pas rënies së murit të Berlinit, ish presidenti i Frances, Fransua Miteran, kishte deklaruar se tani armiku ynë është Islami. Fill pas kësaj deklarate, mediet filluan ta sulmojnë Islamin dhe myslimanët vend e pa vend. Islamofobia në botën perëndimore vit e më shumë po rritet, ndërsa brenda shteteve me sfond islam numri i vrasjeve terroriste po pëson rritje gjithashtu. Nuk do të merremi me shkaqet dhe burimet e islamofobisë, por, është evidente se kjo është duke shkaktuar probleme serioze në perëndim, sepse kemi një rritje të shpejtë të ultranacionalizmit dhe radilkalizmit në mbarë Evropën dhe jashtë saj. Deklarata e Miteranit morri mbi 100 mijë jetë civilë në Algjeri gjatë 1992/3, ndërsa demokracia liberale në Evropë vit e më shumë po pëson rënie.

Besimtari nuk vret, as që mendon ndonjëherë në jetën e tij të vrasë një qenie njerëzore (pa marrë parasysh përkatësinë e tij etnike dhe fetare). Mirëpo, rrethanat mund ta bëjnë atë edhe të vrasë, gjithmonë i ndikuar nga arsyeja e fortë dhe duke qenë i ndërgjegjshëm përpara drejtësisë hyjnore. Fjala All-llahu ekber mund të thuhet edhe nga myslimanë edhe nga jo myslimanë, prandaj akuza se këtë e bënë myslimanët është e pa bazë. Kur u sulmua Amerika në Okalahoma city dhe në disa qytete të tjera, mediet ende pa përfunduar hetimet akuzonin myslimanët, mirëpo, kur hetimi mbyllej dhe vërtetohej se terroristët nuk paskan qenë fare myslimanë por të krishterë, mediet, myslimanëve nuk iu kërkuan falje.
Imazhe terrori nga Oklahoma city (prill 1995)
Asnjë pjesëtarë i besimit islam nuk mund ta kryejë një akt terrorist ngjashëm me rastin e revistës “Charlie Hebdo”. Terroristët mund të janë arabë, turq, shqiptarë etj, mirëpo në asnjë mënyrë ata nuk duhet të akuzohen si muslimanë. Mu ashtu sikur uji që nuk vret, ashtu edhe një mysliman nuk vret. Nëse uji i kontaminuar ose i helmuar është vrasës, atëherë edhe arabi, turku e shqiptari “mysliman” i kontaminuar nga plehrat e shërbimeve të ndryshme sekrete ndërkombëtare mund të vrasin, por në asnjë mënyrë nuk duhet akuzohet Islami, qoftë edhe kur ngrihet zëri “All-llahu ekber”.
Muslimani i vërtetë asnjëherë nuk mund të jetë terrorist, atij ia ka ndaluar All-llahu, dhe praktika e Muhammedi s.a.s. All-llahu kërkon drejtësi në vrasje, ndërsa Muhammedi s.a.s. përkundër shumë talljeve që i janë bërë për vite të tëra në Mekkë dhe jashtë saj, ai, asnjëherë nuk i ka këshilluar besimtarët t’i vrasin tallësit ose hipokritët.
Nëse revista Charlie Hebdo dhe shumë të tjera vazhdojnë të tallen, ato asnjëherë nuk do të mund t’i irritojnë myslimanët. Ato le të vazhdojnë me talljet e tyre pa pasur kurrfarë frike nga sulmet terroriste të besimtarëve myslimanë, sepse asnjëherë këta nuk do të jenë cak i tyre. Muslimanëve iu vjen keq, kur dikush tallet me ata që nuk janë për t’u tallur, sepse do të vjen dita, në Ditën e Gjykimit kur besimtarët do të tallen me jobesimtarët. Mirëpo në asnjë mënyrë myslimanët nuk vrasin për shkak të talljes e as për shkak të ndonjë shkrimi tjetër të dhënë nëpër media…

(shkrim i publikuar ne Gazeten “Panorama”)